BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Partizani largon klanin “Moxhi”, Starova po bën “Bobin”

Partizani largon klanin “Moxhi”, Starova po bën

Fitorja e Partizanit në duelin e javës së 11-të kundër Kukësit ka kthyer shpresat e të kuqve për një rivalitet të ethshëm në garën për titull, dëshmuar me afrimin në renditje karshi kryesuesve, por edhe me rritjen e moralit të grupit dhe forcës së tij për të përballuar si duhet sfidat e radhës. Por dje ndodhën zhvillime në klubin e kuq. Fitorja si duket ka mobilizuar trajnerin Sulejman Starova të ndërmarrë masa ekstreme, duke larguar disa lojtarë që shiheshin të panevojshëm për ekipin. Në fakt lojtarët janë duke kërkuar vetë të largohen, por kjo ndodh për shkak se ata nuk po gjejnë hapësira në ekip dhe janë larg kapacitetit për të luajtur titullar me fanellën e kuqe. Natyrisht, nxirimi i tyre për të prerë lidhjet me Partizanin nisen nga largimi i Julianos dhe ardhja e Starovës. Duke qenë se nuk janë në planet e “Bobit”, atëherë ata vendosën të shkëputen me ekipin e kuq. Pra “Bobi” e fitoi duelin e parë, sepse ktheu ekipin te fitorja dhe po largon klanin “Moxhi”.

Situata dhe njoftimi i klubit

Klubi i Partizanit, ka vendosur largimin nga skuadra të 4 futbollistëve, të cilët iu bashkuan skuadrës këtë verë, por që nuk arritën të justifikojnë prezencën e tyre. Bëhet fjalë për Romeo Shahinas, Andrea Selvaxhio, Eric Herrera dhe Milan Basrak. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi kryeqytetas, nëpërmjet një komunikimi ku theksonte se ata nuk do të jenë më pjesë e ekipit, pasi kanë gjetur marrëveshjen me drejtuesit e skuadrës, duke mbyllur përgjatë ditës së sotme me mirëkuptim aventurën me 15 herë kampionët e vendit. Në këtë mënyrë, pas largimit të Mark Iulianos, nisin edhe rrjedhjet e para në skuadrën e Partizanit, ku 4 emrat e sipërpërmendur u afruan mes pritshmërive të mëdha, por dështuan në misionin për të ‘marrë për dore’ ekipin e kuq. Emri më i lakuar, tek i cili ishin përqendruar edhe pritshmëritë më të mëdha është padyshim serb, Milan Basrak. Me 4 ndeshje, 267 minuta në këmbë dhe vetëm një gol të shënuar, në transfertën e Shkodrës, Basrak largohet me një bilanc negativ nga Kategoria Superiore, ku nuk arriti të tregonte pothuajse asgjë nga cilësitë e tij. Mesfushori panamez i ardhur nga Paganeze, Erik Herrera ishte një tjetër emër që ngjalli shumë kureshtje, por me kalimin e javëve, ai nuk arriti të fitonte besimin e drejtuesve, pasi u aktivizua vetëm 192 minuta dhe numëron plot 6 pankina gjatë 10 javëve të para. 21-vjeçari shqiptar, Romeo Shahinas rezultoi gjithashtu një zhgënjim, madje ai bëri më keq se 2 emrat e parë, pasi nuk u aktivizua asnjë minutë në kampionat, por vetëm në Kupë, ku shënoi edhe gol, në sfidën e fituar 7-0 ndaj Naftëtarit në Kuçovë. Gjithashtu vetëm dy herë u grumbullua në ndeshjet e kampionatit, edhe mbrojtësi italian, Andrea Selvaxhio, i cili u aktivizua vetëm 90-minuta në ndeshjen e kupës kundër Naftëtarit. Pra largimi i këtyre futbollistëve u bë i pashmangshëm dhe nga situata e krijuar, pasi Starova po u jepte besim të rinjve të tillë si Bardhi e ndonjë tjetër, duke mos i preferuar lojtarët e afruar nga dyshja Moxhi-Juliano në merkaton e verës. Mbetet të shihet se si do të operojë në merkaton e dimrit klubi i kuq, por shanset janë që Starova këtë herë të operojë vetë dhe në kokën e tij, duke mos lejuar Moxhin të fusë hundët në zgjedhjet e tij. padyshim që kjo është fitorja e parë e tij kundër klanit italian të Partizanit.

Njoftimi i klubit

Klubi falënderon lojtarët Romeo Shahinas, Andrea Selvaxhio, Erik Herrera dhe Milan Basrak për kontributin e dhënë me fanelën e Partizanit. Katër lojtarët e afruar përgjatë merkatos së verës kanë gjetur marrëveshjen me drejtuesit e klubit duke mbyllur përgjatë ditës së sotme me mirëkuptim aventurën me 15-të herë kampionët e vendit. Klubi i uron njëkohësisht lojtarëve të ndihen krenarë që kanë veshur fanellën e kuqe të Partizanit, dhe suksese të mëtejshme në karrierën e tyre sportive.

Adriatik BALLA