BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Sport

“Paqe” mes Sitit dhe Arsenalit, kreun e Premier League e rrëmben Liverpuli

“Paqe” mes Sitit dhe Arsenalit, kreun e Premier League e

Kampionati anglez vijon të dhurojë emocione dhe spektakël, shoqëruar dhe me një rivalitet të spikatur për titull, ku tri skuadra po duelojnë në mënyrë të fuqishme për trofeun, pasi janë fare pranë njëra-tjetrës me pikë dhe gara duket se do të mbetet e hapur deri në javën e fundit. Kur mbeten dhe 9 xhiro nga fundi, Liverpuli, Arsenali dhe Mançester Siti janë në kufij shumë të ngushtë dhe gjithçka mund të ndodhë në ditët dhe javët në vijim. Dje me fat ishte Liverpuli, fitorja e të cilit e ndihmoi të ngjitet nga vendi i tretë në të parin, pasi dy rivalët e tjerë barazuan mes tyre në duelin e luajtur në fushën e Mançester Sitit. Kështu, dje pati spektakël pa krisma në “Etihat Stadium”, me Mançester Sitin dhe Arsenalin që nuk shkuan dot përtej barazimit pa gola në krye-ndeshjen e javës së 29 të Premier League angleze. Në të dielën e Pashkës, dy skuadrat u ndanë në paqe, ndonëse për 90 minuta u zhvillua një përballje mjaft e luftuar. Vlen të theksohet se rastet ishin me pikatore për të dy skuadrat, teksa as vendasit dhe as “Topçinjtë” e Mikel Artetës, nuk arritën të mposhtin frikën e humbjes. Këta të fundit i dhanë fund serisë së humbjeve radhazi në “Etihad Stadium”, duke marrë një pikë të rëndësishme dhe njëkohësisht duke mbyllur sezonin me bilanc pozitiv ndaj Mançester Sitit. Ky barazim i shërben më shumë Liverpulit, që tashmë kryeson i vetëm me 67 pikë, i ndjekur nga Arsenali me 65 dhe Mançester Sitit me 64, megjithatë gara është plotësisht e hapur dhe me 9 javë nga fundi, Premier League premton një betejë të jashtëzakonshme për titullin kampion. Ndërkohë, ditën e djeshme Liverpuli siguroi një fitore me shumë vlerë për fatet e renditjes në kampionatin anglez, pasi në kushtet kur dy pretendentët barazuan mes tyre, “të kuqtë” e trajnerit Jurgen klop e fituan duelin e tyre me Brighton dhe tani janë shkëputur me dy pikë më shumë në klasifikim, duke qenë pikërisht ata favoritët për titull. Liverpuli triumfoi me rezultatin 2-1 me përmbysje përballë Brightonit të De Zerbit, duke ia dalë të marrë kryesimin e Premier League me 67 pikë, 2 pikë më shumë se Arsenali i vendit të dytë dhe tre më shumë se Mançester Siti. Një fitore e vuajtur e djemve të trajnerit Klop përballë skuadrës së italianit De Zerbi, i cili është edhe një nga emrat favoritë për të pasuar gjermanin në pankinën e “The Reds” sezonin e ardhshëm. Dani Uelbek u dha avantazhin miqve që në minutën e dytë, megjithatë Luiz Diaz riktheu baraspeshën, që në pjesën e parë, ndërsa pas më shumë se një ore lojë, ishte Mohamed Salah ai që shënoi edhe golin me vlerë tre pikëshe për Liverpulin.