BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Sport

Partizani mbyll merkaton me supergoditje, pas Kaçes afron 3 talente afrikane

Partizani mbyll merkaton me supergoditje, pas Kaçes afron 3 talente

Partizani është një skuadër për titull. Pretendimet e klubit të kuq për të sjellë lojtarë të perspektivës në skuadër dhe elementë që bëjnë diferencën, dhanë efektet e duhura dhe në orën e fundit të transferimeve, duket se Partizani ka bërë gjënë e duhur, duke zyrtarizuar jo vetëm ardhjen e mesfushorit teknik të Kombëtares, Ergys Kaçe, por edhe afrimin e tre talenteve nga Afrika, që nëpërmjet kontratave afatgjata klubi i dëshiron për objektivat disavjeçare të tij. Kështu, në orët e fundit të tregut veror të lojtarëve, Partizani njoftoi arritjen e marrëveshjeve me lojtarët Sembene Pape Saliou, Gueje Maguete dhe Kamara Abubakar. Mbrojtësi Pape dhe mesfushori Maguete respektivisht 19 dhe 18 vjeç nga Senegali dhe mesfushori me tipare sulmuese Aboubakar 19 vjeç nga Bregu i Fildishtë vijnë nga shkolla të njohura të futbollit Afrikan. Të tre lojtarët e rinj konsiderohen mjaft premtues dhe kanë nënshkruar kontrata 4-vjeçare si projekt afatgjat i klubit.

Kaçe, një vlerë teknike e shtuar në mesfushë

Në orën e fundit të merkatos së verës, Partizani bëri një goditje të madhe, duke marrë mesfushorin e Kombëtares, Ergys Kaçe, i cili ka firmosur për një vit. Kjo rrit entuziazmin në radhët e “demave të kuq”, që me këtë lëvizje konfirmojnë se janë pretendentë kryesorë për titullin kampion. “Partizani me kënaqësi njofton në ditën e fundit të merkatos arritjen e marrëveshjes me Ergys Kaçen. Mesfushori i spikatur i Kombëtares kuqezi, bashkohet me 16 herë kampionët e Shqipërisë, pas eksperiencave të suksesshme në Superligën Greke. Drejtuesit dhe 28-vjeçari kanë mbyllur marrëveshjen, duke nënshkruar kontratën njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për sezonin pasardhës. PAOK, Anagenisi Epanomi, Panathinaikos, AEL, Viktoria Plze? dhe Aris kanë qenë ekipet në të cilat Kaçe është aktivizuar, duke dhuruar prezantime shumë pozitive. Në ekipin tonë përfaqësues mesfushori i njohur regjistron 25 ndeshje, duke realizuar edhe dy gola. Me fanellën e kuqe Kaçe do të provojë edhe eksperiencën e parë në kategorinë superiore. Mirë se vjen në familjen e kuqe Ergys Kaçe!”, shkruan klubi i Partizanit.

“Ushtar” Telushi “tradhton” Partizanin, kalon tek Egnatia

Në orën e fundit të merkatos, Egnatia ka prezantuar një tjetër emër të bujshëm, që është vënë në dispozicion të trajnerit Gugash Magani. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin e Partizanit Bruno Telushi, që ishte një lojtar i lirë dhe vendosi të vijojë karrierën me klubin rrogozhinas, që vjen rishtazi në elitën e futbollit shqiptar. Mesfushori vlonjat do të jetë një vlerë e shtuar për klubin e Egnatias, pasi ka një eksperiencë të konsiderueshme në Kategorinë Superiore me Flamurtarin, Kukësin e Partizanin, ku fitoi edhe titullin kampion, por edhe jashtë me Slaven Belupon e Neftçi Baku. Rikthimi i tij në Kategorinë Superiore ka qnë surprizë, por akoma më surprizues është fakti se ushtar Telushi nuk zgjodhi të kthehet tek Partizani, por tek një skuadër e sapongjitur në elitën e futbollit shqiptar, si Egnatia.