BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

“Paqja fillon nga unë” solli në Tiranë kreun e Federatës së Paqes për Europën

“Paqja fillon nga unë” solli në Tiranë kreun e

Pasditen e 20 shtatorit, Federata e Paqes Universale organizoi në sallën e konferencave të Ambasadës së Paqes në Tiranë një aktivitet me temë “Paqja fillon nga unë”, aktivitet që organizohej në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Paqes. Personalitete të rëndësishme të jetës shoqërore të vendit, nga shumë fusha, si dhe ambasadorë për paqen, e shumë të rinj, ishin prezent në këtë aktivitet, i cili u moderua nga gazetari i mirënjohur sportiv, njëherësh kryetar i Këshillit të Paqes për Tiranën, Defrim Methasani. Fjalën e mirëseardhjes e mbajti kryetarja e Federatës së Paqes Eva Çipi, teksa organizatorët kishin zgjedhur me kujdes mesazhet që do të përcilleshin në këtë ditë të veçantë të paqes. Një surprizë ishte prania e kryetarit të Federatës së Paqes Universale për Europën dhe Lindjen e Mesme, Katsumi Otsuka. Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, si dhe zv/ministrja aktuale e Turizmit, Almira Zebi Xhembulla, vunë theksin tek nevoja që ka secili prej nesh, të jetë në paqe me vetveten dhe me komunitetin. Më tej organizatorët prezantuan, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshm të FPU-së, Gani Rroshit, parimet dhe veprimtarinë e federatës në nivel global dhe kombëtar. Me rëndësi në këtë takim ishte dhënia e titullit “Ambasador për Paqen” për disa personalitete në fusha të ndryshme të jetës shoqërore. I pari që e mori këtë ishte ish-presidenti Bamir Topi. Këtë titull e mori edhe zv/ministrja e Turizmit, Xhembulla, biznesmeni dhe anëtari më i votuar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF ndër vite, Lutfi Nuri, gazetarja dhe publicistja Mereme Llubani, gazetarja Nertila Spiri, drejtuesja e emisionit sportiv “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, në Radio Tirana, Erga Kruja, shkrimtari dhe historiani ushtarak Sakip Cami e personalitete të tjerë nga fusha të ndryshme.