Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Partizani kap kreun e Superiores, Flamurtari në krizë dhe Daja rrezikon shkarkimin

Postuar: 22/09/2018 - 07:29

Partizani është ekip për titull. Mund ta themi me gojën hapur këtë pas fitores së djeshme që “demat” korrën ndaj një rivali direkt, siç është Flamurtari, një fitore që e ngjiti automatikisht skuadrën e kuqe në krye të renditjes me 10 pikë, po kaq sa Skënderbeu, por me korçarët që kanë një ndeshje për të luajtur. Partizani mposhti në “Selman Stërmasi” Flamurtarin me shifrat 2-0, duke u konfirmuar si skuadër në rritje sportive, ndërsa Flamurtari pëson disfatën e dytë radhazi, me të njëjtat shifra si një javë më parë, duke u zhytur në krizë dhe duke vënë në rrezik serioz pankinën e trajnerit Ilir Daja. Mbi të gjitha, kjo ndeshje vërtetoi se Partizani ka një grup që për herë të parë funksionon si skuadër e fortë, mbrohet mirë, është racional në veprime

Ndeshja

Në  minutën e 17-të pati një harkim në zonë për Bushiç i cili ul sferën mirë, por Belica i largon topin nga këmbët para se të gjuante në portë. Një minutë më pas, pra në të 18’, Koliçi shpëton skuadrën e Flamurtarit. Asani nga e majta gjuan në kuadrat, por sfera ndalet nga portieri i vlonjatëve, i cili korrigjon gabimin e mbrojtjes së skuadrës së tij për të shpëtuar portën. Sërish në një moment të dytë, në përpjekjen e Partizanit për të gjetur rrjetën, Koliçi u tregua vendimtar me ndërhyrjen e tij. ishin 20 minuta mjaft të dobëta të Flamurtarit në fushën e lojës dhe Partizani e shfrytëzoi mjaft mirë këtë moment, duke ushtruar presion të fortë në sulm, si nga krahët dhe në qendër, ku padyshim më i rrezikshmi u shfaq Jasir Asani, në një ditë perfekte. Në minutën e 21-të vjen dhe goli për të kuqtë, i shënuar nga Mensah. Asani gjen mirë sulmuesin i cili shfaqet i vetëm para portës pasi kalon Sirgi dhe me një parabël fantastike kalon Koliçin, duke shënuar golin për Partizanin. Entuziazmi në tribuna dhe festa e “demave”, bashkë me trajnerin Gega që “fluturoi” nga gëzimi, ishin të ligjshme. Epërsia e golit i dha avantazh psikologjik skuadrës së Gegës, e cila nisi të menaxhonte si duhet avantazhin e golit. Edhe në minutat në vazhdim Partizani vijoi ta dominojë lojën, sidomos me aksionet kundërsulmuese. Midis minutës së 25-të dhe 35-të pati mjaft ndërhyrje të ashpra në fushë, por gjyqtari Cjapi e menaxhoi mirë takimin. Pas minutës së 35-të Flamurtari mori frenat e lojës në dorë dhe nisi të sulmonte furishëm nga krahët. Torasa dhe Alvesh përpiqen të çajnë në zonë, të ndihmuar dhe nga Idriz Batha. Por Bushiç mbeti i izoluar nga mbrojtësit vendas. Por kundërsulmi i Partizanit mund të kishte qenë “vrastar” në minutën e  38-të pasi Asani u shfaq i lirë në zonë, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë. Në minutën e fundit të pjesës së parë Flamurtari iu afrua golit të barazimit, por goditja finale e Bathës u pengua nga mbrojtësit. Në pjesën e dytë Flamurtari u përpoq me të gjitha mënyrat për ta ndryshuar rrjedhën e ndeshjes, por hasi në një mur të ngjeshur mbrojtës të Partizanit, e cila e disiplinuar faktikisht dhe fizikisht në lartësinë e duhur nuk u dha hapësira vlonjatëve të rrezikonin. Batha, Alvesh dhe Pollozhani u përpoqën të çanin në qendër të mbrojtjes, por asnjëri prej tyre nuk ia doli të sigurojë ndonjë rast për të qenë. Edhe ato pak momente dilemash që u shfaqën në zonën e kuqe i zgjidhi si duhet portieri Alban Hoxha. Ndërkohë, kundërsulmet e të kuqve ishin gjithmonë rrezik për ekipin vlonjat, pasi Asani, Trashi dhe bardhi shfaqnin panik në mbrojtjen mike sa herë kapnin topin. Në 5 minutat e fundit të takimit Flamurtari u hodh i gjithi në sulm, në kërkim të golit të barazimit. Madje e shtrëngoi Partizanin në mblidhet i gjithi në zonë, por në një kundërzbritje të shpejtë Bardhi fiton një goditje dënimi, në hyrje të zonës, e cila rezultoi fatale për vlonjatët. Madje ishte pikërisht një vlonjat, Bruno Telushi, që goditi saktë, duke mposhtur portierin Koliçi dhe duke vulosur fitoren e Partizanit 2-0. Të kuqtë me këtë fitore ngjiten në krye të renditjes me 10 pikë, kurse Flamurtari mbetet në vend me 7 pikë, tashmë në krizë dhe me trajnerin Ilir Daja që rrezikon shkarkimin.

 

Ndeshjet, java 5

Të premten

Partizani-Flamurtari    2-0

Të shtunën

Luftëtari-Teuta

Skënderbeu-Tirana

Të dielën

Kastrioti-Laçi

Kukësi-Kamza

 

Renditja

Skënderbeu     10

Partizani          10

Flamurtari        7

Kukësi             7

Laçi                 6

Kamza             6

Teuta               5

Tirana              4

Kastrioti          3

Luftëtari          0

Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/02/2019 - 07:29

Ai e nisi sezonin me shkëlqim tek Xhenoa dhe tani është bërë ylli i ri i Milanit. Gjashtë gola në pesë ndeshjet luajtura kanë bërë të harrohet shumë shpejt argjentinasi Gonzales Higuain.

Postuar: 21/02/2019 - 07:27

Liga e Kampioneve dhuroi mbrëmë emocione të forta dhe spektakël, ku padyshim kryendeshja Atletiko

Postuar: 21/02/2019 - 07:26

Një nga futbollistët që po bën bujë gjatë ditëve të fundit është sulmuesi Kristal Abazaj, i cili

Postuar: 21/02/2019 - 07:25

Mbrojtësi shkodran, Elseid Hysaj, nuk është e thënë të gjejë qetësi tek Napoli këtë edicion.

Postuar: 21/02/2019 - 07:24

Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi të shqyrtojë fenomenet negative

Postuar: 21/02/2019 - 07:23

Teuta është në vend të dytë për momentin në Kategorinë Superiore.

Postuar: 20/02/2019 - 22:58

 Atletico Madrid ka treguar dhëmbët në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të UEFA Champions