BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Partizani e nis mbarë vitin 2022, 3-pikëshi e rikthen në garë për Europën

Partizani e nis mbarë vitin 2022, 3-pikëshi e rikthen në

Dje u luajtën dy takime të javës së 16-të, ku padyshim ra në sy fitorja e thellë e Partizanit, 3-0, ndaj Egnatias, në transfertë, një fitore që i bën “demat” të fluturojnë menjëherë në renditje, duke parakaluar Teutën dhe duke u ngjitur në vend të pestë, madje duke u afruar ndjeshëm me grupin e kryesuesve. Padyshim që kjo fitore shënon një start të mbarë të vitit 2022 për ekipin e kuq, i cili tani duhet thjesht të mbajë ritëm. Partizani nën drejtimin e trajnerit Dritan Mehmeti e ka nisur mbarë, por duhet pritur disa ndeshje radhazi për të dhënë një vlerësim të saktë se sa ka ndryshuar pozitivisht dhe si e ka dhënë efektin merkato dimërore. Ndërkohë, Teuta ndodhet menjëherë në krizë, gjë që ia dëshmoi ditën e djeshme Kastrioti. Kampionët në fuqi nuk kanë shanse të çojnë titull sërish në Durrës këtë edicion, përkundrazi, nëse vijojnë me këto ndalesa dhe disfata të pakuptimta shpejt do ta shohin veten në radhët e skuadrave që rrezikojnë rënien nga kategoria. Natyrisht, vëmendjen e morën “demat”, që dje jo vetëm e nisën mbarë e me fitore këtë vit kalendarik, por kanë shpresë se Partizani do të kthehet si një pretendent në pjesën e dytë të sezonit, gjë që u duk edhe nga fjalët e sulmuesit Mala pas takimit.

Partizani i Mehmetit është “furtunë”

Partizani ka rëndësi që fitoi, pavarësisht se shifrat 3-0 nuk tregojnë të vërtetën e asaj që ndodhi në fushën e lojës. Sepse, ishte një duel me dy pamje, ku pjesa e parë foli më së shumti për vendasit e Zekerija Ramadanit, që goditën edhe traversën me Imerin, ndërkohë që në fraksionin e dytë dominimi ishte i gjithi i të kuqve, që realizuan plot 3 herë. Ishte Esat Mala ai që hapi serinë e golave në minutën e 47-të, teksa Skuka dyfishoi shifrat në të 61-tën. Debutim ëndrrash për sulmuesin, në ndeshjen e parë me fanellën e Partizanit. Për të vulosur këtë takim, mendoi Rrapaj, që shënoi golin e tretë në minutën e 73-të. Me këtë triumf, Partizani u rikthye te fitorja pas 2 humbjesh radhazi, duke u ngjitur në kuotën e 21 pikëve. “Demat e kuq”, janë të pozicionuar në vendin e 5-të. Për sa i përket Egnatias, rrogozhinasit, mbajnë vendin e 9-të me 14 pikë në 16 ndeshje. Në sfidat e radhës, Partizani do të përballet me Kastriotin në kryeqytet, ndërkohë që Egnatia është mysafire në Shkodër ndaj Vllaznisë.

Mala do të jemi të fuqishëm në gjysmën e dytë të sezonit

Sulmuesi i skuadrës së kuqe, Esat Mala, tha pas ndeshjes se ekipi e realizoi misionin në këtë takim, por garantoi se Partizani i pjesës së dytë të sezonit do të jetë shumë i fuqishëm. “Me vjen mirë që të gjithë çunat janë ingranuar dhe kanë dhënë më të mirën nga vetja. Kemi vuajtur nga ana psikologjike. Kur është rezultati në favorin tonë, çunat shprehen më mirë. Dhamë maksimumin. Shpresoj të vazhdojmë në këtë mënyrë. Jemi në një pozitë ku na duhen pikët, të japin më të mirët që të mbarojë çdo ndeshje si kjo e sotmja. Drejtuesit na kanë kërkuar vetëm të japim maksimumin nga vetja dhe t’i marrim ndeshjet një nga një. Mos fluturojmë me vetëm 2-3 rezultate. Ndeshja e radhës është objektivi i radhës. Unë kam besim shumë të madh. Do të jemi shumë të fuqishëm në gjysmën e dytë të sezonit”, theksoi sulmuesi Mala.