BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Sport

Partizani i shqetësuar para derbit me Tiranën, dëmtohet Kaçe dhe dy lojtarë të tjerë titullarë

Partizani i shqetësuar para derbit me Tiranën, dëmtohet

Partizani dhe Tirana do të përballen të hënë në mbrëmje në stadiumin “Air Albania” në kuadër të javës së gjashtë të Kategorisë Superiore. Do të jetë dueli i parë derbi për këtë sezon dhe kjo merr rëndësi të veçantë, ndërkohë që duhet thënë se situata në të dy kampet është elektrizuese. Në të vërtetë Tirana vjen nga një fitore e bujshme me përmbysje ndaj Teutës dhe shihet pretendente për fitore, kurse Partizani, zhgënjyes në pesë javët e para, me katër barazime e një humbje, pra pa asnjë fitore, synon të shfrytëzojë derbin për të kaluar ngërçin e rezultateve dhe për t’u rikthyer në garë si pretendent me potencial të lartë. Nuk dihet ekzaktësisht se cili nga grupet është më cilësorë, pasi në ndeshje të tilla derbi nuk kanë vlerë pozitat në klasifikim, gjendja e grupeve, kualitetet etj, pasi shpesh ndeshje të nivelit të tillë midis dy “armiqve” të vjetër” vendosen nga episodet dhe euforia e tifozerive. Por duhet pranuar se në prag të këtij derbi, Partizani ka dobësi që lidhen me gjendjen e grupit dhe dje u konfirmua se do të ketë mungesa të rëndësishme, midis të cilëve dhe mesfushori Ergys Kaçe.

Daja optimist, por mungesat ndikojnë

Pranohet që trajneri Ilir Daja në telashe në prag të derbit ndaj Tiranës. Mesfushori i ardhur me bujë gjatë merkatos së verës, Ergys Kaçe nuk do të jetë gati, pasi ka një dëmtim dhe ndaj Kukësit sakrifikoi, por stafi mjekësor ka këshilluar që të mos bëhet e njëjta gjë me Tiranën, pasi rrezikon një dëmtim më të rëndë. Kaçe është një mungesë vërtetë e rëndësishme për ‘të kuqtë”, pasi ka eksperiencën dhe cilësitë e duhura për të bërë diferencën në sfida të tilla, megjithatë telashet më të mëdha trajneri Ilir Daja i ka në sulm. Kështu braziliani Lukas Kardoso ka dëmtuar shpatullën në sfidën ndaj Kukësit dhe do t’i nënshtrohet një operacioni, që pritet ta mbajë larg fushave të lojës deri në fund të vitit, ndaj mungesa e tij në derbi klasifikohet si e sigurt. Edhe Tedi Cara nuk është stërvitur me skuadrën për shkak të një tërheqjeje muskulore dhe prania e tij në derbi është thuajse e pamundur, megjithatë në dy ditët e ardhshme trajneri Daja do të bëjë vlerësimet e duhura, për ta pasur të paktën në pankinë. Në rrethana të tilla, tekniku i “të kuqve” do të duhet të bazohet vetëm te Stenio Junior dhe Andrija Filipoviç, për sulmin, por me kroatin që ka luajtur shumë pak dhe duket se nuk e ka bindur ende trajnerin Daja për cilësitë e tij. Në një kohë kur mungon ende fitorja e parë sezonale dhe përballë është rivali më i urryer, trajneri Ilir Daja do të duhet t’i bëjë llogaritë edhe me fatin e keq, pasi do të duhet të bëjë pa tre nga futbollistët që kanë marrë më shumë minuta në këto javë të para.

Stadiumi

Sipas informacioneve të para, pritet një stadium i mbushur thuajse plotësisht të hënën në mbrëmje, pasi shitja e biletave ka ecur mirë dhe në të dy kampet shpresojnë tek mbështetja e tifozerive të tyre. Natyrisht, në këtë ndeshje derbi do të ketë edhe përfaqësues të UEFA-s, që do të monitorojnë situatën nga afër, pasi në ndeshjen me Poloninë u shfaqën probleme dhe UEFA kërkon siguri për finalen e madhe të Conference League në maj 2022. Pra ky derbi është i veçantë edhe në këtë aspekt.