Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Partizani përgatitet për në Europë, në qershor vjen Migjen Basha

Postuar: 24/05/2019 - 07:14

Partizani synon të bëjë një fazë eliminatore me pretendime të mëdha në Ligën e Kampioneve, kiu do ta nisë direkt nga turi i dytë, nisur nga koeficienti që ka Superliga e Shqipërisë në renditjen e ligave të ndryshme europiane. Padyshim, ambiciet e të kuqve janë që të shkojnë në fazën e grupeve të njërit prej kompeticioneve të rëndësishëm të UEFA-s dhe më i mundshmi është grupi në Ligën e Europës, pasi në Champions rivaliteti është më i madh dhe kalimi në fazën e grupeve mjaft i vështirë. Për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze dhe të suksesshme, klubi i kuq ka planifikuar të bëjë blerje cilësore në merkaton e verës, ashtu sikurse kishte paralajmëruar edhe vetë trajneri Skënder Gega. Bëhet fjalë për blerje të një niveli më të lartë sesa kampionati shqiptar, por pa e dëmtuar organikën që ka aktualisht tekniku i skuadrës së kuqe. Dhe emri i parë i lakuar si blerje verore është hiç më pak se një mesfushor i skuadrës kombëtare. Kështu, mediat sportive online u mbushën dje në ballinat e tyre me kryelajmin që vinte nga Partizani, ku “demat” e kuq mund të përforcohen në ditët e para të merkatos verore me një lojtar inteligjent në mesfushë dhe një organizator të shkëlqyer, me eksperiencë të madhe dhe kualitet të larë teknik. Bëhet fjalë për Migjen Bashën, mesfushorin e Kombëtares që ndodhet i grumbulluar në Durrës nën komandën e trajnerit Edi Reja. Sikurse shkruajnë mediumet sportive, Migjen Basha është emri i ri sugjestionues për merkaton e Partizanit. Të kuqtë janë në kërkim të elementëve cilësorë për të përforcuar sa më shumë skuadrën që do të marrë pjesë në turin e parë kualifikues të UEFA Champions League. Për të nxjerrë në skenë emrin e Migjen Bashës, kanë menduar vetë lojtarët e Partizanit. Lorenc Trashi ka publikuar një foto në profilin e tij në Instagram ku ka dalë së bashku me Bashën, Hoxhën, Malën dhe Telushin dhe në të cilën i bën thirrje drejtuesve të firmosin me ish lojtarin e Torinos. Basha ka dhe një vit kontratë me skuadrën greke të Arisit të Selanikut por marrëdhëniet jo të mira me drejtuesit e klubit me shumë gjasa do të sjellin divorcin e parakohshëm dhe afrimi i tij te Partizani do ishte një goditje e madhe për trajnerin Skënder Gega. Një regjisor si Basha mund t’i shërbejë shumë Partizanit në mesfushë sidomos në ndeshjet europiane, megjithatë problem është paga e tij e lartë pasi 32-vjeçari te Arisi përfiton rreth 300 mijë euro në sezon. Fjalën e fundit nëse lojtari lirohet nga kontrata me Arisin do ta kenë drejtuesit e klubit të kuq pasi pretendimet financiare të Bashës janë vërtetë të larta. Ndërkohë, Basha nuk është emri i vetëm që qarkullon në kampin e kuq pasi ekziston edhe mundësia e rikthimit për mesfushorin Ylber Ramadani dhe mbrojtësin Arbnor Fejzullahu, të cilët luajnë respektivisht me Velje në Danimarkë dhe Ksamaks në Zvicër. Për sulmin Ali Soue mbetet i preferuari i drejtuesve të kuq, por është një objektiv shumë i vështirë për t’u arritur pasi bullgarët e CSKA-së së Sofies e kanë blerë përfundimisht kartonin e tij nga Kievo. Mbetet të shihet deri në fund se si do të operojë Partizani, por në skenë ka dalë së fundmi edhe emri i Sabien Lilajt, i cili mund të kthehet në radhët e një klubi të Superiores për fazën kualifikuese në Europë dhe ku Partizani në Champions League mund ta joshte shtatshkurtrin korçar. Sidoqoftë, mbetet të shihet në ditët në vijim se si do të zbatohet strategjia e Partizanit për të marrë lojtarë të nivelit të Kombëtares, ose më saktë lojtarë që janë pjesë e përfaqësueses, trë cilët kanë një moshë relativisht të madhe, por me eksperiencë ndërkombëtare dhe mund ta ndihmonin Partizanin të përmbushte me objektivitet misionin e tij në Champions. Goditje me emrin e bashës shkaktoi bujë, ardhja reale e lojtarit mund të hapë një kapitull suksesi për “demat” në Europë.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 07:32

Paris San Zhermen është një prej klubeve më të pasura në Europë.

Postuar: 20/06/2019 - 07:31

Këshilli i Arbitrazhit Sportiv të Lozanës (CAS), nuk do të marrë një vendim përfundimtar për Skën

Postuar: 20/06/2019 - 07:29

Kukësi do të luajë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës me skuadrën hungareze të De

Postuar: 19/06/2019 - 07:29

Në Europë të korruptuarve u vihen prangat në duar.

Postuar: 19/06/2019 - 07:28

Tirana po shndërrohet në skuadra më e suksesshme në tregun e kësaj vere.

Postuar: 19/06/2019 - 07:26

Partizani dhe Kukësi do të kenë një short shumë të vështirë në Europë dhe do ta kenë tepër të vës

Postuar: 18/06/2019 - 16:44

Shorti i Europa Leagues u hodh në Nyon të Zvicrës sot prej orës 15:30.