Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Partizani s’ka të ndalur, mund Kastriotin dhe shkon+ 8 nga Kukësi

Postuar: 10/02/2019 - 07:50

 Partizani është skuadër e gatuar për të fituar titullin këtë vit. Të paktën deri tani po e tregon në fushë dhe në organizim si klub se është i denjë për të pritur trofeun, dëshmuar me lojë të qëndrueshme, jo shumë spektakolare apo bindëse, por me rezultate bindëse në vijimësi. Janë fitore të ngushta por të pastra, që vijnë si pasojë e një mbrojtjeje të pathyeshme dhe mjaft efikase, por njëherësh edhe pragmatizmit në repartin ofensiv, ku shënojnë disa lojtarë, madje dhe mesfushorët, falë skemave efikase taktike të trajnerit Skënder Gega.

Ndeshja

Kastrioti nuk mund të bënte asgjë përballë furisë së “demave të kuq”, pasi Partizani e dominoi dhe e fitoi me meritë takimin, duke marrë tri pikë që e ngjisin dhe më shumë në krye, tashmë 8 pikë larg Kukësit ndjekës, por verilindorët kanë një duel për të luajtur sot kundër Tiranës. Ishte një perlë e Bruno Telushit në minutën e 52-të që rezultoi përcaktuese për fitoren 2-0 të Partizanit (realizoi më pas edhe Jurgen Bardhi) ndaj Kastriotit, i cili këtë paraqitje që ofroi në “Selman Stërmasi” tregoi se nuk ka asnjë lidhje me ekipin e dy fazave të para, që me meritë mbante vendin e fundit në tabelë. Të kuqtë dhe krutanët ishin ndeshur pak ditë më parë edhe në Kupën e Shqipërisë, por duket se Bledar Devolli atë takim e kishte shfrytëzuar për të “fshehur” forcën reale të organikës që drejton. Në pjesën e parë Kastrioti jo vetëm që nuk u tërhoq në zonën e tij, por ushtroi presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e të kuqve, duke krijuar disa momente të rrezikshme në portën e Hoxhës. Partizani u rikthye në fushë pas pushimit mes pjesëve me tjetër mentalitet. Gjithsesi, për të thyer kundërshtarin u desh një koordinim perfekt i Bruno Telushit, si në kontrollin me gjoks të topit dhe në ekzekutimin fluturimthi, për të thyer portierin mik, që s’mund të bënte asnjë ndaj një goditjeje të kalibruar që përfundoi në trekëndësh. Vetëm 8 minuta më vonë Esat Mala goditi shtyllën në një pozicion të prirët, por Bardhi, që ndoqi aksionin, reagoi në vendin e momentin e duhur, duke tundur për herë të dytë rrjetën e Kastriotit, 2-0. Goli i dyti e çliroi psikologjikisht ekipin e Gegës, që dominoi në minutat e mbetura, por pa mundur t’i shfrytëzonte rastet e tjera të krijuara. Partizani me këtë fitore vë në presion psikologjik Kukësin (ka 8 pikë më pak) para sfidës me Tiranën, që do të zhvillohet në Kamzë. Verilindorëve u duhet medoemos fitorja që të ruajnë ritmin me “demat” në të kundërt rrezikojnë t’i thonë lamtumirë titullit. Fitorja e sotme e të kuqve vë nën presion rivalët, por njëherësh i motivon ata të japin maksimumin, kështu që gara bëhet interesante dhe mjaft e fortë në këtë fazë të kampionatit. Ndërkohë, pas ndeshjes, trajneri i Partizanit Skënder Gega tha se ndihej i kënaqur jo vetëm për rezultatin dhe pozitat, por edhe se grupi po punon mirë dhe ai ka mundësi zgjedhjeje në reparte. “Pas atyre ndeshjeve të mira që kishin bërë, kishin arsye të bënin një ndeshje të mirë. Megjithatë, bëmë mirë dhe e zgjidhëm në pjesën e dytë. Më vjen keq që u dëmtua Rexhepi, sepse është lojtar që do të na ndihmojë shumë. Këto janë plagët e ardhjes në janar, sepse këta lojtarë kanë defiçit në përgatitjen fizike. Por kemi alternativa, si Atanda dhe lojtarë të tjerë. Dukën e njoh që 14 vjeç dhe e di sa profesionist është. Duhet të rritet fizikisht dhe shpresoj t’i shërbejë grupit. Askush nuk më sjell probleme. I trajtoj të gjithë njësoj dhe në bazë të vlerave që kanë do të aktivizohen. Luksi që ke tre opsione, është mirë, të bën komod. Të gjithë duhet të japin maksimumin, sepse qëllimi është grupi dhe jo individi. Tifoz me Tiranë nesër? Jam tifoz vetëm me Partizanin. Nëse nesër fiton Kukësi, do të thotë se e meriton Kukësi. Diferencat në kampionat nuk janë të mëdha, që të jem i sinqertë. Ne thjesht duhet të mbajmë këtë ritëm, ky është presioni mbi ne”, u shpreh trajneri i Partizanit, Skënder Gega./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/08/2019 - 17:03

Zyrtare klubi i Bayern Munich arrin marrëveshjen me Barcelonën për sulmuesin brazilian Philippe Coutinho.

Postuar: 17/08/2019 - 07:31

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, ka bërë një hap prapa dhe i “lutet” su

Postuar: 17/08/2019 - 07:28

Merkato e verës po shkon drejt fundit dhe klubet e Superiores po nxitojnë të përmbushin objektiva

Postuar: 17/08/2019 - 07:26

Në sezonin e ri vetëm tri skuadra do të luftojnë për titullin.

Postuar: 16/08/2019 - 18:52

Eden Hazard nuk do të udhëtojë me Realin për transfertën me Celta Vigon në javën e parë të La Lig

Postuar: 16/08/2019 - 07:30

Mesi apo Ronaldo do ta fitojë “Topin e Artë”?