BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Sport

Partizani e Vllaznia me probleme, vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit, në krizë edhe Skënderbeu

Partizani e Vllaznia me probleme, vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e

Java e 31-të e Kategorisë Superiore dëshmoi edhe një herë tjetër se Egnatia është favoritja kryesore për titullin, pasi të dielën ajo mundi në duel direkt Partizanin, kampion në fuqi, i cili nuk po kalon komente të mira. Por nuk është vetëm Partizani, pasi edhe Vllaznia që ndodhet në vend të dytë në renditje ka pësuar disa rezultate zhgënjyese radhazi, duke mos e mbajtur ritmin me ekipin rrogozhinas e për pasojë është sot 6 pikë prapa. Kurse demat e kuq janë 9 pikë pas kryesuesve. Në këto rrethana, edhe pse kampionati ka edhe pesë xhiro deri në fund, duket se Egnatia do të shkojë në fazën “play-off” me avantazhe të dukshme në pikavarazh.

Statistikat

Interesante është ecuria e skuadrave të kreut në 5 xhirot e fundit. Kështu, Vllaznia që pati fazën e tretë më të mirë dhe që u pa si një skuadër që po marshonte drejt titullit, ngeci gjatë javëve të fundit dhe në 5 xhirot e fundit ka marrë vetëm 5 pikë, me një fitore, dy barazime e dy humbje. Madje, në katër xhirot e fundit nuk ka asnjë fitore, por vetëm dy pikë të grumbulluara. Edhe Partizani ka zhgënjyer, pasi në 5 xhirot e fundit ka siguruar vetëm një fitore, dy barazime e dy humbje, pra ka grumbulluar vetëm 5 pikë, ndaj dhe është distancuar ndjeshëm nga kreu. Ecuria e Partizanit dhe e Vllaznisë në këto pesë javë të fundit është identike. Përkundër tyre, Egnatia, e cila kishte mjaft probleme në fazën e tretë, në këto pesë javët e fundit ka mundur të marrë 7 pikë, duke pasur 2 fitore, një barazim e dy humbje. Pra, rrogozhinasit nuk kanë ecurinë më të mirë, por të paktën kanë marrë pikë më shumë se ndjekësit dhe rivalët kryesorë për titullin.

Më keq është Skënderbeu

Skënderbeu pati një ecuri të mirë dhe arriti të futet edhe në top-4 të renditjes, por skuadra korçare ka oscilacione në lojë e rezultate dhe nga vendi i katërt ra në vendin e 6-të. Në këto pesë javë të fundit Skënderbeu ka marrë vetëm 4 pikë, më pak se çdo skuadër tjetër e Superiores për këtë periudhë, duke pasur një fitore, një barazim e tri humbje. Madje në tri xhirot e fundit skuadra korçare ka mundur të marrë vetëm një pikë. Një ecuri e tillë e vë në rrezik ambicien e Skënderbeut për të qenë në “Final Four”, pra si vend i katërt në klasifikim.

Tirana, gjithashtu një ekip në krizë

Tirana është një tjetër skuadër që ka zhgënjyer në javët e fundit. Edhe pse fundjavën e kaluar fitoi me vështirësi ndaj Kukësit, 1-0, sërish bardheblutë mbeten jashtë top-4 të renditjes, pasi vendin e katërt e mori Dinamo. Bardheblutë kanë siguruar 8 pikë në xhirot e fundit, por kjo është e pamjaftueshme për ambiciet e skuadrës. Diferenca mes Egnatias kryesuese që ka 57 pikë dhe Tiranës së vendit të pestë me 43 pikë, është plot 14 pikë, në një kohë që kampionatit i kanë mbetur edhe 5 xhiro. Praktikisht Tirana duket jashtë titullit kampion. Ekipet që kanë ecur më mirë në 5 javët e fundit të kampionatit janë Dinamo Siti dhe Teuta, e para ka marrë 10 pikë, me 3 fitore, një humbje e një barazim, kurse Teuta ka 3 fitore e dy humbje.