Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Partizani e Tiranë bëjnë poker në kupë, sinjal për një derbi të zjarrtë të premten

Postuar: 26/09/2018 - 07:29

Kupa e Shqipërisë startoi dje ndeshjet e kthimit të turit të parë të saj në grupet përkatëse A dhe B, ku padyshim tërhoqi vëmendjen fakti se në fushë zbritën si fillim dy rivalët e kryeqytetit, Tirana e Partizani, me bekimin e Federatës Shqiptare të Futbollit që për shkak të ndeshjes derbi midis tyre të premten, kishte afruar ndeshjet në kupë me 24 orë. Natyrisht, në këtë raund nuk priteshin probleme as për Tiranën e as për Partizanin, pasi kishin fituar duelet e para respektivisht ndaj Ilirisë së Fushë-Krujës dhe ndaj Tërbunit, kështu që duelet e djeshme ishin sa për statistikë. Madje Tirana dhe Partizani i shfrytëzuan ndeshjet e djeshme sikur të ishin test prove në prag të duelit të madh të së premtes, për të parë forcën e skuadrave të tyre dhe për të aplikuar skema që mund të ndihmojnë në duelin e madh të 28 shtatorit. Dhe të kuqtë e bardheblutë nuk zhgënjyen, duke i fituar duelet e tyre me shifrat e njëjta 4-0. Këto fitore janë sinjal i fortë që të premten do të shohim një derbi të ndezur dhe një duel që ia vlen të shihet nga afër në stadium. Kuptohet, Tirana si pritëse ka avantazhet e veta, që mund të lidhen me praninë më të madhe të tifozëve në stadium, ndërkohë që të kuqtë do të shfrytëzojnë rastin, pasi janë liruar nga masat penalizuese të FSHF-së dhe do të jenë në stadium për sfidën e shumëpritur në derbi.

Ndeshjet dhe rezultatet

Partizani fitoi, po ashtu dhe Tirana. Kupa rezultoi një formalitet për të dyja, pasi kundërshtarët ishin shumë të dobët. Kështu, vetëm tre ditë para derbit të shumëpritur të kryeqytetit, Tirana dhe Partizani kanë zhvilluar provat gjenerale në ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, duke regjistruar që të dyja fitore me rezultatin e thellë 4-0. Kështu bardheblutë e Ze Marias, pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Ilirisë në Fushë-Krujë me rezultatin 1-4, sot kanë arritur të shënojnë sërish 4 gola, por këtë herë të mos pësojnë asnjë. Sentamu ka qenë në një formë mjaft të mirë, duke shënuar tre herë në pjesën e parë, ndërsa sulmuesi i rikthyer nga dëmtimi, Ngoo vulosi suksesin 4-0 dhe kualifikimin për më tej në Kupën e Shqipërisë. Nga ana tjetër, pas fitores minimale 0-1 në ndeshjen e parë në Pukë, sot Partizani arriti të shënojë plot 4 herë në portën e Tërbunit, ku protagonist ishte sulmuesi anësor shkodran Eraldo Çinari me një dopietë. Golat e tjerë për të kuqtë u shënuan nga shkodrani tjetër Rubin Hebaj dhe sulmuesi Jurgen Bardhi, ndërsa trajneri Skënder Gega mori një tjetër sinjal pozitiv nga skuadra e tij, në prag të derbit të shumëpritur të kryeqytetit. Tirana-Partizani do të luhet të premten në mbrëmje, në orën 19:45 dhe ka marrë vëmendje maksimale në median e shkruar dhe elektronike. Në këtë ndeshje do të shihen edhe kapacitetet e vërteta të të dyja skuadrave për objektivat e tyre për titull. Edhe pse derbet nuk ndikohen shumë nga përbërja e grupeve, gjendja e momentit në planin psikologjik apo renditja e ekipeve në klasifikim, duhet thënë se rezultati që do të prodhojë ky derbi do të jetë domethënës për vazhdimësinë e të dyja grupeve këtë sezon. Tirana do të kërkojë fitoren për të rikapur pozitat që ka aktualisht Partizani dhe për t’iu afruar ndjeshëm kryesuesve që janë Skënderbeu dhe Kukësi. Nga ana tjetër, Partizani do të synojë fitoren të premten për të kapur kreun e renditjes dhe për t’i dhënë një impuls moral ecurisë së tij këtë edicion. Me barazim do të jetë i kënaqur Partizani, i cili mban aktualisht pozicion më të mirë në klasifikim, plot 5 pikë më shumë se Tirana. Kurse bardhebluve u duhet me patjetër fitorja. Për më tepër, një humbje nuk është e pranueshme në asnjë kamp, veçanërisht për bardheblutë, të cilët mund të mbeteshin në zonën e rrezikshme të tabelës. Për të gjitha këto arsye, Tirana dhe Partizani do të synojnë maksimumin e tyre në duelin e 28 shtatorit në “Selman Stërmasi”. Ky derbi është domethënës për vazhdimësinë e sezonit, prandaj palët po e përgatisin me durim dhe me përkushtim maksimal.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/12/2018 - 10:32

Manchester United nuk ka humbur dhe kohë dhe menjëherë pas shkarkimit të Mourinhos, ka gjetur trajnerin e ri.
 
Drejtuesit kanë vendosur t’ia besojnë stolin një ish-legjende.

Postuar: 19/12/2018 - 07:46

Dy ditë më parë lajmi se Michael Schumacher kishte dalë nga gjendja e komës dhe mund të ecte bë

Postuar: 19/12/2018 - 07:19

Mançester Junajtid po përjeton një periudhë të trazuar, për shkak të pozitiva të dobëta në rendit

Postuar: 19/12/2018 - 07:17

Elseid Hysaj mbetet “as këndej e as andej”.

Postuar: 19/12/2018 - 07:16

Kategoria Superiore ka hyrë në një fazë interesante të saj, ku ekipet po përpiqen të bëjnë maksim

Postuar: 18/12/2018 - 20:04

Pas deklaratave të bëra nga Wanda Nara në emisionin “Tiki Taka” mbi Mauro Icardi-n (&

Postuar: 18/12/2018 - 19:25

Manchester United me një status në “Twitter” njoftoi sot ndërprerjen e marrëveshjes m