BREAKING NEWS

Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit të Ekspertëve: Duke nisur nga nesër do të...

Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit
x

Sport

Partizani ka grupin më racional të Superiores, Daja: Të nisë puna me rinovimet

Partizani ka grupin më racional të Superiores, Daja: Të nisë

Partizani është skuadra më racionale e kampionatit këtë edicion të Kategorisë Superiore. Edhe pse ndodhet në vend të dt, tri p[ikë më pak se Vllaznia kryesuese, skuadra e kuqe ia ka dalë të marrë maksimumin nga një grup normal në garë. Ajo që e ka bërë të veçantë Partizanin këtë edicion është grupi, harmonia e tij dhe natyrisht puna e shkëlqyer e trajnerit Ilir Daja. “demat” nuk kanë kualitetet e Kukësit dhe të Teutës, por kanë një ekip kompakt që merr maksimumin në lojë dhe falë efikasitetit të skuadrës, racionalitetit të saj në shumicën e ndeshjeve të luajtura deri tani, ia ka dalë të mbajë ritëm shumë të lartë rivaliteti dhe të pretendojë fitoren në të dy kompeticionet, si në kupë dhe në kampionat. Kjo punë e mirë që ka nisur tek të kuqtë me trajnerin Daja duhet të vazhdojë dhe ishte vetë trajneri dje, në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjeve të radhës, ku “demat” përballen me Apoloninë, që insistoi që klubi të niste me rinovimet, në mënyrë që grupit t’i jepej garanci. Në fakt, trajneri Daja nuk foli vetëm për rinovimet, por edhe për probleme të tjera që shqetësojnë Partizanin, si dhe përgatitjen e duhur psikologjike për të përballuar sfidat që vijnë, ku dukshëm të kuqtë synojnë titullin kampion, një objektiv që e përmend shpesh trajneri Daja, por edhe drejtori i përgjithshëm i klubit të Partizanit, Olsi Rama, i cili, po ashtu, është në një linjë me presidentin e ekipit, Gazment Demi. “Përveçse do të mendojmë për rinovimet, do ta përforcojmë grupin në vendet që na duhen. Kemi kohën e duhur. Për të ndërtuar një ekip me pretendimet që ka Partizani, duhet të nisë puna deri tani. Javën para derbit, së bashku me drejtorin dhe stafin do të ulemi për të bërë të mundur rinovimet për vazhdimësinë. Asnjë i dëmtuar nuk rikuperohet për Apoloninë”, u shpreh Daja. Edhe pse në radhët e skuadrës ka një numër të konsiderueshëm lojtarësh që kanë ardhur në merkaton e dimrit, duket qartë se diferencën e bëjnë futbollistët që ishin më parë në skuadër dhe kanë kontribut në këtë situatë pozitive që po kalon klubi. Natyrisht, Partizani synon trofetë në kampionat e kupë dhe për të përmbushur objektivat e tij do të duhet të mbajë një raport të mirë me të gjithë dhe klubi po punon në vijimësi për të qenë kompetitiv në të dy frontet.

Apolonia e vështirë, por Partizani s’ka ndërmend të ndalet

Trajneri i Paretizanit, Ilir Daja, u shfaq optimist para gazetarëve në prag të përballjes me Apoloninë. Trajner i Partizanit tha se së shpejti do të nisi procesi i rinovimit të kontratave. “Kemi luajtur mirë dhe na kjo jep garanci për të ardhmen. Ky vit ka qenë me rezultate goxha të mira për ne. Mendojmë se jemi në gjendje të mirë, por nuk ka ndeshje të lehta. Nuk duhet ta gjykojmë kundërshtarin nga pozicioni në tabelën e klasifikimit. Në fillim të këtij viti kemi barazuar në Elbasan ndaj Apolonisë”, theksoi ai. “Jemi mirë edhe psikologjikisht. Kemi dhe gjendje të mirë fizike. Duhet ta vlerësojmë Apoloninë siç vlerësojmë çdo kundërshtar që është rivali ynë direkt për objektivat që kemi. Në fund fare çdo ndeshje vlen tri pikë. Jemi ekipi që kemi shënuar më shumë gola deri tani, por duhet të jemi më cinikë përpara portës. E rëndësishme është të krijojmë raste, sepse golat vijnë”, theksoi ai. Më pas trajneri i skuadrës së kuqe foli për gjendjen e ekipit dhe superioritetin e saj moral në kampionat, një element që e quajti armë të fortë të ekipit të tij dhe vetë Partizanin një skuadër në rritje. “Kemi bonus psikologjik, sepse i bëjmë llogaritë me Partizanin, jo me të tjerët. Në fazën e parë deri në këtë javë kishim 5 pikë, në të dytën 6, ndërsa në këtë fazë kemi 7 pikë të grumbulluara, që do të thotë që, përveç se kemi pasur një qëndrueshmëri gjatë gjithë kohës, kemi mbajtur vendin e dytë për kohë të gjatë dhe kemi më shumë pikë dhe lojë më të mirë”, nënvizoi më tej trajneri Daja.