BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Partizani e Tirana bëjnë llogaritë e merkatos, aplikuan të njëjtën strategji

Partizani e Tirana bëjnë llogaritë e merkatos, aplikuan të

Janari konsiderohet si periudha ku skuadrat rregullojnë gabimet e hasura në pjesën e parë të sezonit, por ky janar më shumë se riparues disa prej ekipeve të Superiores i ka dobësuar ndjeshëm. Dy skuadrat e kryeqytetit humbën nga tre lojtarë shumë të rëndësishëm. Partizani duhet të bëjë në vijim pa shënuesin më të mirë të ekipit, Xhuljano Skukën, i cili u transferua në Francë te Metz, pa kapitenin Eneo Bitri, i cili kaloi në Çeki te Banik Ostrava dhe pa fantazistin Arinaldo Rrapaj, i cili do të jetë pjesë e gjigantëve bullgarë të Ludogorets. Tre largime të rëndësishme që natyrisht i dobësojnë të kuqtë. Në anën tjetër, edhe Tirana humbi Redon Xhixhën, i cili me 11 gola ishte shënuesi më i mirë i kampionatit. 24-vjeçari zgjodhi të vijojë karrierën tek Qarabag në Azerbajxhan, kapiteni Marsel Ismajlgeci shkoi tek Zrinjski në Bosnje, ndërsa edhe Vesel Limaj, i cili mbante numrin 10, u largua drejt Rumanisë tek ekipi i Hermnestadt. Bardheblutë humbën dhe Sherif Kallakun, i cili u rikthye te Teuta, ashtu siç “Demat” larguan Matej Cvetanovskin. Sa i takon afrimeve, të kuqtë siguruan shërbimet e Christian Mba duke paguar 180 mijë euro tek Trepça ‘89, ndërkohë që Tirana afroi Kristal Abazajn duke i ofruar një kontratë të majme. Sa i takon lëvizjeve të tjera, Partizani mori krahas sulmuesit nigerian edhe Fabian Shahaj, Sabit Bilali, Mario Beshiraj e Remzifaik Selmani, ndërsa tek bardheblutë përveç Abazajt u prezantuan dhe Regi Lushkja e Rimal Haxhiu. Deri në këtë pikë të kampionatit, Partizani dhe Tirana duken dy skuadrat pretendentet për titullin kampion, ndërkohë që në merkaton e janarit mund të thuhet se kanë qenë në të njëjtin nivel. Dueli i tyre në merkato duket i ekuilibruar, ashtu siç pritet dhe lufta për titullin kampion.