BREAKING NEWS

Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep përgjigjen e prerë gazetarit

Me kë do ta formojë PS-ja qeverinë pas 25 prillit? Rama i jep
x

Sport

Partizani e Laçi sulmin më të mirë, Teuta mbrojtjen më efikase në Superiore

Partizani e Laçi sulmin më të mirë, Teuta mbrojtjen

Kampionati shqiptar ka luajtur 25 javë deri më tan i dhe deri në fund mbeten dhe 11 javë të tjera, që janë mjaftueshëm për klubet ë të për mbushin objektivat e tyre dhe pozita e tanishme e skuadrave në renditje. Janë dhe 11 javë të forta për secilën skuadër që ka si ambicie për të qëndruar brenda objektivave, një pjesë për të qëndruar në kategorinë elitare e një pjesë për të pretenduar të kapin zonën europiane. Por ajo që e bën këtë sezon mjaft interesant është se 11 javë nga fundi janë të paktën 5 skuadra që kanë shanse të mirëfillta për titullin, përfshi dhe dy gjigantët e kryeqytetit, Tiranën dhe Partizanin, me të kuqtë që janë më pranë dhe natyrisht kanë më shumë mundësi të shkojnë të parët në xhiron finale. Ndërkohë, në ndeshjet e fundit ecuri më të mirë kanë pasur Tirana dhe Bylisi, kurse më të dobët Vllaznia, partizani dhe Teuta që nuk kanë marrë pikë të mjaftueshme për të bërë shkëputjen në renditje. Për momentin Vllaznia ndodhet në kryesim me 45 pikë, ndjekur nga Laçi me 44 dhe Partizani e Teuta me nga 43 pikë. Këto janë katër pretendentët kryesorë, por fill pas tyre, me 38 pikë në klasifikim, vjen Tirana, e cila, duke pasur parasysh numrin e madh të ndeshjeve të mbetura, mund të rifutet në vallen e titullit. Por cilët janë treguesit e skuadrave që u japin atyre më shumë ose më pak shanse për të realizuar objektivat. Diferencën nuk e bëjnë mbrojtjet, por sulmi, gjë që skuadrat tona e kanë të dobët këtë. Ekipi më i mirë në sulm, Partizani, ka shënuar 34 gola, ndërkohë që Laçi e ndjek me 33 gola. Janë më pak se 1.5 gola për ndeshje dhe ky është një tregues i dobët krahasuar me futbollin profesionist në kampionatet e mëdha europiane që e kanë këtë tregues mbi 2 gola për ndeshje. Gjithsesi, tek Partizani duket se ka ndikuar ky element që të jetë në maksimumin e pretendimeve, edhe pse skuadra e kuqe nuk ka pasur ndonjë lojtarë që ka bërë diferencën në këtë repart. Por nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja janë bërë gjëra pozitive në këtë drejtim, pasi në skemën sulmuese janë futur edhe mesfushorët, duke i sjellë Partizanit avantazhe që nuk duhen mohuar. Me 34 gola të shënuar e 16 të pësuar, Partizani është ekipi me treguesit më të mirë. Pasi diferenca e golave është +18, që e rendit atë në vend të parë në këtë tregues të rëndësishëm. Vllaznia dhe laçi e kanë këtë tregues +13, edhe pse mbajnë vendin e parë e të dytë në renditje. Pra duket se për pozitën nuk ka ndikuar drejtpërdrejt, sepse shkodranët dhe kurbinasit kanë fituar më shumë nga duelet direkte, ose nga golat e shënuar në kohën shtesë.

Teuta, mbrojtja më e mirë e kampionatit

Teuta rezulton të jetë deri tani mbrojtja më e mirë e kampionatit. Me vetëm 11 gola të pësuar në 25 javë kampionat, pra me koeficient 0.4 gola për ndeshje, Teuta është praktikisht ekipi më i konsoliduar në repartin difensiv, duke e bërë atë të jetë skuadra më e vështirë për t’u mundur. Këtij fakti i ka mëshuar edhe trajneri Edi Martini, i cili është i sigurt që në aspektin mbrojtës Teuta është skuadër që nuk thyhet lehtë. Por durrsakët nuk kanë të mirë treguesit e sulmit. “djemtë e detit” vuajnë në repartin ofensiv, me vetëm 24 gola të shënuar, duke qenë shumë dobi në veçanti ndaj Partizanit që e ka treguesit shumë më lart. Edhe pse të dy skuadrat mbajnë pikë të barabarta në renditje, nga 43 secila, duket qartë se Partizani mund ta bëjë diferencën me sulmin nëse vijohet me këtë ritëm. Në të kundërt mund ta bëjë diferencën Teuta nëse vijon të jetë e pathyeshme. Edhe Vllaznia është një skuadër që i ka të balancuar treguesit në sulm e në mbrojtje, merr një golavarazh 30:17, duke pasur mbrojtjen e tretë më të mirë të Superiores pas Teutës e Partizanit, dhe sulmin e katërt më të mirë pas Partizanit, Laçit dhe Kukësit. Sulmi më i dobët i këtyre 25 javëve garë është i Apolonisë, me vetëm 16 gola të shënuar, kurse mbrojtja më e dobët i përket Skënderbeut, i cili ka pësuar plot 46 gola, duke qenë madje një anomali në këtë drejtim. Mbrojtja e dytë më e dobët është e Apolonisë me 38 gola të pësuar, e më pas vjen Kukësi e Bylisi që kanë pësuar nga 31 gola. Siç shihet, Kukësi, një prej skuadrave më cilësore të kampionatit, shfaqet si një prej skuadrave më të paqëndrueshme të garës.