BREAKING NEWS

“Do bëj revolucion…”/ Avokati zbulon shifrën marramendëse: Ja sa miliona euro duhet të kthejë familja Berisha

“Do bëj revolucion…”/ Avokati zbulon shifrën
x
BREAKING NEWS

“Jo vetëm Rama”/ Gazetari plas deklaratën e bujshme: McGonigal ka takuar edhe politikanë të tjerë, mes tyre edhe...

“Jo vetëm Rama”/ Gazetari plas deklaratën e bujshme:
x
BREAKING NEWS

Luftë në kufi më Shqipërinë? Ish-kryeministri bullgar bën paralajmërimin e fortë dhe zbardh planin e presidentit rus: Putin po përgatit një konflikt të frikshëm në...

Luftë në kufi më Shqipërinë? Ish-kryeministri bullgar
x
BREAKING NEWS

"Është një kërcënim global"/ Ngrihet alarmi: Një ngjarje katastrofike do të godasë botën në 2 vjet

"Është një kërcënim global"/ Ngrihet alarmi:
x
BREAKING NEWS

“Ka surpriza”/ Gazetari plas deklaratën ‘bombë’: Rama nuk pritet më zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë

“Ka surpriza”/ Gazetari plas deklaratën
x
BREAKING NEWS

U prangosën për trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë, GJKKO konfirmon masat e sigurisë për 15 të arrestuarit. Zbardhet vendimi

U prangosën për trafik droge mes Shqipërisë dhe
x
BREAKING NEWS

Kërcënohet me jetë Artan Hoxha pasi nxori audio-përgjimin nga masakra e “21 janarit”, gazetari zbulon prova të reja, rëndohen pozitat e Sali Berishës

Kërcënohet me jetë Artan Hoxha pasi nxori audio-përgjimin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po e pret Ramën? Skandali ‘McGonigal’, zbulohet lëvizja e minutave të fundit nga grupi i Alibeajt (Foto)

Çfarë po e pret Ramën? Skandali ‘McGonigal’,
x

Sport

Partizani ka shanse të kthejë ish-sulmuesin e tij, Çinari

Partizani ka shanse të kthejë ish-sulmuesin e tij, Çinari

Partizani ndodhet në vend të parë të renditjes së bashku me Tiranën, nga 22 pikë secili, por që të fitohet titulli kampion kërkohet një përforcim që të bëjë diferencën. Dhe të kuqtë kanë nevojë për përforcim në repartin sulmues. Xhuliano Skuka është i vetmi lojtar, i cili është ngritur në nivelin e kërkuar, ndërkohë që të tjerët nuk kanë ndihmuar sa duhet. Për pasojë, Partizani mësohet se do të ndërhyjë në merkaton e dimrit për të bërë blerjen e nevojshme. Në kampin e kuq po shihet si mundësi rikthimi i shkodranit, Eraldo Çinari. Mësohet se Partizani dhe shkodrani janë në tratativa për një rikthim të mundshëm pas një sezoni e gjysmë të ndarë. Vullneti i të dyja palëve ekziston, megjithatë për ta parë të realizohet kjo marrëveshje duhet pritur janari, kur edhe mund të zyrtarizohet gjithçka. Në fakt, Çinari ka edhe më shumë se një vit e gjysmë kontratë me Samsunsporin në Ligën e Parë turke, por trajneri dhe stafi teknik nuk e kanë aspak në plane, madje sulmuesi në këtë sezon, megjithëse është nën kontratë dhe po stërvitet me turqit, nuk është federuar për të luajtur në kampionat. Ndeshja e fundit si titullar e Çinarit me fanellën e Samsunsporit daton më 1 dhjetor të vitit të shkuar, ndërsa më 20 maj 2022 është aktivizuar në një ndeshje nga stoli për herë të fundit. Referuar asaj që shkruajnë mediumet sportive, nuk dihet se me çfarë formule Çinari do të firmosë me Partizanin, por shanset më të mëdha janë që të vijë si lojtar i lirë. Ai kërkon të luajë e të kthehet në ditët e dikurshme. Siç dihet, Partizanit iu desh të mos bënte merkato për një sesion në verën e vitit 2020 për shkak të parregullsive të transferimit të Çinarit. Në rikthimin e tij në janar 2021 pas pezullimit, shkodrani ishte spektakolar dhe e ndihmoi shumë skuadrën e Dajës, por u largua në verë. Por problemet mes klubit e lojtarit janë sheshuar dhe nëse Skuka largohet duhet që Partizani ta kthejë me patjetër Çinarin.