BREAKING NEWS

Del EKSPERTIZA për tragjedinë e Bulqizës, zbardhet shkaku që u mori jetën tre familjarët. Vjen edhe lajmi i mirë për vajzën e mbijetuar

Del EKSPERTIZA për tragjedinë e Bulqizës, zbardhet shkaku që
x

Sport

Partizani mobilizon tifozerinë, ndaj Besëlidhjes do të tentohet përmbysja e madhe në Kupë

Partizani mobilizon tifozerinë, ndaj Besëlidhjes do të tentohet

Të mërkurën do të luhen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, ku padyshim vëmendja do të jetë në kryeqytet, në duelin midis Partizanit dhe Besëlidhjes, në kuadër të duelit të kthimit për turin paraçerekfinal. Ndeshja e parë është fituar nga lezhjanët me shifrat e thella 3-0 dhe kjo e ka vënë nën presion skuadrën e Partizanit, të cilës i duhet një fitore me katër gola diferencë që të vazhdojë më tej në Kupë, në të kundërt mund të eliminohet dhe të humbasë shansin të luftojë deri në fund për të dy trofetë sezonalë. Kupa është trofeu i dytë më i rëndësishëm i sezonit, por edhe një mundësi për pjesëmarrje direkte në Ligën e Europës, prandaj klubet tona që varen shumë nga financat që vijnë prej Europës e lakmojnë këtë trofe. Por që të ndodhë mrekullia, domethënë që Partizani ta përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë, duhet që skuadra të funksionojë në fushë në perfeksion, të jetë racionale në veprimet mbrojtëse dhe e furishme në sulm, por njëherësh të ketë një mbështetje të madhe nga shkallët e stadiumit. Pra, Partizani ka nevojë për mbështetjen e tifozëve në sfidën e kthimit të raundit të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë ku do të tentojë përmbysjen e madhe ndaj Besëlidhjes. Sfida mes të kuqve dhe lezhjanëve do të luhet të mërkurën në orën 13:30 në stadiumin Elbasan Arena, pasi në “Selman Stërmasi” do të luajë Tirana ndaj Kastriotit. Klubi i Partizani pasi ka zyrtarizuar stadiumin se ku do të luhet kjo ndeshje ka dhënë edhe lajmin e madh për tifozët pasi hyrja në Elbasan Arena do të jetë falas për të gjithë fansat e kuq. Partizani ka nevojë për një mbështetje të madhe nga ana e tifozëve pasi do të tentojë të përmbysë humbjen 3-0 të ndeshjes së parë. “Demat” kanë një mision të vështirë dhe për ta përmbushur duhet shumë ndihma e tifozëve, që me mbështetjen e tyre të zjarrtë mund të karikojnë lojtarët të japin maksimumin për të fituar thellë kundër lezhjanëve. Për ta plotësuar këtë komponent drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë njoftojnë se tifozët, që dëshirojnë të ndjekin ekipin të mërkurën nuk do të kenë nevojë për një biletë, pasi hyrja do të jetë falas”, shkruhet në njoftimin e klubit të Partizanit, një njoftim që u bën të qartë tifozëve që duhet të jenë të shumtë në stadium dhe të mbështesin ekipin.

Plori: Partizanin e eliminojmë, Besëlidhja ekip më i mirë se disa në Superiore

Teksa Partizani është fokusuar në përgatitjen e kësaj ndeshje, duke operuar në stërvitje me skema të ndryshme taktike, kryesisht ofensive, rivalja e të kuqve, Besëlidhja, është duke besuar të shkojë në raundin tjetër. Lezhjanët kanë avantazh rezultatin e ndeshjes së parë (3-0), por “demat” shpresojnë ta përmbysin. Objektivat janë të kundërt dhe Partizani ka besim se mund t’ia dalë, por trajneri i Besëlidhjes, Elvis Plori, ua preu “shpresat” të kuqve me deklaratat e tij. Kështu, i ftuar në emisionin “Ora Sport”, tekniku i Besëlidhjes, Elvis Plori, u shpreh i bindur se ekipi i tij do e eliminojë Partizanin. Plori nuk harroi të theksonte se objektivi kryesor i tij është ngjitja në Superiore, ndërsa “thumboi” duke thënë se disa klube të Superiores janë më poshtë se Besëlidhja e tij. “Unë nuk kam presion. Kupa e Shqipërisë nuk ka qenë qëllimi im, por të ngjitemi në Superiore. Por klubi ka insistuar që të luajmë me formacionin më të mirë në kupë. Pavarësisht diferencave, skuadra ime është kompetitive. Kemi lojtarë kualitativ për t’u ngjitur në superiore. Fitorja në ndeshjen e parë nuk ishte rastësi, kemi performuar mirë. Disa klube të superiores janë poshtë skuadrës time. Do e eliminoj Partizanin nga kupa. Jam i sigurt”, u shpreh Plori. Ndeshja e të mërkurës është një gur prove jo vetëm për Plorin, i cili ndodhet në kushte optimale prej fitores së parë, por sidomos rivalin e tij të Partizanit, Adolfo Sormani, të cilit një eliminim në Kupë mund t’i kushtonte edhe pankinën.