Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Partizani parakalon Skënderbeun dhe barazon Kukësin në kryesim

Postuar: 19/03/2017 - 08:12

Për herë të parë në këtë sezon, ku u deshën të kalonin 26 javë garë, Partizani ka marrë kryesimin e kategorisë Superiore. Ky është një fakt domethënës për të kuqtë dhe tifozerinë e tyre, pasi vihen në pozita favoriti për të fituar titullin kampion këtë sezon, plot 24 vjet pas suksesit të fundit në kampionat, pikërisht në vitin e largët 1993. Duhet thënë se kjo u mundësua nga fitorja e djeshme 2-0 ndaj Korabit, një fitore që e barazoi skuadrën e trajnerit Sulejman Starova në krye të tabelës me Kukësin, tashmë të dy në kuotën e 52 pikëve. Ardhja e Partizanit në krye të tabelës pas javës së 26-të shënon një moment kulmor të garës, pasi Skënderbeu bie në vend të tretë me 50 pikë dhe Kukësi ndjen presionin e të kuqve si bashkëkryesues, duke e bërë garën mjaft interesante. Këtu del në pah tashmë detaji dhe ai ekip që do të bëjë diferencën në detaje dhe në ndeshje direkte do të fitojë edhe titullin kampion. Padyshim, Kukësi dhe Partizani janë tani pretendentë, por nuk mund të anashkalohet Skënderbeu që do ta luajë ndeshjen e fundit të fazës së tretë pikërisht përballë të kuqve. Një duel direkt që do të thotë shumë për vazhdimësinë e garës.

Ndeshja

Partizani e shfrytëzoi maksimalisht asistin e marrë nga dueli direkt në Korçë vetëm 24 orë më parë dhe bëri detyrën përballë Korabit. Sfida me dibranët ishte një formalitet që të kuqtë e zgjidhën në harkun e dy minutave. Pas 30 minutave të vakëta në lojë, Partizani zhbllokoi rezultatin falë autogolit të Premçit. Ish-mbrojtësi i kuq ishte i pafat në topin e harkuar nga Fili, duke e dërguar në rrjetën e portës së tij. Për të mbyllur çdo diskutim mendoi Caleb Ekuban, që në të 32-ën bëri gjithçka mirë dhe me një goditje të saktë nga jashtë zonës mposhti për herë të dytë Laçin. E ndërsa portieri i Korabit provoi të mbante të tijtë në lojë, duke frenuar tentativën e Vilës, Ekuban e fali në sekondat shtesë të pjesës së parë, duke shpërdoruar një rast mjaft të mirë. Me fitoren që dukej e hipotekuar, trajneri Starova vendosi ti jepte shansin Xhevahir Sukaj të debutonte. Por, me të kuqtë që po luanin me sforco minimale (min 56 fili), Korabi dha sinjale se nuk ishte dorëzuar. Fillimisht me kapitenin Mziu që gaboi shënjestër dhe pas tij me Jubanin goditja e lehtë e të cilit vendosi për herë të parë në provë portierin Alban Hoxha. E ndërsa Sukaj u aktivizua mes ovacioneve të mbështetësve të kuq që nuk munguan, Korabi ishte pranë golit të nderit me Jubanin. Te Partizani, ishte traversa ajo që frenoi tentativën e mbrojtësit Ibraimi, ndërsa në 15 minutat e fundit Xhevahir Sukaj u mundua të bënte gjithçka për të shënuar. Pas më tepër se pesë muajve që nuk luante prej transferimit në kampionatin e Malajzisë, ku u rikuperua nga një dëmtim, sulmuesi kërkoi të shërbehej nga Boniface, Vila dhe Ekuban, të cilët vendosën të provonin zgjidhjet personale. Sukaj e mbylli ndeshjen me një karton të verdhë, por në fund e rëndësishme ishte fitorja që e ngjiti Partizanin në vendin e parë përkrah Kukësit në kuotën e 52 pikëve përkrah. Për herë të parë në këto 26 javë të Kategorisë Superiore, ku diferenca e vetme ndërmjet kryesuesve lidhet me golavarazhin më të mirë të veri-lindorëve, por edhe faktin se në tri ndeshje të luajtura midis tyre, Kukësi e ka fituar një duel direkt, mjaftueshëm për t’i marrë vendin e parë Partizanit nëse skuadrat e mbyllin garën me pikë të barabarta. Ndoshta edhe ky tregues bën diferencë dhe Kukësi do ta shfrytëzojë deri në fund këtë fakt domethënës. Pas kësaj jave, gara për titullin bëhet akoma më interesante, por është fakt i pamohueshëm që Partizani e parakaloi Skënderbeun dhe tani po sulmon kreun. Një garë mjaft e fortë që nuk kishte ndodhur në sezonet e mëparshme, ku Skënderbeu i Korçës bënte “ligjin” në Superiore, duke mos pasur rivalë dhe duke dominuar bindshëm garën.

 

Ndeshjet, java 26

Të premten

Skënderbeu-Kukësi     1-1

Të shtunën

Laçi-Flamurtari           1-0

Korabi-Partizani          0-2

Të dielën

Luftëtari-Tirana

Vllaznia-Teuta

 

Renditja

Kukësi             52

Partizani          52

Skënderbeu     50

Luftëtari          33

Vllaznia           31

Tirana              30

Teuta               27

Laçi                 25

Flamurtari        22

Korabi             12

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/07/2017 - 13:33

Milani ka fituar 4-0 në miqësoren e luksit ndaj Bayern Munihut në Shenzen, Kinë.

Postuar: 23/07/2017 - 13:30

Izair Emini, një nga sulmuesit kryesorë të Kukësit që realizoi 20 gola për kampionët në të treja kompeticionet, Kupën e Shqipërisë, Kampionatin dhe Kupat e Europës, ndërsa është

Postuar: 23/07/2017 - 13:27

Skuadra vlonjate ka mbyllur merkaton duke siguruar shërbimet e sulmuesit 22-vjeçar nga Mali, i cili kompleton edhe grupin në dispozicion të trajnerit Shpëtim Duro.

Postuar: 23/07/2017 - 13:25

Partizani është me trajner të ri, ditën e djeshme nëpërmjet një statusi në rrjetin social të Facebook, drejtuesit e kuq kanë zyrtarizuar trajnerin Mark Iuliano.

Postuar: 22/07/2017 - 08:03

Galeria Kombëtare e Arteve sjell për publikun një ekspozitë me vepra dhe autorë shqiptar nga fondi i saj. Janë 45 piktura dhe 9 skulptura, të cilat kanë një histori të veçantë.

Postuar: 22/07/2017 - 07:55

Trajneri i Kombëtras së Basketbollit Andonis Konstadinidhes është duke punuar intensivisht me grupin prej 17 lojtarësh me të cilët do të përballojë eliminatoret e Botërorit të v

Postuar: 22/07/2017 - 07:53

Pas arritjes së kualifikimit për në turin e tretë të Europa Ligës, Skënderbeu ka arritur një tjetër fitore që është sigurimi i sulmuesit të Prishtinës, Shend Kelmendi.