BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x
BREAKING NEWS

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së
x
BREAKING NEWS

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi zbardh detaje të forta: Autori ishte një i infiltruar, ja cili ishte qëllimi

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi
x
BREAKING NEWS

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e ministrisë së Jashtme dhe zbardh prapaskenat: Ja pse po largohet ambasadorja amerikane

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet në telefonin e Gerti Shehut: Ngjarja nuk është rastësore

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet
x
BREAKING NEWS

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të Berishës: E çuditshme që Gerti Shehu...

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të
x
BREAKING NEWS

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji zbulon çfarë po tenton të bëjë Edi Rama

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji
x
BREAKING NEWS

“Nga nesër në këto qytete do të...”/ OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

“Nga nesër në këto qytete do të...”/ OSHEE del
x

Sport

Paqe në Durrës mes Teutës dhe Vllaznisë, durrsakët ende s’e kanë shijuar fitoren me Shkëmbin

Paqe në Durrës mes Teutës dhe Vllaznisë, durrsakët ende

Java e 6-të e Kategorisë Superiore nisi dje me dy takime, për të vijuar sot me dy ndeshje të tjera e për të përfunduar të dielën me kryendeshjen e kësaj jave, derbin kryeqytetas Partizani-Teuta. Natyrisht që në Durrës Teuta priste më shumë se një pikë, nisur nga fakti se nën drejtimin Shkëmbit ende nuk ka ardhur fitorja e parë, por edhe për pozitat e vështira që ka skuadra durrsake. Nga ana tjetër, Vllaznisë i duhej fitorja që të kapte përkohësisht kryesimin, por as shkodranët nuk u treguan mjaftueshëm të fortë sa për të marrë më shumë se një pikë. Në rrethana të tilla barazimi 0-0 në Durrës mes Teutës dhe Vllaznisë ishte rezultati më i drejtë, pavarësisht se skuadrat mbetën të pakënaqura me një pikë të fituar. Një paqe që nuk e prish renditjen për të dyja skuadrat. Ndeshja Në këtë duel pritej të kishte forcë karakteri por edhe një lëvizje taktike të fortë të trajnerëve, por pa rezultat në fushë. Pra, përfundoi në barazim pa gola dueli Teuta-Vllaznia, i vlefshëm për javën e gjashtë në “Abissnet Superiore”. Vendasit e nisën më mirë sfidën dhe iu afruan golit të avantazhit në disa raste, ndërkohë që me kalimin e minutave ekipi shkodran e mori veten dhe rrezikoi portën e Pano Qirkos. Pjesa e dytë nuk prodhoi raste të pastra për gol dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë në fund të takimit. Teuta mbetet në pritje të fitores së parë sezonale në kampionat, teksa bashkë me Kukësin janë dy skuadrat e vetme pa fitore. Kjo pikë nga ngjitur djemtë e Bledi Shkëmbit në kuotën e katër pikëve, ndërkohë që kuqeblutë e Mirel Josës reaguan pas humbjes në Kupën e Shqipërisë kundër Flamurtarit, dhe mbajnë vendin e katërt me 10 pikë të grumbulluara. Teuta luan ndeshjen e radhës në transfertë ndaj Kastriotit, teksa Vllaznia pret Partizanin kryesues në “Loro Boriçi”. Trajneri/ Shkëmbi i pakënaqur me barazimin, flet për taktikën Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, tha pas ndeshjes se do të dëshironte tri pikë nga ky duel me Vllazninë, por edhe me një pikë duket rezultat pozitiv. “Në pjesën e parë kishim momentin tonë për të shënuar. Sot kishim më shumë grind. Ekipi ishte në ekuilibër. Siç e thatë ju mungon goli, mungojnë pikët. Ndoshta dhe nga jo eksperienca nuk arritëm të shënonim. Menduam se duhet të kishim më lojtarë te zona. Duke parë që pjesa e parë shkoi mirë, nga mënyra si luajtëm mendoj se bëmë mirë. Dëshira ime është të luaj me dy sulmues. Kanë të bëjnë shumë dhe lojtarët që kemi të gatshëm. Nuk janë në maksimumin e tyre. Në çdo ndeshje do të shohim mundësitë fizike, më pas do të vendosim si do të luajmë. Në pjesën e parë dyshja më pëlqeu. Në këto momente nuk do të doja të humbja pikë. Edhe sikur të luajmë keq, na duhen pikët. E dimë sa të rëndësishme janë ato. Unë jam i kënaqur nga ajo që po japin lojtarët në stërvitje. Bëmë një pjesë të parë të mirë. Te kundërshtari fituam në 35 minuta çdo top të kthyer. Mendoj se duhet të bënim më mirë për sa i përket finalizimit. Disa lojtarë vuajtën gjendjen fizike. Unë dua të urojë Vllazninë. Terapinë psikologjike e bën kur je më i qetë. Lojtarët vetë janë ata që e nxjerrin ekipin nga kjo situatë”, tha Shkëmbi.