SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Partizani del me tri pikë nga “Loro Boriçi”, Vllazninë e ndëshkon një shkodran
Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Tetor 2019
Kategoria Superiore luajti dje ndeshjet e javës së 8-të të saj, ku padyshim kryedueli ishte ai i luajtur në “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës, midis Vllaznisë dhe Partizanit, një ndeshje e fituar nga “demat e kuq” kryeqytetas me përmbysje por me golat e fitores pikërisht në sekondat e fundit, duke e bërë duelin në Shkodër me ngjyra dramatike për vendasit. Kurse fitorja e ngjit Partizanin në vend të dytë, tashmë vetëm 1 pikë larg kreut që mbahet nga Teuta. Fitorja e djeshme ishte jo vetëm e rëndësishme, pasi erdhi në transfertë, por edhe por pozitat e stafit teknik me në krye Lerdën, që tani kanë në dorë rivalët dhe në pozita shumë më të mira.
Ndeshja
Vllaznia duket se nuk ka fat përballë skuadrave kryeqytetasve, sepse ashtu si ndaj Tiranës, edhe sot u mposht me rezultatin 1-3 nga Partizani në “Loro Boriçi”, në një takim ku u ndëshkuan vetëm në minutat shtesë. Sfida nisi e qetë për të dy skuadrat, që 10 minutat e para i shfrytëzuan për të studiuar vendosjen dhe strategjinë e njëra-tjetrës, ndërsa Shkëndijën e parë e dha Partizani me një goditje dënimi të ekzekutuar nga Trashi, por topi u prit në dy kohë nga portieri Sherri. Në minutën e 14-të ishte një tjetër tentativë e “të kuqve” me anë të Çinarit nga distanca, ndërsa portieri Sherri nuk e zotëroi topin si duhet dhe nga kjo situatë përfitoi Uillian Kordeiro, që u la i lirë nga Gligorov dhe dërgoi sferën në rrjetë. Reagimi i shkodranëve ishte i menjëhershëm dhe në minutën e 18-të ishte mesfushori Ardit Krymi që shtyu topin në rrjetë duke shënuar golin e barazimit, në kohën kur Alban Hoxha grushtoi gjuajtjen e kapitenit Gilman Lika nga distanca. Goli u dha zemër shkodranëve, të cilët tentuan të kalojnë edhe në avantazh, por sulmet e shpejta nuk u konkretizuan në raste të rrezikshme, ndërsa shpesh kërkoheshin krosime në zonë, aty ku Shtubina e kishte të pamundur të fitonte dyluftimet me belicën e Boldor. Edhe pjesa e dytë ishte e balancuar, me të dy skuadrat që luftuan shumë për çdo top, teksa Vllaznia i shkoi pranë golit me një gjuajtje të rrezikshme të Shtubinës, por topi u grushtua nga gardiani i Partizanit, Alban Hoxha. Shkodranët pretenduan edhe një 11-metërsh, për një prekje me dorë të një mbrojtësi të kuq brenda zonës, ndërsa edhe kryeqytetasit patën pretendimet e tyre për një ndërhyrje ndaj Malës në zonë, por në të dy rastet arbitri nuk mendoi se kishim të bënim me penallti. Tentativën e fundit për vendasit e bëri kapiteni Gilman Lika, që provoi sërish aftësitë e Alban Hoxhës me një gjuajtje nga distanca, por edhe këtë herë gardiani i “ të kuqve” grushtoi saktë, duke mbajtur në lojë të tijtë. Më pas në fillim të minutave shtesë, nga një aksion pa pretendime i kryeqytetasve, Eraldo Çinari u shërbye brenda zonës, nga ku gjuajti menjëherë duke mposhtur për herë të dytë në këtë takim portierin Sherri. Të gjithë në festë në kampin e kuq, përveç autorit të golit, që u kërkon ndjesë shkodranëve, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, me Vllazninë e hedhur në sulm, ka kohë edhe për një gol nga ana e Jasir Asanit, që vulosi fitoren e Partizanit.
Lerda përgëzon lojtarët e Partizanit
Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, nuk e fshehu lumturinë për fitoren pas takimit, duke përgëzuar lojtarët e tij. “Dua të vazhdojmë të përmirësohemi, por kur fitojmë, duhet të kënaqemi gjithmonë. Na ndodh edhe të luajmë mirë dhe të mos fitojmë. Pjesën e parë, Vllaznia ishte më agresive, por në të dytën ishim ne që dominuam. Shënuam 3 gola ndaj një nga ekipeve më në formë për momentin, ndaj për të tjerat do punojmë gjatë javës. Dua të komplimentoj lojtarët e mi, pasi ndaj një ekipi si Vllaznia, që kishte pësuar vetëm një humbje, arritëm të marrim një fitore me 3 gola. Ata luajnë edhe pa presion dhe dua t’i përgëzoj dyfish lojtarët e mi. Kampionati është me shumë vështirësi, pasi edhe dy ekipet që janë ngjitur, po bëjnë shumë mirë”, tha ndër të tjera tekniku Lerda.
Adriatik BALLA