BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Partizani ngushëllohet me kompleksin e ri, sulmi është katastrofë, merkato e domosdoshme

Partizani ngushëllohet me kompleksin e ri, sulmi është

Partizani i këtij sezoni po vuan, madje dhe në këtë fundkampionati, ku po regjistron rezultate jo të mira. I vetmi ngushëllim për këtë edicion është fakti se klubi ka punuar në kompleksin e ri dhe ka ndërtuar një impiant të fuqishëm për të ardhmen e tij, ku nuk do të akomodohet vetëm skuadra e madhe dhe moshat, por aty do të presë edhe ndeshjet brenda fushës. Ky të paktën është një investim kolosal sportiv që e shndërron Partizanin në lokomotivë të zhvillimit në futbollin shqiptar dhe i jep klubit përparësi të jashtëzakonshme. Mbi të gjitha kompleksi e largon Partizanin nga rruga dhe i jep shtëpinë e tij. por sezoni duket i dështuar. Jo përfundimisht, pasi ka dhe 9 xhiro deri në fund dhe mundësitë janë të mira që të paktën skuadra e kuqe të arrijë në zonën e Europa League, por Partizani ka probleme të tjera, që kanë të bëjnë me finalizimin në sulm. Reparti ofensiv i Partizanit këtë edicion është katastrofë. Këtë e vërtetoi më së miri ndeshja e së mërkurës në “Selman Stërmasi” ndaj Skënderbeut.

Mungesa e golit dhe apatia e reagimit, dobësitë e një skuadre të madhe

Analizat e fundit të bëra nga mediumet dhe specialistët tregojnë një Partizani që luan shumë mirë, që dominon në fushë, por humbet sepse nuk realizon. Dhe ky është problem jo vetëm i lojtarëve por edhe i trajnerit. Janë shumë humbje radhazi që djegin dhe objektivi vështirësohet nëse vijohet me këtë gjendje. Në një analizë që ka bërë “Supersport”, pas ndeshjes me Skënderbeun, u fol për një ndeshje të mirë të Partizanit në pjesën e parë, që në fakt ishte e vërtetë sepse të kuqtë dominuan në ato 45 minuta, në lojë, pasi në rezultat, 0-2 ishte tregues krejt i ndryshëm. Në fakt, Partizani krijoi shumë përpara portës, por të kuqve i mungon diçka në finalizim. Nëse ekipi do të kishte vazhduar me të njëjtin ritëm, ndoshta në pjesën e dytë do të kishim parë një tjetër ndeshje, dhe me një fund tjetër. Por në pjesën e dytë, në humbje të dy golave, një skuadër që synon Europën dhe e ndërgjegjshme se humbja i kthen hijet e “play out”-it për Kategorinë e Parë, minimalisht bën përpjekje për ta ndryshuar këtë gjendje. Kjo nuk ndodhi, Partizani i bukur i 45 minutave të para dhe pse i humbur, në pjesën e dytë nuk ekzistoi. Skuadra pati një reagim të vakët, me raste përpara portës që ishin sporadike, duke u shfaqur si një ekip i fikur. Trajneri Sormani nuk e cilësoi më çështje fati mungesën e rezultatit me një lojë më të mirë se kundërshtari, por mungesë personaliteti. Në fakt është e çuditshme sesi një skuadër kampione, mund të mos reagojë në 45 minuta. Dhe pas golit të Feratit që erdhi në të 85-ën, deri në fund të lojës Partizani kishte 9 minuta në dispozicion. Dikush që ka parë njëherë të vetme futboll, e di që një ekip me personalitet, luan në afërsi të zonës kundërshtare, nxjerr lojtarët përpara, godet portën dhe përpiqet. Goditjet në kuadrat të Partizanit dhe rastet e krijuara pas këtij momenti ishin zero, ashtu si numri i pikëve që të kuqtë morën. Një skuadër kampione nuk mund të dorëzohet në një 0-2, me kontigjentin dhe investimet që janë bërë, në të kundërt 3 humbjet radhazi nuk përbëjnë më një dramë, dhe të kërkosh Europën dhe pse matematika e lejon bindshëm duket më pas një mision i pamundur.

Qëndrimi i specialistit

Edhe pse rival (është i lidhur me Tiranën), tekniku Shkëlqim Muça, thotë se te Partizani ka një ambient të tronditur, ekipi nuk është shumë i qetë, dallohet. Edhe nga rezultatet e kaluara, edhe nga pozicioni, edhe nga ajo që thuhet që Partizani këtë vit ka dështuar. E ndjek edhe fati që nuk ke ndonjëherë, Partizani 0 minuta në pjesën e parë pothuajse po e dominonte lojën. Për tre minuta e humbi lojën, ndërsa më përpara humbi 2-3 raste. Pastaj natyrisht bëhet më e vështirë, por Partizani gjatë gjithë lojës e komandoi, luajti, ngushtoi ekipi kundërshtar nga 2-0. Më shumë ishte pa fat sot, me lojë më pëlqeu, me lojtarët që ka e grup që ka, por ka finalizimin skandaloz, ka dështuar te sulmuesit se po të shohësh se Bardhi që është sulmuesi kryesor, nuk është në rolin e tij. Nuk ka pykë të mirë, nuk lidhen krahët me njëri-tjetrin. Çinari gjithashtu ka probleme në finalizim. Ky është sezon i dështuar, drejtuesit do të mundohen të kapin Europën, me kalendarin që ka mund ta kapë. Laçin e Teutën nuk i ka larg, skuadra ka impenjim, por nuk finalizon, nuk shënon gola, ky është problem”, tha Muça.