BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Partizani fiton derbin me Tiranën dhe rihyn në garë për titull, bardheblutë janë “out”

Partizani fiton derbin me Tiranën dhe rihyn në garë për

Derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës, luajtur mbrëmë në “Elbasan Arena” në kuadër të javës së 15-të të Kategorisë Superiore, nuk zhgënjeu aspak, pasi pati rivalitet të fortë në fushë, por u shoqërua me ngjarje të dhunshme nga jashtë impiantit si pasojë e përplasjeve mes grupeve ultras të tifozerisë. Fitoi Partizani 1-0 që rikthehet si pretendent për titull, kurse Tiranës do t’i duhet një mrekulli për të rihyrë në lojë si pretendente, në të kundërt me humbjen e djeshme mund të quhet që tani e dalë nga objektivi kryesor. Fitore e kuqe në derbin e madh, një fitore që rikthen “demat” në garë dhe konfirmon si strateg trajnerin Ilir Daja por edhe luftën e drejtë të klubit për të fituar arbitrazhin me Çinarin, i cili dje rezultoi vendimtar me golin e tij të fitores.

Pjesa e parë

Tirana i dha shenjat e një këmbënguljeje më të madhe për ta fituar ndeshjen që në minutën e parë, kur blerja e bujshme e merkatos së dimrit, lojtari i Kombëtares, Taulant Seferi, vuri në provë portierin Alban Hoxha. Një gjuajtje e fortë e tij nga e majta detyron portierin të grushtojë në këndore. Deri në minutën e 10-të, Tirana ushtroi presing të l;artë, duke tentuar të shënojë sa më shpejt golin, por portieri Hoxha u tregua i vëmendshëm në të gjitha daljet e tij, duke i dhënë siguri ekipit. Të kuqtë nisën të mendojnë për sulmin pas minutës së 11-të, ku Solomon bëri përpjekjen e parë mes mbrojtësve por pa sukses. Në minutën e 15-të ishte Ernest Muçi, i cili, pasi merr një asist, driblon një mbrojtës, pozicionohet dhe gjuan, por topi përfundon mbi tra, duke shpërdoruar një rast të mirë. Të njëjtin shans pati në krahun tjetër sulmuesi Jasir Asani, në minutën e 18-të, por gjuajtja e tij ishte krejtësisht e gabuar. Nga minuta e 20-të deri në të 30-tën, Partizani shënjestrën në dy raste të mira portën e Tiranës, me anë të Brojës dhe të Asanit, por portieri Bekaj e bën si duhet detyrën e tij, duke evituar rrezikun. Pas minutës së 30-të loja bëhet e balancuar dhe të dyja skuadrat kujdesen për mbrojtjet, duke mos lënë shumë hapësira. Gjithsesi, Seferi do të shfaqej i rrezikshëm në zonë në minutën e 35-të, duke shmangur madje dhe portierin Hoxha, por çuditërisht goditja e tij nuk përfundon në rrjetë. Një minutë më pas Partizani pretendon penallti, pasi Kordeiro u përplas me portierin Bekaj, por për gjyqtarin Jorgji gjithçka ishte në rregull. Pjesa e parë mbyllet me Tiranën në sulm, ku Halili provon të japë asist për Seferin, por gjuajtja e këtij të fundit nuk ka saktësinë e duhur.

Pjesa e dytë

Fraksioni i dytë i lojës nis më vrullshëm për të kuqtë, të cilët rrezikojnë dy herë portën e bardhebluve, por as Solomon e as Asani nuk arrijnë ta shtyjnë topin në rrjetë. Në minutën e 52-të, pas një faulli të Bardhit, bëri të pasohej me kartonin e dytë të verdhë për futbollistin e skuadrës së kuqe, gjë që detyroi gjyqtarin Enea Jorgji ta nxjerrë me karton të kuq. 3 minuta më pas e njëjta gjë erdhi për Idriz Bathën, që mori kartonin e dytë të verdhë dhe la fushën me të kuqe. Pra sërish ekuilibër në fushë edhe në aspektin numerik. Ritmi i ndeshjes bie ndjeshëm dhe nga minuta e 60-të deri në të 79-ën nuk ka episode të vrullshme në fazën ofensive nga asnjë ekip. Rrjedha e ndeshjes do të ndryshonte me largimin e Asanit dhe futjen në fushë të Erald Çinarit, lojtari për të cilin Partizani u penalizua nga FIFA, por gjeti drejtësi në Arbitrazhin Sportiv të Lozanës. I sapofuturi në fushë realizoi golin e fitores për “demat” në minutën e 83-të, një gol që i dha emocionin e duhur ndeshjes. Trajneri Dede kishte hedhur pak më parë në fushë Vrapin në vend të Torasës dhe futbollisti bardheblu pati një rast ideal për të barazuar në minutën e 84-0t, por nuk ia doli dot. Tirana tentoi deri në fund të barazonte shifrat, por mbrojtja e Partizanit u tregua hermetike dhe mjaft e zonja për të mbajtur të paprekur portën e në fund të dalë prej stadiumit “Elbasan Arena” me 3 pikë të vlefshme që e ngjisin Partizanin në vend të dytë dhe si pretendent për titull, si rivali më i fortë i Vllaznisë në këtë rrugëtim.