BREAKING NEWS

“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla paralajmëron foton që do dalë për Lulzim Bashën dhe do shkaktojë ‘tërmet’ në politikën shqiptare

“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla
x

Sport

Partizani mposht Skënderbeun dhe merr kreun e Superiores, Kukësi spektakël ndaj Vllaznisë

Partizani mposht Skënderbeun dhe merr kreun e Superiores, Kukësi

Java e 5-të e Kategorisë Superiore u luajt dje, ku pati mjaft surpriza në rezultate. E ndërsa Tirana zhgënjeu sërish, duket se të kuqtë e Partizanit kanë marrë superxhiro me Ilir Dajën, ku pas fitores së djeshme ndaj Skënderbeut kanë marrë praktikisht edhe kreun e renditjes. Në fakt, ishte një Partizan madhështor ai që zbriti në fushën e “Elbasan Arenas” ndaj korçarëve. Falë një pokeri golash, njëri më i bukur se tjetri, Partizani triumfoi 4-0 dhe u ngjit në krye të kampionatit. Skuadra e trajnerit Ilir Daja gjeti shumë shpejt golin me të përhershmin Jurgen Bardhi pas vetëm 7 minutash lojë. Në të 21-ën Esat Mala ishte thjeshtë i përkryer teksa realizoi një gol spektakolar me një goditje standarde. Në fundin e pjesës së parë gjeti golin edhe Lukas Kardoso duke vulosur fitoren e Partizanit pas vetëm 45 minutash. Në fraksionin e dytë kishte vend edhe për finalizimin e Solomon me Dajën që përveç fitores pa tek shënonin edhe të gjithë sulmuesit. Një fitore e merituar dhe tani me kryesim.

Kukësi i shkakton Vllaznisë humbjen e parë

VVllaznia pësoi disfatën e parë, mundet nga Kukësi 2-4 brenda në Shkodër. Vllaznia kishte katër javë që dominonte garën, si një nga bukuritë e sezonit, por dje i hasi “sharra në gozhdë” me Kukësin. Në fakt, ishte një kartolinë për futbollin shqiptar sfida e “Loro Boriçit” mes Vllaznisë dhe Kukësit. U duk se gjërat do të shkonin në favor të shkodranëve kur Dunga realizoi pas vetëm 4 minutash lojë. Por shumë shpejt në minutat 14-të dhe 22-të, Agim Ibraimi tregoi veten duke realizuar dy herë fillimisht me aksion dhe më pas me penallti për të kaluar Kukësin në epërsi. Verilindorët gjetën edhe golin e 3-të që ishte edhe i pari në kampionat për sulmuesin Eze në minutën e 75-të. Vllaznia rihapi sfidën me Ardit Hoxhajn, 5 minuta para fundit por të vulosur fitoren e Kukësit mendoi Vesel Limajn që në minutat e fundit të shtesës shënoi edhe të 4-in. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Kukësin që u ngjit në kuotën e 7 pikëve dhe u afrua me kreun ndërkohë që Vllaznia pësoi humbjen e parë në kampionat.

Laçi “tërmet 6-ballë” ndaj Apolonisë

Laçi shpërthen me gola dhe shënon plot 6 herë në portën e Apolonisë, për të përmbysur avantazhin fillestar të fierakëve dhe për të marrë fitoren e parë në kampionat, menjëherë pas largimit të trajnerit Armando Cungu. Nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Stavri Nica, kurbinasit e nisën keq ndeshjen dhe e panë veten në disavantazh në minutën e 23-të, kur fierakët arritën të shënojnë në portën e Sherrit me anë të Omerit. Megjithatë reagimi i bardhezinjve ishte mjaft i mirë dhe sulmuesi Kyrian Nuabueze shënoi dy herë në pjesën e parë, duke çuar skuadrën në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-1. Apolonia provoi të reagojë në pjesën e dytë, por e pati të vështirë të kërcënojë portën e Laçit, që nga ana tjetër arriti të shënojë edhe tre herë të tjera me Nuabuezen që kompletoi tripletën personale, Xhixhën dy herë dhe Markun.

Teuta ngec sërish, vetëm barazim me Bylisin në Ballsh

Ngec sërish Teuta, që pavarësisht emrave të bujshëm në repartin e avancuar, shënon shumë pak dhe sot nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Bylisit. Trajneri Martini kishte forcuar sulmin, duke aktivizuar nga minuta e parë Krasniqin e Hebajn, megjithatë as kjo nuk mjaftoi që të shënojnë në portën e Bylisit. Ndeshja u komplikua për durrsakët në minutën e 60’, kur Rustem Hoxha goditi kundërshtarin me bërryl dhe mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë të tijtë me një futbollist më pak. Gjithsesi loja ishte e hapur deri në vërshëllimën finale të Enea Jorgjit, por asnjë prej skuadrave nuk arriti të shënojë, teksa konfirmuan se kanë probleme në finalizim, pasi janë dy ekipet me më pak gola të shënuar në këtë start të kampionatit.