BREAKING NEWS

"Ky është akti i parë"/ Edi Rama tregon vendimin e fundit të Qeverisë dhe publikon LIVE kontratën: Ju tregoj çfarë do të ndodhë me 4646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës

"Ky është akti i parë"/ Edi Rama tregon vendimin e
x
BREAKING NEWS

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë hakmarrjen e frikshme kundër Perëndimit, Rusia furnizohet me pilula jodi për të mbijetuar nga një sulm atomik

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë
x
BREAKING NEWS

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore, ja kërkesa urgjente e avokatëve

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi
x
BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x

Sport

Partizani mposht Kukësin dhe rimerr kreun e Superiores, Cara goditet e përfundon në spital

Partizani mposht Kukësin dhe rimerr kreun e Superiores, Cara goditet e

Një fitore si ajo me Kukësin dje pasdite dëshmon se Partizani i sezonit të ri, me kompleks të ri dhe energji të reja është në rrugën e duhur për të luftuar e fituar titullin kampion. Fitorja në Kukës 2-1 ndaj një skuadre që ishte e mobilizuar për të marrë medoemos fitoren, dëshmon se Partizani është skuadër më cilësore dhe qëndron më lart, plus me moralin e duhur. Ndërkohë, Kukësi, pas pesë javësh kampionat jo vetëm mbetet në vend të fundit, por nuk ka siguruar ende fitoren e parë, gjë që nuk kishte ndodhur në këtë mënyrë që kur u ngjit në Superiore. Kuksianët kanë vetëm dy pikë, me tri humbje e dy barazime nga pesë takime të luajtura dhe ky përbën start mjaft të dobët për një ekip që ka pretendime për të fituar titullin.

Ndeshja

Partizani fitoi në Kukës dhe është sërish në vend të parë në kampionat, teksa debuton me humbje Enkeleid Dobi debutoi me humbje në stolin e ekipit verilindor. “Demat” triumfuan 1-2 në “Kukës Arena” falë golave të Tedi Carës nga goditja e dënimit (16’) dhe realizimit me kokë të Eneo Bitrit me kokë (73’). Klejdi Daci barazoi përkohësisht rezultatin në fillimin e pjesës së dytë, por Kukësi doli pa pikë nga kjo përballje dhe vijon të renditet në vend të fundit me vetëm dy pikë të grumbulluara në pesë javë kampionat. Kuksianët priten të dënohen nga Disiplina pas goditjes me shishe ndaj Tedi Carës, teksa po festonte golin që zhbllokoi takimin. Fitorja e katërt për ekipin kryeqytetas, që kryeson me 12 pikë, një më shumë se surpriza Erzeni. Ekipi i italianit Kolela luan sfidën e radhës në kampionat ndaj Tiranës, derbin e zjarrtë të kryeqytetit, ndërkohë që Kukësi do të përballet me Laçin në Kurbin.

Kolela sqaron situatën me Carën që përfundoi në spital

Në ndeshjen e djeshme gjesti më i shëmtuar ishte goditja nga tifozeria e sulmuesit të Partizanit, Tedi Cara, që përfundoi në spital me 7 të qepura. Rastin e ka përmendur pas ndeshjes para gazetarëve edhe trajneri i “demave të kuq”, Xhiovani Kolela, i cili theksoi se lojtari ka marrë disa qepje, ndërsa ka përshëndetur ekipin e tij për trepikëshin. “Ai episod i Carës është një episod shumë i shëmtuar, që në italisht ne kemi shumë epitetet për t’i vendosur, por që unë nuk po e bëj. Cara ka shkuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Unë kam informacionin e fundit që ka marrë 7 të qepura në zonën poshtë syrit. Për sa i përket ndeshjes ishte realisht shumë e vështirë. E dinim që Kukësi do të luante një ndeshje shumë të fortë, por bravo dhe për ne që arritëm të reagonim mjaft mirë. Ishte një ndeshje që nuk mund të luhej me një thikë të vogël, por me një shpatë të madhe. Jam shumë krenar që jam trajner i Partizanit. Dua të përgëzoj dhe lojtarët për punën që po bëjnë. E kam shumë të vështirë për të krijuar formacionin përpara çdo ndeshje, sepse në stërvitje po bëjnë mirë të gjithë lojtarët. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Menduam për Kukësin që i dhamë rëndësinë e duhur. Do të bëjmë të njëjtën gjë dhe me Tiranën”, u shpreh Kolela.

 

Java 5

Të premten

Tirana-Teuta`            4-0

Të shtunën

Bylis-Egnatia              0-0

Erzeni-Laçi                  1-0

Të dielën

Vllaznia-Kastrioti        1-0

Të hënën

Kukësi-Partizani          1-2

 

Renditja

1.Partizani       12

2.Erzeni           11

3.Vllaznia        9

4.Tirana           8

5.Bylis             8

6.Egnatia         7

7.Kastrioti       5

8.Laçi              3

9.Teuta            3

10.Kukësi        2