BREAKING NEWS

Nobelisti rrëzon skemat e OBSH: Izolimi nuk ka asnjë vlerë për parandalimin e koronavirusit, ka shkaktuar më shumë të vdekur

Nobelisti rrëzon skemat e OBSH: Izolimi nuk ka asnjë vlerë
x

Sport

Partizani kujton titullin e një viti më parë, Gega emocionon me mesazhin e tij

Partizani kujton titullin e një viti më parë, Gega emocionon me

Një vit më parë, pikërisht më 12 maj 2019, Partizani mposhti Tiranën në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe siguroi matematikisht titullin kampion, të 16-tin në historinë e klubit dhe një titull që vinte pas 26 vjetësh pritje, një titull që vinte pas shumë peripecish që kaloi klubi i kuq dhe natyrisht një titull që mezi pritej nga tifozët e shumtë të skuadrës së Partizanit në të gjithë Shqipërinë. Ky sukses erdhi si p[asojë e gërshetimit të një morie faktorësh, si skuadrës cilësore e të përgatitur, me vetëbesimin e të gjithëve, mbështetjen e pakursyer të presidentit Gazmend Demi qëe mbajti fjalën e tij për t’i kthyer titullin Partizanit, ardhjen e një drejtori të përgjithshëm si Olsi Rama i cili rezultoi efikas në lëvizjet e tij, si dhe trajnerit Skënder Gega, kontributi i të cilit nuk mund të mohohet. Kanë qenë momente emocionuese e kulminante në kampion e kuq, pasi titulli vinte pas 26 vjetësh ( i fundit ishte fituar në vitin 1993 nën drejtimin e trajnerit Sulejman Starova). Tekniku tropojan Gega ia doli të udhëhiqte me sukses skuadrën duke gjetur ekuilibrat e duhur. Ndërkaq, Gega që tashmë nuk është më në drejtimin e Partizanit, kujton titullin me të kuqtë teksa nëpërmjet një postimi në “Facebook”, thekson se 12 maji i vitit të kaluar është edhe dita e tij më lumtur sa i përket botës së futbollit. Ai ka postuar një mesazh të shkurtër, duke e cilësuar 12 majin si ditën më të lumtur të jetës së tij, diçka mjaft emocionuese, që tregon jo vetëm pasionin, emocionin dhe suksesin, por edhe lidhjen e fortë shpirtërore të Gegës me Partizanin, një lidhje që ka nisur që në adoleshencën e Gegës si lojtar me Partizanin e më pas si trajner i kësaj skuadre. Këtë titull e merituan të gjithë, përfshi dhe tifozët, pasi Partizanin e ndoqi armata e madhe e tifozëve jo vetëm nga Tirana, por në të gjithë Shqipërinë, pra një skuadër që ishte pjekur dhe ia doli, me sforco sigurisht, por me vetëbesim dhe në mënyrë të merituar, që të fitojë trofeun më të rëndësishëm sezonal.

Kompleksi, titulli tjetër i Partizanit

Këtë edicion gara u ndërpre kur duheshin dhe 10 xhiro deri në fund. Diskutimet nëse duhet të luhet apo të ndërpritet përfundimisht vijojnë, megjithëse qeveria e ka hapur dritën jeshile për nisjen e stërvitjes (fillimisht individuale). Partizani këtë edicion është larg Tiranës kryesuese dhe duket se ka pak shpresa për të fituar trofe (është eliminuar edhe nga Kupa e Shqipërisë), por të gjithë e dinë që Partizani po fiton një trofe akoma më të madh këtë edicion. Bëhet fjalë për kompleksin e ri që po ndërton në Tufinë, një mjedis sportiv me të gjitha brenda, i pari e unikale në Shqipëri si investim krejtësisht privat. Ky kompleks do të zgjidhë përfundimisht hallet e derisotme të Partizanit, opasi dop ta grumbullojë atë në shtëpinë e tij. janë fushat për stërvitje, është stadiumi me afro 4500 vende, do të jetë hoteli akomodues, palestrat, sallat e konferencave dhe muzeu i klubit. Gjithçka të vendosura në një kompleks që ka nisur të marrë udhë dhe ditët e fundit Partizani ka njoftuar se po punohet për shtrimin e tapetit në një nga fushat e kompleksit të ri, duke shënuar klështu hyrjen në etapën përfundimtare për vënien në punë të kompleksit më të ri sportiv në kryeqytetin shqiptar. Investimi nga presidentit Gazmend Demi është projektuar për Partizanin e së ardhmes, një investim që sipas zyrtarëve të klubit do të kushtojë deri në 10 mln euro. Natyrisht, në këtë kompleks Partizani do të presë shumicën e ndeshjeve në kampionat (si pritës), por do të bëhen përpjekje që ai të plotësojë kushtet edhe për ndeshje ndërkombëtare të moshave e pse jo në kupat europiane paraeliminatore për klube. Me pak fjalë, kompleksi i ri do të jetë zgjidhja përfundimtare dhe afatgjatë për Partizanin e madh.