
Kush e ka radhën? "Po hetohen persona me funksione të larta shtetërore"/ Kreu i SPAK i paralajmëron: 80% të rasteve që kemi në dorë nuk e dinë se janë nën hetim, në “lupë” edhe zyrtarë të lartë

A ka deputetë dhe zyrtarë të lartë nën hetim? Përgjigjet kreu i SPAK, Arben Kraja

“Berisha ndjehet si miu në çark”, Frrok Çupi zbulon ‘grackën’ ku po e fut SHBA ish-kryeministrin dhe paralajmëron zhvillimet e rëndësishme: Që të mos shpërthejë si një ‘bombë’...

Balla e pyeti a ka hetime për Berishën, kreu i SPAK ia thotë troç LIVE: E keni të shkruar në ligjin që e keni votuar vetë

“Pse SPAK nuk heton mbi Gërdecin?”/Taulant Balla del me deklaratën e fortë: Kanë disporporcion të tmerrshëm pasurie. Prokuroria të hetojë gjyqtarët dhe prokurorët e ...

Qeveria përcakton 25 majin ditë pushimi në Tiranë, ministri Bledi Çuçi komunikon vendimin më të fundit (ARSYEJA)

Pritet thellim i krizës? Frrok Çupi komenton zgjedhjen e presidentit të ri dhe parashikon çfarë do të ndodhë

Pasi dëshmoi 4 orë për çështjen e bujshme, Artan Hoxha zbulon lëvizjen e tij të radhës dhe jep mesazhin e koduar: T’i hedhim një sy...

Partizani 270 minuta larg Conference League, “demat” të motivuar për ta ruajtur vendin e tretë

Shkruar nga Adriatik BALLA 14 Maj 2022

Java e 34-t e Kategorisë Superiore do të dhurojë emocione të shumta sepse do t’i jepet drejtim në mënyrë përfundimtare edhe zonës europiane në renditje. Në fakt gara për një vend në Conference League ka shumë gjasa të përcaktohet javën e fundit, pra 270 minuta larg, por nëse Partizani fiton këtë fundjavë dhe Vllaznia humbet, atëherë mund të thuhet se të kuqtë do të jenë me siguri absolute në Europë sezonin e ri. Në fakt, Partizani përballë Egnatias për të harruar humbjen e hidhur në derbin dhe për të siguruar fitoren, aq shumë të nevojshme për objektivin Europë. Në kuadër të përballjes së radhës me Egnatian, foli trajneri Dritan Mehmeti. “Është pak e vështirë pas humbjes në derbi, pasi skuadra i dha mundësi kundërshtarit. Tirana përfitoi nga gabimet tona dhe kualitetet që ka. Ishim pak më lart në interpretimin e derbit, por të shohim përpara. Kemi një ndeshje të rëndësishme. Të fokusohemi te ndeshja e radhës për të arritur objektivin minimal.
Gjendja e ekipit në prag të ndeshjes së radhës
Trajneri Dritan Mehmeti foli në konferencën për shtyp për gjendjen e ekipit të tij, por edhe për nivelin e kundërshtarit, i cili mund të hapë probleme. “Egnatia ka elementë shumë cilësorë. Na vunë në vështirësi në barazimin e fundit. Do mundohemi të bëjmë maksimumin, të përqendrohemi dhe të vlerësojmë kundërshtarin. Të futemi në ritmin e duhur, të harrojmë çfarë kemi bërë përpara. Më shumë kam punuar në aspektin ofensiv dhe në tranzicionin negativ. Dy golat e pësuar nga Tirana erdhën nga gabimet tona. Kundërshtari mori iniciativën dhe na goditi. Jam përqendruar që skuadra të jetë e fokusuar te vetja. Duhet të ishim shumë më konkretë, por skuadra ka qenë në rritje, edhe pse në disa ndeshje jemi penalizuar nga situata të veçanta dhe gabime individuale, flas sa i përket rezultateve. Në lidhje me ritmin e lojës kemi qenë mirë. E kemi në dorë fatin tonë, ta kërkojmë gjithçka te vetja. Marku ka pasur shumë ngarkesë, pasi ka luajtur dhe me Shqipërinë U21. Nga janari ka merita gjithë stafi, kemi punuar mirë sa i përket dëmtimeve. Një skuadër që ka shumë dëmtime, do të thotë që trajningu nuk është bërë në mënyrën e duhur. Gjithmonë jam fokusuar që ta imponojmë ne ritmin e ndeshjes, e kërkon bluza e Partizanit. Kundërshtari nuk do të rrijë mbrapa, sepse ka cilësi të mira në elementet që mbart në skuadër”, shtoi Mehmeti.
Arbitrat dhe penalizimi nga Disiplina
Në fund tekniku i Partizanit flet për rolin e gjyqtarëve në derbin me Tiranën, por edhe penalizimin e klubit nga Disiplina. “S’jam marrë asnjëherë me arbitrat, por ndoshta do të ishte më e drejtë të ishim aty ku duhet sa i përket vendimeve. Është hera e parë që ankohem për arbitrat. Kur kemi dy penallti flagrante në derbi, sigurisht që do flas. Disiplina? Më vjen keq, sepse e kemi të pamundur t’ia dalim pa tifozët tanë, që janë ndër tifozët më të zjarrtë në Shqipëri. Nuk e meritojmë këtë dënim”, përfundoi Mehmeti.
Më të lexuarat


Çfarë ndodhi? Olti Curri nxjerr blof Olsa Muhametin, i publikon pamjet: Në një ekran kombëtar

Mesi në Inter Majemi nga viti 2023, do blejë 35% të aksioneve të klubit

Teuta u beson “ekuacioneve” për pjesëmarrje në Europë, Tirana frikë nga largimet

Finalja e Conference League/ Kumbulla: Kryeministri Rama e dashuron Murinjon

“Grushti i fundit”/ Tronditet bota e sportit, infarkti i merr jetën parakohe boksierit të njohur (EMRI+FOTO)

“Turp”/ U fol për të në studion e Blendi Fevziut, Ronela Hajati nuk përmbahet: Paskeni qenë të vdekur…

Duelet vendimtare të Serisë A, caktohet kalendari i takimit të Milanit e Interit

Josa prezantohet tek Vllaznia, premton Kupën dhe Europën

Elez Gjoza: Europiani i 100-të i shtangës ngjarje e madhe për Tiranën, edhe kongresi botëror bëhet në kryeqytetin tonë

Epike/ Ylli i futbollit futet në disko me uniformën e Dortmund, pi dhe kërcen si i “çmendur” (Video)
