BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Sport

Partizani i feston 55-vjetorin, por e ardhmja e Dajës në krye të “demave” varet nga derbi

Partizani i feston 55-vjetorin, por e ardhmja e Dajës në krye të

Të hënën në mbrëmje, në stadiumin “Air Albania”, do të luhet derbi i parë i sezonit, kryendeshja Tirana-Partizani, e cila përkon çuditërisht, njëlloj si sezoni i kaluar në kuadër të javës së gjashtë të Superiores. Do të jetë një ndeshje e madhe, ndërmjet dy skuadrave që mbajnë emër të madh në futbollin shqiptar, praktikisht klasikja e vërtetë e futbollit tonë. Të dy kampet duan maksimumin dhe kanë nisur përgatitje të ethshme për këtë mbrëmje, duke dashur që të vënë “vulën” e tyre në këtë derbi. Natyrisht, derbi i kalon të gjitha ndeshjet për nga emocioni, rëndësia e rezultatit dhe natyrisht pritshmëritë e skuadrave, por këtë herë si trajneri Ilir Daja i Partizanit, ashtu dhe Orges Shehi i Tiranës, kanë pretendime për fitore dhe e duan me çdo kusht trepikëshin e këtij takimi. Tirana vjen me moral të lartë pas fitores ndaj Tetës, një duel direkt për kreun, kurse të kuqtë nuk kanë regjistruar asnjë fitore deri tani në kampionat. Kanë vetëm 4 pikë nga 5 ndeshje të luajtura, pra kanë regjistruar një humbje e katër barazime dhe presioni në radhët e skuadrës dhe tek stafi teknik është i madh. Trajnerin Daja duket se e shpëton në krye të pankinës së Partizanit vetëm fitorja në derbi dhe duket se ky është kushti i vendosur nga klubi. Por më parë Partizani ka menduar të motivojë skuadrën dhe stafin.

Festa e ditëlindjes

Të kuqtë nuk kanë fiksuar ende fitoren e parë në kampionat, por entuziazmi i “demave të kuq” nuk vihet në diskutim. Këtë entuziazëm e shpreh më së miri vëmendja që klubi i kushtoi dje trajnerit dhe disa prej lojtarëve kryesorë të grupit. Kështu, trajneri Ilir Daja është surprizuar nga stafi teknik dhe lojtarët e Partizanit para nisjes së seancës stërvitore të së mërkurës, me rastin e 55 vjetorit të ditëlindjes së tij. Trajneri i Partizanit u urua live para mediave nga futbollistët dhe anëtarët e stafit me Dajën që shpreson që dhuratën e vërtetë ta marrë në derbin e së hënës ndaj Tiranës në “Air Albania” aty ku Partizani do të kërkojë fitoren e parë për këtë sezon. Edhe kapiteni dhe portieri Alban Hoxha festoi faktin që arriti kuotën e 300 ndeshjeve me fanellën e Partizanit, ndërkohë që trajneri dha një intervistë të shkurtër pas festës. “ Ndihem si në ditën e parë kur kam nisur punën si trajner, është një jetë e mbushur me futbollin. Dhuratat i kemi javë për javë pas çdo ndeshjeje. Dhuratën e vërtetë të 55-vjetorit shpresoj ta marr në derbi. Shpresoj që sfida ndaj Tiranës të jetë ndeshja e kthesës për ne”, theksoi trajneri Ilir Daja.

Derbi, shansi i fundit për Dajën

Duke parë ecurinë e këtyre 5 javëve të para nuk ka nevojë për koment që Partizani e ka nisur keq këtë kampionat, madje shumë keq, me vetëm katër pikë në 5 ndeshje. Duhet thënë se sulmi është treguar katastrofë e vërtetë, por ama mbrojtja është mirë dhe Partizani është një prej skuadrave me prapavijën më të mirë në Superiore. Problemi i skuadrës ka qenë moskoordinimi si duhet i reparteve dhe mungesa e saktësisë në finalizim. Jo vetëm kaq, por Partizani ka luajtur me ekipet e forta dhe i parë në këtë kuadër, Tirana do ta ketë pisk ndaj “demave”. Megjithatë, mbetet të shihet ecuria e derbit, por nëse nuk e fiton këtë ndeshje, trajneri Daja edhe mund të tërhiqet nga pankina e të kuqve.