BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Sport

 “Paqe” në “Elbasan Arena” mes Partizanit e Vllaznisë, barazimi s’i vlen askujt

 “Paqe” në “Elbasan Arena” mes Partizanit e

Partizani dhe Vllaznia u përballën mbrëmë në “Elbasan Arena”, në kuadër të xhiros së tretë të Kategorisë Superiore, një duel klasik i dy prej emrave të spikatur të futbollit shqiptar. Të dyja skuadrat vinin në këtë duel pas barazimeve të javës së dytë, kështu që kërkohej me çdo kusht fitorja. Veçanërisht Partizani, i cili kishte regjistruar një humbje e një barazim dhe dje ishte mundësia për të bërë kthesë. Në fakt, ishin shkodranët ata që surprizuan që në fillim, pasi shënuan në minutën e 4-t me anë të Da Silvës. Ishte një skemë e mirë, që u konkretizua si duhet në krahun e majtë të sulmit, ku Liridon Latifi bëri veprimet e duhura teknike dhe pasoi me shpejtësi në vijën e parë të zonës dhe aty da Silva me kokë e dërgon në rrjetë. Me përjashtim të një gjuajtjeje ballore të Ergys Kaçes, ku u pretendua edhe penallti për prekje topi me dorë, asgjë nuk bëri Partizani deri në minutën e 25-të. 5 minuta më pas Partizani krijon tre raste në sulm, por goditjet neutralizohen si duhet nga portieri Zogoviç. Në minutën e 32-të, portieri i skuadrës shkodrane bën një tjetër ndërhyrje vendimtare pas goditjes perfekte të Kaçes. Më pas vjen radha e shkodranëve me Latifin që synon të shënojë eurogol, por është portieri Alban Hoxha që bën europritje duke shmangur një gol të sigurt e duke e dërguar topin mbi traversë. Në minutën e 37-të, Hoxha i heq topin nga këmbët edhe Da Silvës, pothuajse në momentin final. Latifi i Vllaznisë bëhet protagonist në dy episode, në të parin e ndal VAR-i që nuk i jep të drejtë, kurse në rastin e dytë e ndal Hoxha. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për shkodranët.

Pjesa e dytë, Partizani merr një pikë

Fraksioni i dytë i lojës nis me nervozizma të tepruar, ku protagonist bëhen Latifi e Kaçe. Në fakt, kosovari pati një rast të mirë shënimi që në minutën e parë të kësaj pjese, por pretendimet e Latifit për penallti nuk mbështeten nga gjyqtari që bëri me shenjë që loja të vijojë. Në minutat në vazhdim loja zhvillohet kryesisht në mesfushë, pa tempin e duhur sulmues. Kjo detyroi trajnerët të bëjnë ndryshime në formacion. Trajneri Daja i Partizanit tenton të përmbysë ndeshjen duke fuqizuar sulmin, por kundërpërgjigjet rivali i tij Bërdariç që përfiton nga stoli të aktivizojë lojtarët e duhur që mbrojnë rezultatin. Midis minutës së 70-të dhe 90-të Partizani bën përpjekje maksimale për të barazuar, por lojtarëve të kuq u mungon saktësia në pasimin e fundit dhe në finalizim, ndërkohë që portieri Zogoviç i fitoi duelet e tij me sulmuesitk kryeqytetas. Në minutën e 86-të Filipoviç godet traversën e portës shkodrane, por goli mungoi. E megjithatë, përpjekjet e Partizanit do të shpërbleheshin në minutën e 88-të, ku pas shumë pasimesh e krosimesh në zonë, sfera përfundon tek këmbët e Rrapajt, i cili në kufijtë e zonës gjuan fuqishëm dhe topi ndalet në rrjetë. Barazim 1-1 dhe festa e “demave” është e ligjshme. Minutat e fundit nuk prodhojnë ndryshim rezultati dhe të dyja skuadrat lënë “Elbasan Arenën” me nga një pikë. Duhet thënë se barazimi ishte rezultati më i drejtë për këtë takim. Shqetësues është fakti se Partizani ende nuk e ka shijuar fitoren për këtë sezon, kurse Vllaznia, me këtë barazim shkon në 5 pikë pas 3 takimesh të luajtura.