BREAKING NEWS

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD, demokratët rrezikojnë sanksione, Ambasada Amerikane deklaratë “bombë”, të kenë kujdes personat që shoqërohen me Sali Berishën dhe familjen e tij

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD,
x
BREAKING NEWS

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i lartë i SHBA zbarkon në Tiranë më 20 qershor, Joe Biden zgjat “emergjencë kombëtare” për të zhdukur korrupsionin në Shqipëri, zbardhet dokumenti që fundos familjen “Berisha”, sekuestrim pasurie për...

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i
x
BREAKING NEWS

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që do të fundosë Ilir Metën në SPAK, Kreshnik Spahiu zbulon detaje nga përgjimi që nëse merret seriozisht nga autoritetet mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në politikë

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që
x
BREAKING NEWS

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti i shtetit për shkak të vjedhjeve dhe keqmenaxhimit, Spitali Amerikan zero investime në pajisje dhe përdor mjekët e spitaleve publike, qeveria asnjë kontroll

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti
x
BREAKING NEWS

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në nr.2 i qeverisë dhe ministre e tenderave në Shqipëri, ja detajet e forta që zbardhi media greke për bashkëpunëtoren e Ramës, nga “festa” me 50 milionë eurot që i ka borxh kompanisë “Acto...

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në
x
BREAKING NEWS

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i...

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po
x
BREAKING NEWS

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e fundit e pyetjeve të tij në SPAK, ja provat që e kanë fundosur, juristi Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e
x
BREAKING NEWS

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur, Myslym Murrizi zbulon se çfarë po ndodh brenda opozitës dhe tregon "recetën" që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur,
x

Sport

Paqe në derbin Tirana-Partizani, gara për titull e hapur deri në ndeshjen e fundit

Paqe në derbin Tirana-Partizani, gara për titull e hapur deri në

Java e 33-të e Kategorisë Superiore u mbyll mbrëmë me kryendeshjen e saj, Tirana Partizani, një duel derbi i luajtur në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet. Ishte njjë nga ndeshjet më të zjarrta të këtij sezoni, e paralajmëruar në një farë mase, pasi tifozeritë e mbushën impiantin dhe skuadrat u përpoqën të bënin diferencë. Ky rivalitet diktohej edhe nga fakti se skuadrat mbajnë vendet e para në renditje, konkretisht Tirana në kryesim me dy pikë më shumë se “demat e kuq”. Ishin pikërisht të kuqtë që kaluan në avantazh me golin e Viktor Da Silva në pjesën e dytë. Festa e “demave” u ndal nga Ardit Deliu, i cili me një gol të bukur nga distanca i dha një pikë bardhebluve. Në praninë e më shumë se 15 mijë tifozëve, derbi i kryeqytetit prodhoi emocione, raste, nerva dhe tension.

Ndeshja

Në një atmosferë elektrizuese, ku të dy tifozeritë ishin mjaft agresive, ekipet u përpoqën të vendosin diktatin e tyre në mesfushë, por pa pasur ndonjë strategji të mirëfilltë të lojës taktike. Kuptohet, adrenalina në maksimum lidhej me rivalitetin që kanë këto dy ekipe në futbollin shqiptar. Mundësia e parë e rrezikshme u krijua nga Tirana, që në minutën e shtatë pati mundësinë për të kaluar në avantazh me Berishën, por goditja e tij shkoi jashtë. 10 minuta më vonë Rrapaj tentoi të zgjidhë gjithçka vetë, duke kaluar dy kundërshtarë e duke provuar nga distance, por as mesfushori i të kuqve nuk ishte i saktë. Minutat në vijim ishin më të mira për bardheblutë, që tentuan me Najdovskin dhe më pas me Deliun, por në të dyja situatat nuk pati rezultat. Minutat e fundit të pjesës së parë ishin mjaft dinamike, teksa fillimisht Tirana pretendoi për 11-metërsh. Haxhiu harkoi nga e djathta, por topi u devijua nga Telushi. Rasti përfundoi në lupën e VAR që pas disa momentesh sinjalizoi kryesorin Cjapi se loja ishte e rregullt. Pak sekonda para fundit të kohës së rregullt të fraksionit të parë Mba dhe Da Silva testuan reflekset e Bekajt, që në dy momente arriti që të shmangë golin. Ndërkohë që rasti i Berishës në kohën shtesë solli fundin e pjesës së parë. Pa u mbushur 10 minuta nga pjesa e dytë, Partizani arriti që të kalonte në avantazh. Pas kombinimit të Mba dhe Viktor da Silvës, braziliani arriti që të realizojë në portën e Bekajt me një goditje nga brenda zone. Pas këtij goli, loja u ndërpre pas disa minutash, për shkak se portieri Rexhepi u dëmtua nga mjetet piroteknike të hedhura në fushë. Me avantazhin e arritur, Partizani nisi të mbrohej mirë, ndërsa Tirana ishte më kërkuese. Në të 71-ën, demat rrezikuan dhe autogolin për shkak se Matondo dhe Rexhepi nuk u kuptuan me njëri-tjetrin. Tre minuta më vonë Abazaj provoi nga një goditje dënimi, por topi shkoi mbi kuadratin e portës së të kuqve. Tirana arriti që të barazonte rezultatin 9 minuta para fundit të kohës së rregullt. Një goditje nga distanca e Ardit Deliut shtangu Rexhepin dhe shkoi në rrjetë. U mbyll 1-1, ku secila skuadër mori nga një pikë, kështu që Tirana mbetet sërish 2 pikë para Partizanit në renditje. Por gara për titull mbetet e hapur, pasi janë edhe tre xhiro në Superiore për tu luajtur, pra në valle janë edhe 9 pikë.

 

E mërkurë 17 maj 2023, java 33

Erzeni-Bylis                         1-2

Kastrioti-Egnatia               1-0

Kukësi-Laçi                          3-0

Vllaznia-Teuta                   1-0

Tirana-Partizani                1-1

Renditja

Nr. Ekipi               Pikë

1.Tirana                60

2.Partizani           58

3.Egnatia              49

4.Vllaznia             46

5.Laçi                     44

6.Teuta                 42

7.Kukësi               40

8.Erzeni                39

9.Bylis                   36

10.Kastrioti         35