BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona kanë dalë pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit (BILANCI)

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona
x

Sport

Para ndeshjes kundër Shkëndijës, Mourinho kap detajin e pazakontë që po bën xhiron e botës, ja pse kërkoi që të ndërroheshin portat

Para ndeshjes kundër Shkëndijës, Mourinho kap detajin e

Jose Mourinho kërkoi që portat e fushës në stadiumin “Toshe Proeski”, të Shkupit, të ndryshoheshin para ndeshjes mes skuadrës së tij, Tottenham dhe Shkëndijës së Tetovës.

Pas ndeshjes, trajneri portugez shpjegoi kërkesën e pazakontë që ndodhi ndërsa dy skuadrat po kryenin nxehjen para fillimit të takimit. “Ishte një situatë qesharake sepse portieri më tha se porta ishte shumë e vogël”, tha Mourinho në konferencën për mediat pas fitores 1-3 në Maqedoninë e Veriut. “Shkova për ta parë dhe në fakt ishte shumë e vogël. E kuptova që diçka nuk shkonte dhe i thamë delegatit të UEFA-s, pastaj rezultoi se shtyllat ishin 5 centimetra më të shkurtra. Kërkuam që të zëvendësoheshin dhe të kishin përmasat e sakta”.

Pas kërkesës së Tottenham, portat u zëvendësuan me ato që plotësonin standardet e FIFA-s. Shkëndija këmbënguli që nuk kishte informacion mbi atë që kishte ndodhur në stadiumin e Shkupit, pasi nuk ishte fusha e tyre, duke qenë se stadiumi i Tetovës nuk i përmbush kriteret e UEFA-s. E duke marrë parasysh këtë fakt, Tottenham vendosi të mos ankohet zyrtarisht ndaj kundërshtarit.