BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Partizani shkarkon Sormanin, trajneri reagon në mediat italiane: U ndamë miqësisht

Partizani shkarkon Sormanin, trajneri reagon në mediat italiane: U

Pritej të ndodhte fill pas derbit të së shtunës, por nuk e bëri, megjithatë, klubi i Partizanit i dha duart Adolfo Sormanit, trajnerit frikacak që refuzoi të drejtojë skuadrën e kuqe në derbin me Tiranën për shkak të frikës së infektimit nga virusi Covid-19. Pas ultimatumeve që ishin dhënë në rrjetet sociale nga tifozët, por edhe presioni i madh publik nga fansat, më në fund klubi dje edhe zyrtarisht e shkarkoi teknikun italian dhe ndihmësit e tyre, duke vendosur që sezonin deri në fund ta mbyllë në krye të pankinës zv.trajneri Renaldo Kalari. Një lëvizje e bërë e detyrueshme pot ë kemi parasysh faktin se të kuqtë po kalonin një moment krize në lojë dhe rezultate. Të shumtë kanë qenë tifozët që e kishin kërkuar largimin e stafit italian nga drejtimi i Partizanit, madje në këtë alarm dhe kërkesë ishin rreshtuar dhe ish-futbollistë të spikatur të të kuqve. Por në fillim drejtuesit e Partizanit hezituan, por kjo ndodhi deri një ditë pas derbit, kur largimi u pa si opsion i vetëm dhe dje vetëm sa u zyrtarizua shkarkimi i Sormanit. Një lëvizje e pritshme po të mendohet dështimi i të kuqve këtë edicion, ku janë jashtë Kupës së Shqipërisë dhe jashtë objektivit titull, madje me fare pak shanse matematike për të luajtur në Europa League (vetëm një mrekulli mund ta mundësojë këtë).

Lajmi nga klubi i kuq

Lajmi u dha dje në mesditë nga vetë klubi i kuq nëpërmjet një komunikate zyrtare, ndërsa gjithçka ishte e pritshme, pasi tre italianët refuzuan të drejtojnë skuadrën në derbin ndaj Tiranës të premten në mbrëmje. “FK Partizani njofton sot ndërprerjen me efekt të menjëhershëm të bashkëpunimit me trajnerin Adolfo Sormani dhe dy pjesëtarët e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia. Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë në tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, do të drejtohet nga zv/traineri ekipit Renaldo Kalari”, thuhet në njoftimin e shkurtër të klubit të kuq. I menjëhershëm ka qenë reagimi i tifozëve të kuq, që e cilësuan veprim të vonuar, duke apeluar të mos vijnë më italianë në krye të skuadrës.

Reagimi i Sormanit

Trajneri Adolfo Sormani ka dhënë një intervistë për gazetën “Tuttomercatoweb”, ku ka sqaruar pozicionin e tij në lidhje me Partizanin, por duke mos pranuar se është shkarkuar, përkundrazi, e ka quajtur mbyllje e marrëveshjes me konsensus. Largimi sipas tij erdhi pasi refuzoi të çonte skuadrën në “thertore”, pra pasi ishin infektuar disa lojtarë. “Ka qenë një ndarje konsensuale dhe jo një shkarkim. Arsyet janë thënë shpejt dhe lidhen me pushimin e ekzistencës së kushteve të sigurisë. Nuk po flas vetëm për sigurinë time dhe bashkëpunëtorëve të mi italianë, por të të gjithë personave të përfshirë në seanca stërvitore dhe ndeshje. Ditët e fundit dy futbollistë kishin rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit dhe unë i kërkova klubit që të bënin tamponë të gjithë. Të enjten e 9 korrikut, kur përgjigjet e tamponëve nuk kishin ardhur ende, mua m’u kërkua të drejtoj stërvitjen dhe të përgatis skuadrën për derbin. Refuzova duke u thënë se është një situatë që nuk mund të merret lehtë. Nga ana etike dhe morale nuk mund të merrja këtë lloj përgjegjësie ndaj ekipit. Lojtarët u stërvitën gjithsesi, ndërsa më pas dolën përgjigjet e tamponëve, ku edhe tre të tjerë rezultuan pozitivë. Për mua ishte e qartë që situata nuk ishte më e përshtatshme dhe në të tilla raste sporti kalon në plan të dytë. Kur dolën të parët të infektuar, telefonova një virolog në Itali, i cili më këshilloi që të ndaleshim menjëherë. Unë vetë u futa në izolim që më datën 8 korrik, pasi kështu duhej bërë, por askush nuk ma imponoi këtë. Për mua nuk kishte parakushte për stërvitje dhe jo më për ndeshje. Paramendo nuk kishim as maska”, thotë Sormani. Në fund ai sqaron se si arriti puna tek ndarja me klubin e kuq shqiptar. “Unë u thashë se nuk do të përgatisja ndeshjen dhe se do të zgjidhja të mos dërgoja shumë njerëz në thertore. Detyra e një trajneri në situata të tilla delikate shkon përtej fushës. Prej atij momenti u ulëm me klubin dhe gjetëm një zgjidhje konsensuale. Nuk kam interes të bëj polemika apo luftë me klubin, kështu që zgjodhëm ndarjen miqësore”, shtoi më tej Sormani.