BREAKING NEWS

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i
x
BREAKING NEWS

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE
x
BREAKING NEWS

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla
x
BREAKING NEWS

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në
x
BREAKING NEWS

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit,
x
BREAKING NEWS

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima
x
BREAKING NEWS

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por
x
BREAKING NEWS

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike
x

Sport

Parisi fiton ndeshjen e yjeve në Arabi, Mesi e Ronaldo u përplasën për herë të fundit

Parisi fiton ndeshjen e yjeve në Arabi, Mesi e Ronaldo u

Arabia Saudite po përpiqet të ndryshojë imazhin e saj nga një vend radikal në një vend lakmues për sportin botëror, duke investuar shumë marramendëse për pritjen e aktiviteteve sportive të luksit e tash së fundmi edhe sporteve shumë masive sikurse është futbolli. Dëshmia më e qartë e kësaj strategjie është blerja e ndeshjeve të mëdha, ndeshjeve të yjeve, sikurse janë superkupat e disa vendeve europiane, madje dhe tentativa për të siguruar të drejtën e organizimit të Botërorit pas disa viteve. Dëshmia më e qartë e qasjes së sauditëve në aktivitetet sportive të luksit ishte dueli i djeshëm miqësor midis Paris San Zhermenit dhe një seleksioni arab me emrin “skuadra e yjeve”, që mbushi plot e përplot stadiumin kryesor të Riadit e ku një biletë shkonte në dhjetëra mijëra dollarë. Dje në fushë zbritën ndoshta për herë të fundit përballë njëri-tjetrit Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi, i pari në krahun arab e tjetri me Paris San Zhermen. Fituan francezët me shifrat 5-4, por më shumë se loja dhe rezultati, ndeshja ishte një shou i vërtetë. Tre yjet aktualisht më të mëdhenj të futbollit, Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo e Kilian Mbape, kanë shënuar gola në ndeshjen miqësore që u luajt mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Mbreti Fahd” në Riad të Arabisë Saudite. U përballën mes tyre Paris San Zhermen dhe ekipi i kombinuar i yjeve të skuadrave arabe Al Hilal e Al-Nasr. Fitore me rezultatin 5:4 ka shënuar kampioni i Francës, PSG. Që në minutën e tretë, Lionel Mesi shënoi për 1:0. Ai realizoi me asistim të Nejmarit. Shifrat në 1:1 i barazoi Kristiano Ronaldo në minutën e 34-t. Ronaldo tashmë luan për skuadrën Al-Nasr, ndërsa kjo ishte paraqitja e parë e portugezit në Arabi. Për 2:1 në të mirë të Parisit shënoi Markinjos në minutën e 43-të. Ai shënoi me asistim të Mbapes. Por sërish në skenë doli Ronaldo që barazoi rezultatin në 2:2 në minutat shtesë të pjesës së parë. Katër gola u shënuan në pjesën e parë, por spektakli ishte larg përfundimit. Mbape në minutën e 53-të asistoi për Serxhio Ramosin që për herë të tretë kaloi Parisin në epërsi. Pak më vonë, në minutën e 56-të, Jang Hyun-so shënoi për 3:3. Pas një ore lojë ishte radha e Mbapes që të realizonte. Ai konkretizoi nga pika e bardhë për 4:3. Për 5:3 në të mirë të Parisit shënoi Hugo Ekitike në minutën e 78-të. Talisa realizoi për arabët në minutën e 94-t, për rezultatin përfundimtar, 5:4. PSG-ja prej minutës së 39-të luajti me një lojtar më pak në fushë. Me karton të kuq u përjashtua Juan Bernat, që në të 37’, por sërish fitoi PSG, ndërsa Mesi shënoi një gol e Ronaldo dy të tillë. Ndoshta ky ishte dueli i fundit në fushë midis tyre.