
Kërkon uljen e dënimit në 1.6 vite burg, ja çfarë ndodhi sot në Gjykatë me Saimir Tahirin

Familjarët e Vis Martinajt përfundojnë në GJKKO, çfarë pritet të ndodhë

Qëndron në qeli për aferën e inceneratorëve/ Ish-zyrtari i lartë bën lëvizjen urgjente. Zbardhet vendimi më i fundit

Arian Çani del me deklaratën tronditëse: Mos hyni në çdo lokal, ja ku është vendi i ndalur për të pirë kafe në Tiranë, aty jetojnë vrasësit

“Punësim në shpi bari, trafikim njerëzisht drejt Anglisë”/ Si shqiptarët po e kthejnë TIK Tok në një dark Web duke joshur edhe bandat kriminale

Aksident i rëndë, përplasen dy makina, humb jetën efektivi i policisë

"Pa miratimin e tyre s'qarkullon asnjë varkë"/ E përditshmja italiane ‘zbërthen’ mafien shqiptare: Ecin me "nder" dhe "pakte gjaku"

“Pres të arrestohem të martën”/ Habit ish-presidenti Donald Trump, bën lëvizjen urgjente, fton qytetarët të...

Partizani pëson disfatë nga Teuta, Tirana fitore në minutat e fundit me Erzenin

Shkruar nga Adriatik BALLA 27 Janar 2023

Java e 18-të e Kategorisë Superiore u mbyll dje, ku nuk munguan surprizat në rezultate, por edhe emocionet në takimin Erzeni-Tirana të luajtur në Durrës. Në të tri takimet fituan skuadrat udhëtuese, një rastësi e bukur. Kukësi fitoi në Rrogozhinë përballë Egnatias, Teuta në kryeqytet përballë Partizanit si dhe Tirana në Durrës kundër Erzenit të Shijakut. Me rezultatet e djeshme Kukësi bën një hapa para duke i ikur fundit të tabelës së renditjes, Teuta po ashtu lë pas rivalët për mbijetesë, kurse Tirana me këtë fitore çon në katër pikë diferencën me Partizanin ndjekës që dje zhgënjeu jo pak në fushën e tij. kujtojmë që edhe Vllaznia kishte humbur një ditë më parë në Ballsh përballë Bylisit, duke bërë që kryesimi në këtë moment të jetë “pronë” e Tiranës, e cila siguron vendin e parë pas gjysmës së garës. kjo pasi dje u kompletuan dy fazat e para të kampionatit, e në vazhdim do të luhen edhe dy faza të tjera nga 36 javë garë që ka gjithsej.
Partizani harron si fitohet
Partizani mund të thuhet se po kalon një moment të keq dhe pas largimit të sulmuesit Xhuliano Skuka ka shfaqur probleme në sulm, ku nuk realizon dot, por edhe si grup, “Të kuqtë” e drejtuar nga Xhiovani Kolela nuk marrin tre pikët që prej 21 dhjetorit në derbin ndaj Tiranës, teksa pasditen e sotme janë mposhtur në shtëpi 0-2 nga Teuta. Në sfidën kur pritej kthesa dhe tentativa për të rimarrë kreun, kryeqytetasit zhgënjyen totalisht përballë një Teute që nën drejtimin e Edi Martinit ka rilindur dhe jo vetëm i është larguar fundit, por po sheh edhe nga Europa. Dy gola “ish”-ësh hodhën në tapet Partizanin, teksa në pjesën e parë ishte Albion Marku që lëshoi një goditje spektakolare me të majtën dhe ndali topin në trekëndëshin e portës së Alban Hoxhës. Më pas në të dytën ishte radha e fantazistit Sherif Kallaku, i rikthyer te Teuta vetëm pak ditë më parë, që të shënonte edhe golin e dytë, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë, me një ekzekutim të saktë. Me këtë fitore, “Djemtë e detit” ngjiten në kuotën e 21 pikëve, vetëm 5 më pak se Egnatia e vendit të katërt, teksa vlen të theksohet se nën drejtimin e Edi Martinit, Teuta ka marrë 13 pikë nga 18 pikë të mundshme. Nga ana tjetër, Partizani vijon të lëshojë terren dhe me një pikë në tre ndeshjet e fundit, jo vetëm që ka lëshuar kreun, por i ka dhënë “asist” Tiranës që të shkëputet edhe më shumë, nëse merr maksimumin ndaj Erzenit mbrëmjen e sotme.
Tirana, fitore në minutat e fundit
Tirana mundi të fitonte dje në Durrës me rezultatin 2-0, me një gol të shënuar me penallti në minutën e 82-të nga Hasani. Duhet thënë se loja ishte përgjithësisht e ekuilibruar, por eksperienca dhe emri i madh i skuadrës kampione në fuqi bënë diferencën. Pas një aksioni në krahun e djathtë të Hasanit, ky i fundit tenton të kalojë Krasniqin dhe sfera devijohet me dorë nga mbrojtësi. Jorgji bën shenjë që loja të vazhdojë, por më pas sinjalizohet nga VAR që të shohë edhe një herë aksionin. Pas vëzhgimit, ai bën shenjë nga pika e bardhë. Aty Hasani tregohet i saktë dhe 1-0. Pikërisht në sekondat e fundit të lojës, Tirana gjen edhe golin e dytë, ku Ismailgeci bën gjithçka mirë e gjuan fort, por devijon Xhika. Aty pranë ndodhet Hasani që e shtyn sferën në rrjetë. 0-2 dhe Tirana kthehet në kryeqytet me 3 pikë, duke shkuar në kuotën e 34 pikëve, 4 më shumë se Partizani i vendit të dytë.
Java 18
Të enjten
Bylis-Vllaznia 1-0
Laçi-Kastrioti 4-1
Të premten
Egnatia-Kukësi 1-2
Partizani-Teuta 0-2
Erzeni-Tirana 0-2
Renditja
Nr.Skuadra Pikë
1.Tirana 34
2.Partizani 30
3.Vllaznia 28
4.Egnatia 26
5.Erzeni 26
6.Laçi 23
7.Teuta 21
8.Bylis 20
9.Kukësi 19
10.Kastrioti 19
Më të lexuarat


Mjafton 1 gol në Inter-Juventus, ‘San Siro’ ‘pushtohet’ nga bardhezinjtë

Përmbysje spektakolare në sekondat e fundit, Barcelona fiton El Clasico me Realin e Madridit dhe i afrohet titullit

Emergjencë në Kombëtare, dëmtohet Ismajli por Silvinjoi e zëvendëson me Mihajn

Pikëpyetja/ Shaqiri nuk shkon në Serbi, vendimin e mori federata zvicerane

Super Partizani shpërthen ndaj Kastriotit, fitorja e rikthen në vend të parë

Laçi trondit Vllazninë dhe trajnerin Mirel Josa, “paqe” mes Egnatias e Teutës

Vllaznia shkarkon trajnerin Mirel Josa, ja kush pritet t'i zërë vendin

Nuk ndalet Luiza Gega, thyen rekord të ri kombëtar në Francë

Përballja me Benfikën në çerekfinalen e Champions-it, Zaneti: Dinjitoze, Interi “I madh” si në ‘65-ën

Arabinë e 'trullos' vapa! Zbulohet çmimi marramendës që Al Hilal do 'mbulojë me ar' për dy vite 'pleshtin' argjentinas
