BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Partizani kërkon shkëputjen e madhe, Lerda i kënaqur me grupin

Partizani kërkon shkëputjen e madhe, Lerda i kënaqur me grupin

Partizani mban kreun e Superiores dhe është realisht skuadra me më shumë shanse të fitojë titullin edhe këtë vit, paçka se këtë edicion ky dominim nuk është si një sezon më parë dhe ka më shumë rivalitet në garën për titull. Trajneri Franko Lerda është në garë me kohën në këtë periudhë për të bërë ndryshimin që do të përcaktonte fatet e sezonit. Atij i kërkohet të krijojë epërsi me ndjekësit, pra të krijojë një distancë sigurie me pikë dhe për këtë i nevojiten disa fitore radhazi. Sepse, paçka se ndodhet në vend të parë, ka një diferencë të vogël me skuadrat pasuese si Tiranën, Bylisin, Kukësin, Teutën e Laçin dhe me këtë të fundit do të luajë këtë të premte, në një duel që do të thotë shumë për vazhdimësinë. Është fakt që Lerda ka një siguri të shtuar ditët e fundit, pasi raportohet që infermieria është boshatisur dhe gjendja e grupit është e mirë.

Pra, të kuqtë kanë nisur sot që të mendojnë për ndeshjen e radhës, ndërsa trajneri Lerda e ka pasur grupin më të plotë. Janë rikthyer nga Kombëtarja A, Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi. Ndërkohë që me Shpresat ka qenë Esat Mala. Me Kombëtaren U-19 ka qenë i grumbulluar portieri i dytë i të kuqve, Livjo Malaj. Ndërkohë, Ekuban e Hakaj janë rikuperuar plotësisht dhe do të jenë gati për ndeshjen e rëndësishme ndaj kurbinasve, ku të kuqtë do të synojnë tri pikët për të vijuar kryesimin, e pse jo tashmë edhe për të filluar të thellojnë diferencën e pikëve me skuadrat rivale në Superiore.

Kampionati, rikthehen duelet e Superiores

Me përfundimin e dy ndeshjeve të përfaqësueses vëmendja kalon te kampionati që rikthehet këtë fundjavë me javën e 13-të. Raundi i radhës në Kategorinë Superiore do të luhet në dy ditë të premten dhe të shtunën. FSHF ka zyrtarizuar kalendarin e javës së 13-të e cila do të nisë me një ndeshje shumë të rëndësishme siç është ajo mes Partizanit dhe Laçit që do të luhet në kryeqytet të premten në orën 18:00. 3 pikë i ndajnë këto dy skuadra në renditje me Laçin që po kalon një formë të shkëlqyer pasi vjen nga 4 fitore rresht dhe nëse triumfon edhe ndaj Partizanit mund të ngjitet përkohësisht në krye të klasifikimit. Të shtunën dita do të nisë me dy sfida shumë interesante që do të luhen në orën 13:30. Kukësi pret Bylisin në një ndeshje shumë delikate sidomos për verilindorët, ndërkohë që Flamurtari në Vlorë do të tentojë fitoren e parë në këtë kampionat në sfidën ndaj Luftëtarit. Në orën 16:30 vëmendja do të kalojë në Korçë dhe Shkodër, aty ku Skënderbeu sfidon Tiranën ndërkohë që Vllaznia pret Teutën ndeshje për të mos u humbur dhe për t’u ndjekur.

Rivalët e Partizanit, Bylisi me dëmtime i trembet Kukësit

Problemet e dëmtimeve te Bylisi vijojnë me lojtarët titullarë. Ndonëse me Skënderbeun, u rikthyen pjesa më e madhe e lojtarëve të dëmtuar, veç Bicajt, Bylisi luajti një miqësore në Gjirokastër me Luftëtarin të premten e cila përfundoi 0-0. Në këtë sfidë, trajneri i ballshiotëve, Dovedan aktivizoi të gjithë lojtarët e gatshëm, por ajo që ra në sy ishte një dëmtim që ka pësuar mbrojtësi titullar, ballshioti Franc Ymeralilaj. Ky i fundit po kalonte një formë mjaft të mirë në këtë pjesë të parë të këtij sezoni. Lojtari ka pasur një dëmtim në gju dhe duket se do të kryejë ekzaminime gjatë fundjavës apo dhe në ditët e para të javës që vjen në kryeqytet. Tashmë mbetet për t’u parë shkalla e dëmtimit, ndërsa në klub shpresojnë shumë që edhe Bicaj të rikuperohet dhe të jetë gati në sfidën e fundjavës që vjen me Kukësin, ndonëse edhe gjendja e tij do të shihet më qartë në mesjavën që vjen. Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës është gati dhe përmirësim ka edhe nigeriani Antoni që realizoi eurogol ndaj Lushnjës në miqësoren e së shtunës së shkuar. Te Bylisi, e gjithë vëmendja do të jetë e përqendruar te transferta e radhës me Kukësin, ku ballshiotët synojnë autokritikën pas humbjes në shtëpi me Skënderbeun.

Adriatik BALLA