Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Partizani i frikshëm në Kavajë, mund Besën dhe merr kreun

 Partizani i frikshëm në Kavajë, mund Besën dhe merr kreun

Postuar: 22/09/2013 - 10:34

Partizani nuk është i dobët, përkundrazi, fiton atëherë kur të gjithë mendojnë se ka marrë fund. Zhvillimet në klub me ndërrimin e presidentit pritej të sillnin një etapë luhatjeje, por ndodhi që ardhja e presidentit Gazment Demi të startojë me fitore dhe në skuadër. Kështu, të kuqtë e Partizanit fituan dje me rezultatin 1-0 në Kavajë, përballë një Bese që këtë fillim edicioni nuk dihet se ku është. Por jashtë dobësisë së Besës, Partizani e meritoi trepikëshin, duke treguar vlera në fushën e lojës. Nuk ishte një nga ato lojërat më të bukura të skuadrës në këto katër javë kampionat, por rezultati që ka dhe më shumë rëndësi ishte në favor të kryeqytetasve dhe Partizani ia doli të marrë tri pikë të rëndësishme që e afrojnë me kreun ose më saktë e mbajnë në grupin e kryesuesve. 

Ndeshja

Skuadra kryeqytetase u mjaftua nga një gol të Aldon Mitrajt për të thyer Besën në stadiumin e boshatisur të Kavajës. Pas barazimit 2-2 në “Qemal Stafa” me Bylisin, duket se Hasan Lika i kishte marrë masat për të hedhur në fushë një ekip më të kujdesshëm në mbrojtje. Ndeshja nisi e vrullshme me aksione nga të dyja krahët por sinjalin e parë të vërtetë e dha Besa në minutën e 28-të pas një aksioni të rrezikshëm që u bllokua nga mbrojtësi kosovar Krasniqi. 7 minuta më vonë, kapiteni i skuadrës kavajase, Erand Hoxha kishte rastin më të mirë për të zhbllokuar sfidën, ndërsa Thana kundërpërgjigjet me një goditje të gabuar nga jashtë zonës. Pjesa e parë u mbyll me një tjetër aksion të pakonkretizuar nga Besa, pasi Sefa nuk arriti të shënjestronte si duhet portën e Hoxhës. Në pjesën e dytë, i sapofuturi në lojë, Hoxha nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë duke gabuar shënjestër pas një paqartësie në zonën e kuqe, ndërsa Partizani rrezikoi seriozisht me sulmuesin serb Vladimir Buaç. Skuadra e Likës u çlirua psikologjikisht duke kthyer sytë nga sulmi. Në minutën e 59-të, mbrojtësi Demiri i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes kundërshtare por gaboi në finalizim, ndërsa Mitraj përfitoi nga pasiguria e kavajasve në mbrojtje, duke devijuar topin në rrjetë. Minutat në vijim folën vetëm për kryeqytetasit që përfituan edhe nga shpërbërja taktike e skuadrës së Artan Mërgjyshit. Besa pas kësaj humbjeje vijon të mbetet e fundit në tabelë me vetëm një pikë në katër ndeshje, kurse Partizani shkon në shtatë pikë, po aq sa Teuta e vendit të parë.

Ndeshjet e tjera

Kryendeshje e kësaj jave do të jetë ajo që luhet në “Qemal Stafa” midis Tiranës e Skënderbeut. Korçarët vijnë nga një dështim i rënë në fushën e tyre në mesjavë ndaj Kukës it, ku humbën 1-3, ndërsa Tirana zhgënjeu në Shkodër ku u mund nga Vllaznia 2-0. Të dyja dëshirojnë trepikëshin, por gjasat më të mira për fitore i kanë miqtë nga Korça, nisur nga përbërja më cilësore e Skënderbeut. Një tjetër takim i fortë është ai midis Kukësit e Teutës, që do të luhet në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Kuksianët janë me moral të lartë pas shpartallimit të Skënderbeut kampion në fuqi dhe duke qenë se Teuta mban kryesimin e dëshirojnë dhe më shumë ndaljen e saj. Mbetet një ndeshje e hapur por të dyja skuadrat, me Kukësin të avantazhuar nga fusha dhe nga përbërja cilësore e grupit. Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 29

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2018 - 14:14

Ai është katër herë kampion në sportin e Wrestling, por që fatkeqësisht i duhet që të largohet prej tij.

Postuar: 23/10/2018 - 11:31

Skuadra e Interit po kalon momente të mira këtë sezon në garat si brenda Italisë ashtu edhe ato e

Postuar: 23/10/2018 - 10:37

Cristiano Ronaldo doli dje në një konferencë për shtyp para mediave, ku foli për sfidën e ditës s

Postuar: 23/10/2018 - 07:37

 Lionel Messi pritet të jetë jashtë fushave rreth tri javë pasi ka thyer bërrylin gjatë ndes

Postuar: 23/10/2018 - 07:18

Ylli brazilian i Paris Saint Germain, Nejmar, mësohet se kishte kërkuar të rikthehej në Barcelonë

Postuar: 23/10/2018 - 07:17

Flamurtari mori një fitore të çmuar 1-0 mbrëmjen e djeshme në Vlorë përballë Tiranës, në një taki

Postuar: 22/10/2018 - 22:56

 Akuzat për përdhunim duket se nuk kanë ndikuar aspak në humorin e Cristiano Ronaldos.