BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x
BREAKING NEWS

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si pasojë e korrupsionit”, Meta plas deklaratën e fortë dhe akuzon qeverinë: Durrësi nën presionin e mafies

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si
x
BREAKING NEWS

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të fundit

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të
x
BREAKING NEWS

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po ngushtohet!”, Dritan Abazoviç bën deklaratën e fortë dhe i bën thirrje Prokurorisë: Ata që duan të më ‘heqin kokën’, të nxitojnë, pasi...

“Rrethi atyre që duan destabilizimin e Malit të Zi po
x

Sport

Partizani nis fazën e dytë përgatitore nga Pogradeci, Tirana luan shansin e fundit në Europë të enjten

Partizani nis fazën e dytë përgatitore nga Pogradeci, Tirana luan

Dy prej skuadrave më të mira në historinë e futbollit tonë, Partizani dhe Tirana, nuk ia dolën të realizonin objektivat e tyre në Europë, pavarësisht se Tirana vijon të jetë në garë, të paktën edhe për nja 90 minuta të tjera sepse ka për të luajtur duelin e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës kundër Zrinjskit boshnjak. Ndërkohë, partizani, i eliminuar nga Saburtalosi gjeorgjian, dhe pasi ka bërë disa lëvizje në merkato për edicionin e ri, ka nisur pa humbur kohë fazën e dytë përgatitore për këtë verë, një lëvizje që synon ta gjejë skuadrën të përgatitur për duelet e sezonit të ri. Tirana me shumë deklarata pompoze duket se ka mbetur thjesht tek ëndrrat, sepse në tri takimet e para të zhvilluara në Europë për këtë edicion nuk ka prodhuar as futboll e as rezultat. Kurse “demat e kuq” po mendojnë që tani për sezonin e ri.

Partizani nis fazën përgatitore nr.2

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe me skuadrën e kuqe të kryeqytetit, e cila u eliminua që në raundin e parë të Conference League. Mësohet se skuadra e Partizanit kishte planifikuar të qëndronte në Tiranë për fazë përgatitore, por vështirësia e madhe për të zhvilluar ndeshje miqësore i ka detyruar “demat” të lënë kryeqytetin e të akomodohen në një qytet tjetër. Partizani, ashtu si një pjesë e skuadrave të tjera të elitës, ka zgjedhur Pogradecin për të kryer fazën përgatitore përpara nisjes së Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë. Ditën e sotme skuadra dhe stafi do të udhëtojnë me autobus drejt qytetit liqenor, ku do të gjejnë gjithashtu temperatura ndjeshëm më të freskëta se në Tiranë. Të kuqtë pritet të qëndrojnë për një periudhë rreth dyjavore në Pogradec. Kjo është faza e dytë përgatitore për Partizanin në këtë verë, pas asaj në Slloveni në kuadër të ndeshjeve të Europës. Në ditët në vijim pritet që të kuqtë të organizojnë tre ndeshje miqësore me ekipe të Superiores.

Tirana luan shansin e fundit këtë sezon në Europë

Tirana do të përballet të enjten me Zrinjskin në duelin e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës, me shpresën se mund të bëjë përmbysjen e madhe dhe të kthejë në favorin e saj kualifikimin për në raundin e tretë të këtij kompeticioni. Në fakt, humbja 0-1 e ndeshjes së parë ka sjellë një situatë jo fort optimiste në kampin bardheblu, por trajneri Orges Shehi, në një prononcim që ka bërë për median sportive të shkruar është shprehur se Tirana do të luajë në këtë takim gjithçka për gjithçka, pra shkon me objektiva të qarta për ta përmbysur Zrinjskin, paçka se kjo do të jetë shumë e vështirë. “Ne do të shkojmë për të bërë atë që mund të sjellë kualifikimin. E dimë që janë 90 minuta ose më shumë, që mund të jenë ose jo të fundit në ndeshjet europiane. Ne shkojmë të luajmë gjithçka për gjithçka, por jo pa detyra. Sfida numër dy është vendimtarja. Edhe pse kemi humbur ndeshjen e parë me penallti, ne si Tiranë shkojmë atje të bindur për të luajtur shanset tona në këtë takim, le ta quajmë “final”, tha Shehi.