BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës: Ka procese penale në SHBA, ja mesazhi i ambasadores Yuri Kim

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës:
x
BREAKING NEWS

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe plas paralajmërimin e fortë: Do të ketë pasoja për PS-në!

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe
x
BREAKING NEWS

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e rëndësishëm/ KPK merr vendimin e menjëhershëm dhe shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e
x
BREAKING NEWS

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për Shqipërinë

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për
x
BREAKING NEWS

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos autorin. Zbardhet shkaku (EMRI+FOTO)

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos
x
BREAKING NEWS

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të jashtëzakonshme, Harxhi bën denoncimet e forta: Vëzhguesit janë kërcënuar! Ja cila është shkelja më e rëndë!

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të
x
BREAKING NEWS

Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe urdhrit të Biden, Frrok Çupi paralajmëron zhvillime të BUJSHME në Shqipëri: Nesër do të çuditen kur të formulohen akuza për...

Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe urdhrit
x
BREAKING NEWS

Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra rrezikojnë largimin në shtator, vetëm 7 emra futen në Presidiumin e Kongresit, ja lista

Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra rrezikojnë
x

Sport

Partizani realizon fitoren e madhe, mund Teutën dhe vë një dorë tek titulli

Partizani realizon fitoren e madhe, mund Teutën dhe vë një

Partizani ka bërë dje një hap të madh drejt titullit kampion, edhe pse do të duhen të luhen dhe dy xhiro deri në fundin e garës. Dje “demat e kuq” mposhtën rivalen direkte për titull, Teutën, brenda në Durrës, me rezultatin 1-0, me gol të Erald Çinarit të shënuar në minutën e 24-t. Mjaftoi ky gol që Partizani të dilte nga stadiumi “Niko Dovana” me tri pikë, që jo vetëm e barazojnë me Teutën në kuotën e 62 pikëve, por i japin kreun ekipit të trajnerit Ilir Daja, të cilit i del për detyrë tashmë të fitojë dy duelet e radhës, atë ndaj Vllaznisë dhe Bylisit. Kjo fitore e madhe për Partizanin dhe trajnerin Ilir Daja është mjaft domethënëse, pasi vjen në momentin e duhur dhe ishte cilësuar që në krye të herës si një prej dueleve vendimtar të sezonit, nisur jo vetëm nga forma që gëzonin ekipet, por mbi të gjitha nga pozitat e tyre në renditje. Matematikisht në valle ka katër skuadra që lakmojnë titullin, por fitorja e djeshme e të kuqve përballë Teutës, i bën ata favoritë absolutë për ta fituar kampionatin, për më tepër që Vllazninë si sfiduesen tjetër direkte do ta presin në “Air Albania” në kryeqytet.

Pjesa e parë

Teuta e nisi menjëherë në aksion lojën e saj, duke rrezikuar që në minutën e parë me Teodorovskin. Në minutën e 6-të gjyqtari kryesor akordon penallti për Teutën, për prekje të topit me dorë në zonë, por gjyqtari anësor, edhe pas protestave të lojtarëve të kuq, e korrigjon kryesorin, duke bërë që 11-metërshi të anulohet. Në 20 minutat e para të ndeshjes Partizani krijoi vetëm një rast, me Asanin, i cili manovroi mirë deri në zonë por gjuajtja e tij ishte e lehtë dhe u rrok shpejt nga portieri Frashëri. Rasti më i mirë për Teutën në këto minuta të para të lojës ishte ai i Todorovskit në minutën e 16-të, kur lëshon një “predhë” nga larg, duke detyruar portierin Hoxha të “fluturojë” dhe të evitojë golin. Kur pritej që të shënonte Teuta, ndodhi e kundërta. Partizani gjeti golin në minutën e 24-t me anë të Çinarit. Ishte një dalje e gabuar e pafalshme e portierit Frashëri, i cili nuk e kontrolloi si duhet Çinarin, i cili me shpinë nga porta dhe me një goditje të saktë me kokë e dërgon topin në rrjetë. Goli i jep avantazh psikologjik Partizanit që arriti ta balancojë lojën në mesfushë dhe nëpërmjet kundërsulmit të krijojë raste të reja, por rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund të pjesës së parë, një pjesë loje e dominuar nga Teuta por e fituar nga Partizani 1-0.

Pjesa e dytë

Në pjesën e dytë Teuta e nisi menjëherë në sulm, ku Dejvi Bregu u shfaq i shpejtë në hyrje të zonës së kuqe, por gjuajtja e tij në të 47’ përfundoi mbi kuadrat. U kundërpërgjigj Partizani, i cili në minutën e 52-të iu afrua golit të dytë, pasi një gjuajtje fluturimthi e Muratajt përfundoi në traversë, duke bërë që durrsakët të shpëtojnë për mrekulli. Në të 56’ Teuta është pranë golit, pasi Bregu zbulohet në të majtë të sulmit dhe ka shans të artë, por gjuajtja e tij lë për të dëshiruar e sfera përfundon jashtë. Ndërhyn menjëherë trajneri Edi Martini, duke fuqizuar sulmin, pasi aktivizon Plakun në vend të Dajës. Edhe pse sulmi u fuqizua, Bregu vijoi të gabojë në shënjestër. Të njëjtat gabime bën në krahun tjetër edhe Bardhi, që i vetëm në minutën e 63-të përballë portierit Frashëri, gjuan dobët dhe ia dorëzon topin Frashërit. Për minuta të tëra Teuta sulmon me furi, nga të gjitha anët, por gjen një mbrojtje të konsoliduar dhe efikase të Partizanit. Nga ana tjetër, shpërdorimi i të kuqve para portës së Teutës është për të vënë duart në kokë, gjë që irritoi edhe trajnerin Daja. Minutat e fundit ishin plot ankth, pasi loja spostohej sa në një portë në tjetrën dhe pati raste të mira shënimi për të dy ekipet, por rezultati nuk ndryshoi dhe Partizani e fitoi ndeshjen me rezultatin 1-0, falë atij goli të Çinarit në minutën e 24-t. Tashmë të dy skuadrat barazohen në kuotën e 62 pikëve, por me “demat” që marrin vendin e parë dhe vënë një dorë tek titulli. Mbeten të luhen dhe dy ndeshje, por Partizani e ka bërë një hap të madh dje drejt suksesit sezonal.

Më të lexuarat