BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja me koronavirus janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të
x

Sport

Partizani jep lajmin: Dy lojtarët tanë pozitiv me COVID-19, ja cilët janë (Rrezikohet derbi me Tiranën)

Partizani jep lajmin: Dy lojtarët tanë pozitiv me COVID-19, ja

Klubi i Partizanit ka konfirmuar se dy futbollistët Deian Boldor dhe Besnik Ferati kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19.

“FK Partizani njofton se dy prej pjesëtarëve të ekipit Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv. Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë asnjë lojtar dhe pjesëtar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma. Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Insituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesën tjetër të skuadrës dhe stafit”, thuhet në njoftim.