BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Sport

Paqe në Londër mes Çelsit dhe Barçës, Bajerni “shuplakë” Beshiktashit

Paqe në Londër mes Çelsit dhe Barçës, Bajerni

Liga e Kampioneve riktheu emocionet e saj në kuadër të fazës së 1/8 e finales, ku në Londër u përballën dy pretendentë, Çelsi dhe Barcelona, ku edhe pse katalanasit shiheshin favoritë, në fakt rastet me rrezikshmëri më të madhe, të paktën në pjesën e parë i pati Çelsi. Ishte një duel mjaft i bukur, ku diferencën e bënin detajet dhe natyrisht përkushtimi ekstrem i lojtarëve në fushën e lojës. Në fund një barazim që justifikoi lojën e të dyja skuadrave. Barcelona bëri në “Stamford Bridge” të Londrës lojën e saj të zakonshme, me pasime të shumta e të shkurtra, duke tentuar të depërtojë në qendër të zonës dhe për të arritur te goli nëpërmjet skemave të saj taktike me pasime diagonale dhe driblimet e lojtarëve kualitativë. Por loja e Barcelonës, pavarësisht dominimit në mbajtjen e topit që arrinte deri në 70%, me kalimin e minutave humbi rrezikshmërinë dhe në fund nisi të bënte gabime që për pak i kushtuan në fundin e pjesës së parë. Gjatë 45-minutave të para Barcelona pati vetëm një rast të mirë shënimi, ku Mesi në krahun e majtë të sulmit jep një asist në gjysmëlartësi, por goditja e Paulinjos me kokë ishte e gabuar. Në fundin e pjesës së parë, kundërzbritjet e Çelsit u bënë të rrezikshme dhe me goditje nga jashtë zone Uillian goditi dy herë shtyllën, në rastin e parë shtyllën e majtë të portës së Ter Shtegen e në rastin e dytë shtyllën e djathtë. Madje dhe Hazard me dy gjuajtje të shpejta fluturimthi ishte pranë golit, por fati ishte me Barcelonën. Në pjesën e dytë Çelsi pati një ecuri të mirë në fazën sulmuese dhe krijoi raste shënimi dhe ai që goditi dy shtylla në pjesën e parë, Uillian, realizoi me një gjuajtje tepër të saktë tokazi në minutën e 62-të, duke ngritur “temperaturën” në “Stamford Bridge”. Goli solli entuziazëm në radhët e Çelsit, por Barcelona nuk e humbi shpresën dhe në minutën e 75-të, pas një gabimi në rreshtim të mbrojtjes, përfitoi Iniesta, i cili nuhati pozicionin perfekt të Mesit, duke i dhënë asist dhe argjentinasi me një të majtë të frikshme nuk mund të gabonte dhe barazoi shifrat në 1-1. Deri në fund skuadrat nuk guxuan më tej, duke u pajtuar me këtë rezultat, i cili favorizon Barcelonën për duelin e kthimit që luan në “Kamp Nou”. Ndërkohë, ndeshja tjetër e mbrëmjes së sotme ishte ajo midis Beshiktashit dhe Bajernit të Mynihut, luajtur në Bavari. Turqit entuziastë dhe të motivuar në maksimum, kërkonin rezultat pozitiv, por gjermanët me eksperiencë nuk mund të dilnin pa triumf nga fusha e tyre. Fatet e ndeshjes u vendosën nga një episod në minutën e 16-të, ku Domagoj Vida doli me karton të kuq dhe la Beshiktashin me dhjetë vetë. Këtë e shfrytëzoi Bajerni që në minutën e 43-të gjeti golin e epërsisë në minutën e 43-të. Mungesa e një lojtari të penalizon dhe turqit nuk kishin më shanse përballë gjermanëve. Në minutën e 53-të shënoi Koman, ndërsa më pas i erdhi radha Thomas Mullerit në 66’. Dy golat e tjerë për bavarezët i shëno Robert Levandovski në minutën e 79 dhe 88-të, duke kompletuar “shuplakën” që Bajerni i dha Beshiktashit mbrëmjen e djeshme, duke siguruar një rezultat 5-0 që i jep qetësi për duelin e kthimit dhe kalimin në raundin tjetër./Adriatik BALLA