BREAKING NEWS

Bilanci ditor/ Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të reja me COVID-19 u identifikuan në vendin tonë në 24 orët e fundit (Harta e shpërndarjes)

Bilanci ditor/ Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të
x

Sport

Partizani nuk ia del, kampionët e Shqipërisë eliminohen që në turin e parë të Champions League

Partizani nuk ia del, kampionët e Shqipërisë eliminohen që
Mbyllet shumë shpejt aventura e Partizanit në Champions League.
 
Kampionët e Shqipërisë janë mundur sot në ndeshjen e kthimit 2-0 nga Karabaku i Azerbajxhanit duke i thënë lamtumirë këtij kompeticioni.
 
Pavarësisht se tentoi deri në fund për një barazim 1-1, ekipi i drejtuar nga trajneri italian, Lerda nuk ia doli dhe tashmë është zyrtarisht i elimininuar.
 
Golat e ndeshjes u shënuan nga Ozobiç në minutën e 51′ dhe Kuintana në kohën shtesë, pikërisht kur Partizani po kërkonte golin e barazimit.
 
Pas këtij eliminimi, Partizani tani kalon në "Europa League" ku do sfidojë Sherif Tiraspolin.