BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Partizani fiton një tjetër duel me Tiranën, Olsi Rama prezanton superblerjen “Buba”

Partizani fiton një tjetër duel me Tiranën, Olsi Rama prezanton

Partizani po shfaqet gjithnjë e më shumë si një skuadër pretendente për titullin, pavarësisht se Vllaznia është shkëputur shumë përpara, me 9 pikë avantazh nga ndjekësit. Sidoqoftë, “të kuqtë” kanë bërë një merkato cilësore dhe prurja e fundit është vërtet e goditur. Bëhet fjalë për sulmuesin Ferhan Hasani, lojtar i sprovuar sidomos me Shkëndijën e Tetovës. Këtë lojtar e kishte “zyrtarizuar” Tirana, por në momentin e fundit duket se atë e ka bindur projekti i kuq. Ferhan Hasani tani flet si “Dem i Kuq”. Sulmuesi 30-vjeçar, pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, tentoi të mbante një profil të ulët gjatë prezantimit, duke theksuar se është si gjithë futbollistët e tjerë dhe do t’i duhet pak kohë të arrijë formën e tij më të mirë. “Kampionatin shqiptar e njoh mirë, pasi e kam ndjekur prej kohësh. Që kur kemi nisur bisedimet, kam filluar ta ndjek edhe me shumë. Sa i përket anës sime, se nuk kam ndeshje në këmbët, dua të saktësoj se do të jem këtu për një kohë të gjatë. Do të bëj më të mirën në stërvitje për të arritur formën. Si do të shkojë ky bashkëpunim nuk e di, atë do ta tregojë koha. Unë nuk do të jem ndryshe nga futbollistët e tjerë. Ju lutem, mos më trajtoni ndryshe. Edhe Rama e tha më herët; kemi pasur bisedime, të cilat kanë qenë të shkëlqyera. Kam pasur dëshirë, që të luaj në Shqipëri. Jam shumë i lumtur që sot jam këtu. Kam pasur dëshirë të bashkohesha me Partizanin. Sulmi i Partizanit? Të them të drejtën nuk e kam diskutuar këtë pjesë. Do ta vendosë trajneri se ku do të luaj dhe nëse do të luaj apo jo. Do të jap maksimumin për ekipin. Është pozitive që ish-shokët e skuadrës sime te Shkëndija kanë ardhur në Shqipëri. Kjo do të thotë se futbolli shqiptar është në nivele të larta. Ka qenë lart, por me ardhjen e lojtarëve cilësorë shtohet më shumë cilësia. Ardhja e tyre tregon shumë për kampionatin shqiptar. Është një kampionat i fortë dhe jo si në Maqedoni. E shikoj vetën aty ku do trajneri. Mendoj se jam një lojtar si gjithë të tjerët. Do të jap maksimumin për arritjen e objektivave. Nëse dalim kampionë apo jo, le t’ia lëmë kohës”, theksoi ai më pas tregon personin që e bindi të zgjedhë fanellën e kuqe e jo atë bardheblu. “Kur kishte zëra për kalimin tim te Tirana, Cuculi më mori në telefon dhe më tha se do të bëja zgjedhjen e gabuar. Më tha të zgjidhja Partizanin dhe jo Tiranën. A jam gati për debutim? Nuk e di, të them të drejtën, por do të shikojmë si do të jetë gjendja. Janë gjëra të trajnerit dhe stafit teknik”, shtoi ai.

Olsi Rama: Buba erdhi vetë, nuk e donte Tiranën

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, foli para gazetarëve për afrimin e Ferhan Hasanit, teksa zbuloi se iu deshën vetëm 10 minuta për ta bindur. “Nuk ka qenë e vështirë, madje ishte e lehtë, kjo për shkak se u puqën objektivat tanë. Jemi ulur, kemi folur vjet, dhe u bëmë miq. Nuk e mendova në asnjë moment t’i bëja ofertë. Këtë vit natyrshëm që duhet të bashkohej me Partizanin. Prania në derbi mund të ketë ndikuar pak, pasi derbi ndihet edhe pa tifozë. Ndoshta e bëri më të lehtë edhe për mua t’i bëja ofertë. Diskutimi ynë zgjati 10 minuta, jo më shumë. Çdo afrim që bëj pretendoj dhe shpresoj të jetë vlerë e shtuar për ekipin. Nuk dua të ndalem tek emra të përveçëm, do të ishte mungesë respekti për të tjerët. CV-ja e tij flet vetë dhe ai mendoj se ka dëshirë t’ia lërë fushës përfundimet. Sigurisht është kënaqësi të prezantosh një afrim të tillë, gjithmonë me shpresën se rezultatet do të jenë pozitive”, theksoi Rama. Më pas komentoi afrimin e Hasanit si përforcim cilësor. “Nuk ishte e nevojshme të shikonim në programe, pasi e kemi parë në vazhdimësi te Shkëndija. Kemi parë edhe ato që ka arritur jashtë Ballkanit. Nuk kishte shumë për të parë. U bazuam te cilësitë e tij si lojtar, por më shumë te cilësitë si njeri. Sjell në ekip një personalitet për t’u admiruar dhe shpresoj të na rritë të gjithëve. Daja e ka ndjekur, Pollozhani e ka pasur në ekip. Nuk ka nevojë të prezantojmë më shumë vlerat morale të “Bubës”, veç atyre sportive, që shihen. Nuk ia morëm Tiranës Ferhan Hasanin, ai ka ardhur te ne. Kur ata po diskutonin, nuk kemi ndërhyrë. Ishte zgjedhja e tij për të ardhur te Partizani. Ishte shumë i natyrshëm dhe i thjeshtë diskutimi me të. Shpresojmë të përsërisim fitore në derbi, këtë herë me Hasanin në fushë”, nënvizoi drejtori i Partizanit, Olsi Rama.