Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Para 22 vitesh filmoi gjendjen e mjeruar të Kosovës, ndërsa dje ndeshjen kundër Anglisë, zbuloni historinë e kameramanit anglez që po bën xhiron e rrjetit (FOTO)

Postuar: 11/09/2019 - 11:37

Përfaqësuesja e Kosovës luajti mbrëmjen e djeshme një sfidë tepër të rëndësishme ndaj Anglisë në të cilën humbi, por shënoi tre gola.

 
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “St, Marys”, në Sauthempton dhe një ndër kameramanët e kësaj sfide ishte Kris Xhejms. Por çfarë lidhje ka një kameraman me një ndeshje të Kosovës?
 
Gazetari Gabriel Klark, ka bërë një postim në “Twitter”, duke publikuar dy foto të kameramanit Xhejms.
 
Në njërën prej tyre ai është duke filmuar në 1997-ën, situatën e vështirë në të të cilën ndodhej Kosova. Ndërsa në foton tjetër është sërish i njëjti kameraman që filmon ndeshjen e Kosovës ndaj Anglisë.
 
Një histori që rrallë shihet dhe që po bën xhiron në rrjet. Kameramani Xhejms është dëshmimtar, i ngritjes së Kosovës, pas plot 22 vitesh, nga një vend që vuante në të gjitha aspektet, në një shtet që tashmë përfaqësohet dhe në futboll.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 06/12/2019 - 23:28

28-vjeçari elbasanas Armando Sadiku i ka dhënë fitoren skuadrës së tij me dopietën e realizuar në ndeshjen kundër Tenerifes.

Postuar: 06/12/2019 - 23:19

Sulmuesi Vedat Muriqi u ngjit në krye të renditjes së golashënuesve në kampionatin turk, pasi s

Postuar: 06/12/2019 - 23:07

Katastrofa natyrore që goditi Shqipërinë përveçse shkatërrimit dhe vdekjes së 51 peronave tregoi

Postuar: 06/12/2019 - 18:57

Aventura e Valverdes me Barcelonën pritet të mbyllet shumë shpejtë.

Postuar: 06/12/2019 - 07:19

Kur vlerësimet vijnë nga Lionel Mes, atëherë duhesh marrë seriozisht dhe Sadio Mane, sulmuesi afr

Postuar: 06/12/2019 - 07:17

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Edi Reja, duket i kënaqur nga ecuria e lojtarëve të tij me skuadrat

Postuar: 06/12/2019 - 07:16

Lojtarët e Tiranës, sikurse të gjithë futbollistët që janë ndodhur në zonën e influencës së tërme