BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Sport

Partizani shpall “non grata” Kridens Metën, video me skandalet e arbitrit

Partizani shpall “non grata” Kridens Metën, video me skandalet

Partizani humbi me Kukësin 3-1, duke mbetur pothuajse jashtë zonës së Europa League dhe me pak shanse që të realizojë ndonjë objektiv këtë sezon. pas ndeshjes drejtuesit e klubit të kuq, kryesuar nga drejtori i përgjithshëm sportiv Olsi Rama, akuzuan gjyqtarin Kridens Meta si përcaktues të rezultatit të ndeshjes dhe indirekt FSHF-në si përgjegjëse për këtë skandal arbitrimi. Madje dje klubi përpiloi dhe një dosje me përshkrimet teknike të rasteve të dyshuara si dhe një video ku jepen momentet më pikante të gabimeve me dashje të gjyqtarit Meta. Pas kësaj dosjeje, Partizani ka lëshuar ultimatumin ndaj FSHF-së: Kridens Meta shpallet non-grata dhe nuk dëshirohet më të gjykojë skuadrën e Partizanit. Pra pas Kukësit me Jorgjin, edhe Partizani bën “dalje” një arbitër me eksperiencë në futbollin tonë.

Qëndrimi

Afro katër minuta video për të denoncuar arbitrimin, të cilësuar tendencioz nga Kridens Meta, gjatë 90 minutave të sfidës me Kukësin. Partizani ka kontestuar praktikisht gjithçka nga gjykimi në humbjen 3-1, duke nisur nga rivëniet anësore, goditjet e dënimit dhe pretendimet për goditje këndi. Por, natyrshëm pjesa më e rëndësishme e “provave” të publikuara nga të kuqtë lidhet me masat ndëshkuese ndaj lojtarëve në fushë. Pamjet filmike të publikuara nga klubi konfirmojnë qëndrimin e drejtuesve, sipas të cilëve arbitri u tregua i rezervuar me kartonët e verdhë ndaj Kukësit, ndërsa nuk u kursye aspak me ndëshkimin e lojtarëve të Partizanit. Madje, për të konfirmuar se Elis Bakaj duhet të kishte dalë me karton të kuq gjatë lojës dhe jo në stol, u publikuan pamjet e ndërhyrjeve të minutave të para të sulmuesit të rritur në Akademinë e kryeqytetasve. Ndëshkimi me kartonin e parë i Çulum cilësohej i tepruar, me mesfushorin serb që në minutën e 65-të e la skuadrën në inferioritet numerik, pas faullit të tretë të shkaktuar që i kushtoi kartonin e dytë të verdhë. Pretendimet për ndikimin e arbitrimit në rezultatin final të ndeshjes në favor të Kukësit u ilustruan edhe me ndërhyrjet e Gurit, Musollit e Kale, që kaluan të pandëshkuara, ndërsa pas deklaratës së drejtorit sportiv Olsi Rama në emisionin “Gol Pas Goli” për përdorim të dy standardeve, klubi sillte në vëmendje ndërhyrjet e ngjashme të Kotobellit dhe Imamit, ku vetëm mbrojtësi i Partizanit u ndëshkua me karton të verdhë. Sipas të kuqve, këto janë pamje që flasin vetë e nuk kanë nevojë për komente, pasi gjyqtari sipas tyre duket qartë se ka mbajtur në lojë anën e kuksianëve, duke mos i penalizuar, përkundrazi, ka dëmtuar rëndë Partizanin. “Pamje që nuk kanë nevojë për koment, për ata që duan të dinë të vërtetën, ata që duhet të dinë të vërtetën dhe që nuk duan të shikojnë të vërtetën”, shkruan klubi i kuq në këtë postim.

Kërkesa/ Partizani shpall Kridens Metën “non grata”

Protesta publike ndaj gjyqtarit Kridens Meta dhe publikimi i videove të gabimeve të tij dhe të asistenëve në ndeshjen kundër Kukësit, ishin vetëm hapat e parë të klubit kryeqytetas. Ky i fundit sot ka bërë kërkesë zyrtare në FSHF që të mos gjykohet më nga kjo treshe. Sipas shkresës së të kuqve, gjykimi tendencioz dhe i gabuar solli si pasojë humbjen e këtij ekipi ndaj kërkohej që Kridens Meta, Denis Rexha dhe Nertil Bregasi, të mos ishin më në drejtimin e ndeshjeve të skuadrës në vijimin e këtij sezoni, duke i shpallur të padëshiruar, ashtu siç kanë vepruar më parë edhe klube të tjera për arbitra të veçantë. Të kuqtë kanë protestuar vazhdimisht kundër gjyqtarëve në dy sezonet e fundit dhe mënyrën se si janë penalizuar nga gjykimi i tyre. Partizani ka vendosur që nga tani e tutje të shoqërojë protestat ndaj gjykimit me shkresa në FSHF, për t’i bërë të ditur zyrtarisht këtij institucioni pretendimet që ka, duke kërkuar njëkohësisht që të merren masa ndaj këtyre gjyqtarëve në rastet kur konstatohen gabime./Adriatik BALLA