Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Partizani bën supergoditje në sulm, vjen Xhevahir Sukaj

Partizani bën supergoditje në sulm, vjen Xhevahir Sukaj

Postuar: 21/07/2015 - 08:49

Partizani i sezonit të ri ka gjasa të jetë pretendenti kryesor për fitimin e titullit kampion, nisur nga vendosmëria e klubit për të bërë maksimumin me grupin dhe natyrisht me përforcimet që ka bërë gjatë kësaj meritoje vere. Së fundmi në radhët e “demave të kuq” erdhi dhe bomberi shkodran Xhevahir Sukaj, i cili pritet të bëjë diferencën në repartin ofensiv dhe mendohet të jetë një supergoditje e Partizanit në këtë merkato. Për trajnerin Sulejman Starova ka ardhur kështu një lojtar goli, i cili do t’i japë sulmit freskinë e duhur dhe natyrisht efikasitetin e nevojshëm, për më tepër që Sukaj vjen nga një kampionat i fortë si ai iranian dhe ka një eksperiencë të gatë futbollistike, qoftë dhe në kampionatin shqiptar me Vllazninë.
 
Lëvizja 
 
Ajo çka ishte paralajmëruar më parë ndodhi. Pikërisht dje, në ditën e parë të nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri, klubi i 15 herë kampionëve të vendit, bëri një “goditje” të fuqishme në tregun e futbollit shqiptar. Xhevahir Sukaj është përforcimi i radhës i skuadrës së Partizanit, për sezonin futbollistik 2015/2016. Shkodrani i rikthyer në Shqipëri, pas eksperiencës 4-vjeçare në Iran me skuadrën e Sepahanit ku u shpall së fundit edhe kampion i këtij vendi, ka vendosur të vijojë karrierën e tij si futbollist me fanellën e kuqe, pas marrëveshjes së arritur sot me presidentin Demi.
 
Afrimi i sulmuesit 27-vjeçar në radhët e të kuqve, do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën e Partizanit, veçanërisht për repartin dhe lojën ofensive të “demave”, pasi vlerat e sulmuesit Sukaj janë të afirmuara. Ato do të të rrisin më shumë konkurrencën në skuadër dhe do të jenë një garanci më tepër për trajnerin Starova, për të përmbushur ambiciet e presidentit Demi, për një skuadër kompetitive dhe pretendente.
 
Sulmuesi Sukaj bëhet kështu edhe futbollisti më i ri i skuadrës së “demave”, e cila pasi ka përfunduar “aventurën” e saj europiane, tani i është kthyer seriozisht përgatitjeve me synimin e vetëm për të fituar trofetë në dy frontet, kampionat dhe kupë. Burime të besueshme pranë drejtuesve të klubit Partizani tregojnë mediat se goditjet në tregun e futbollit për të kuqtë nuk janë mbyllur. Ato do të vazhdojnë deri në kompletimin e tërë organikës së nevojshme për skuadrën, duke premtuar surpriza të reja. Klubi njofton se prezantimi i sulmuesi 27-vjeçar Xhevahir Sukaj për mediat do të bëhet ditën e martë në orën 12:00 në ambientet e zyrave të klubit. Adriatik BALLA
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 31

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2018 - 16:55

Humbja e thellë e Shqipërisë ndaj Skocisë, ka bërë që tekniku italian Kristian Panucci, të humbë toruan përballë gazetarëve.

Postuar: 19/11/2018 - 16:07

Siç është bërë traditë e përvitshme, FSHF organizon çdo vit Kupën Pavarësia për festat e nëntorit

Postuar: 19/11/2018 - 15:19

Në miqësoren e nesërme që Shqipëria do të luajë kundër Uellsit, trajneri Panuçi do të vuajë munge

Postuar: 19/11/2018 - 14:35

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë nesër në mbrëmje në “Elbasan Arena” një

Postuar: 19/11/2018 - 12:15

Christian Vieri dhe partnerja e tij Costanza Caracciolo bërë për herë të parë prindër.

Postuar: 19/11/2018 - 11:48

Një ish-kapiten për stolin e Kombëtares shqiptare.

Postuar: 19/11/2018 - 11:13

Faji është i imi, nuk kanë faj lojtarët”, u shpreh Panuçi në media pas humbjes 0-4 nga Skoc