Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Partizani statistika prej kampioni, Tirana pa tifozë kundër Vllaznisë

Postuar: 08/11/2019 - 07:18

Partizani është skuadra më e mirë e 11 javëve të para të garës dhe ka premisa të mira për të qenë kampion sërish këtë vit, nisur nga gjendja e grupit, kapacitetet e tij, harmonia e krijuar në staf dhe në skuadër e padyshim investimi i presidencës së Gazmend Demi. Menaxhimi ka qenë i mirë dhe ky është fakt evident. Pra Partizani është pretendent, megjithëse specialistët janë të pakënaqur me performancën e skuadrës në shumë takime. Partizani fiton por nuk shkëlqen në lojë dhe kjo si duket ka bërë shpesh nervoz e të dalë jashtë “binarëve” edhe trajnerin italian Franko Lerda. Kushdo që sheh statistikat e Partizanit u jep të drejtë “demave të kuq”. I japin të drejtë pasi Partizani është skuadër më e qëndrueshme në rezultate se rivalët e tjerë për titull, sidomos e krahasuar me Kukësin dhe Tiranën që janë dy rivalët më të afërt dhe njëherësh më të fortët. Është pikërisht kështu, pasi Partizani është në kryesim, me pak pikë diferencë por bindshëm në vend të parë dhe nëse gara do të mbaronte sot, ata (të kuqtë) do të ishin sërish kampionë të Shqipërisë. Megjithatë, nëse ka një po, ka dhe një por. Po, ata do ishin kampionë të Shqipërisë, por a janë ata më të mirë sesa ishin më parë? Kjo skuadër duhet të bëjë më shumë, duhet praktikisht t’i marrë skuadrat para, siç thuhet në zhargonin e përditshëm të një tifozi të informuar. Përveçse ka ruajtur pothuajse të gjithë grupin që doli kampion, është përforcuar me të paktën 5 lojtarë që, realisht, mund të bëjnë diferencën dhe në kampionate më të forta. Mund të jetë sistemi i lojës, ose çështje kohe, po nga Partizani pritet t’i dominojë të gjitha skuadrat. Pritet pak a shumë, të bëjë atë që bëri Skënderbeu në mesin e ciklit. Të mos njohë kundërshtarë dhe ta vrasë kampionatin. Kushtet janë të shkëlqyera, pagesat të larta, në dispozicion të stafit të paktën 20 lojtarë, të gjithë pranë emërtimit shumë të mirë. Janë të parët, pavarësisht se në lojë duhet të bëjnë më shumë që të gëzojnë tifozët.

Tirana pa tifozë me Vllazninë, Ahmataj: Është shansi ynë

Tirana do të presë këtë të premte Vllazninë, në një ndeshje pa tifozë, pasi dihet ë bardheblutë janë penalizuar për ngjarjet në ndeshjet e shkuara. Sidoqoftë, ky duel i ka mobilizuar bardheblutë për rezultat maksimal dhe për fitore ëhstë “mprehur” edhe trajneri Julian Ahmataj që doli dje para gazetarëve. “Është një ndeshje klasike e futbollit shqiptar. Vllaznia në ndeshjet jashtë është e fortë dhe ka marrë rezultate pozitive ndaj çdo kundërshtari. Ne nuk heqim dorë nga loja jonë. E dimë që Tirana do futet vetëm për fitore këtë ndeshje. Kjo nuk bazohet vetëm tek dëshira jonë, por edhe tek ajo që do shprehim në fushën e lojës. Ndikon shumë mungesa e tifozerisë, sepse është lojtari i 12-të i ekipit, që i jep adrenalinë skuadrës. Ne duhet të jemi të përgatitur, pasi e kemi marrë konfirmimin që do të luajmë pa tifozë”, theksoi Ahmataj. Më tej foli për mungesat e disa titullarëve që janë të dëmtuar. “Tirana rolet i ka të dubluara. Ka një miks mes atyre me eksperiencë dhe të rinjve, por mungesat janë evidente. Mendojmë se kemi rikuperuar Hasanin, i është bashkuar grupit. Muçi do i bashkohet ekipit nesër, në ditën e ndeshjes, sepse ka qenë me Kombëtaren U-19. Tirana ka shumë forca brenda skuadrës. Sa i përket kartonëve, kemi analizuar çdo gjë. Janë evidentuar të gjitha kartonët që do të merren për arsye sportive. Edhe kartonët sportivë duhet të jenë të minimizuar. Objektivi im është të fitoj çdo ndeshje dhe të shpallet Tirana kampione. Nuk di që ndonjëherë Tirana ka qenë thjesht prezente në kampionat, për një objektiv më të ulët”, nënvizoi më tej Ahmataj. Në fund ai foli për merkaton e ardhshme, duke thënë se ekipet kanë nevojë për lëvizje, paçka se Tirana ndihet për momentin e plotë. “Merkato në janar: Skuadra është e kompletuar në çdo repart. Sa i përket përforcimeve, të gjithë kanë nevojë. Edhe ekipet më të mëdha në botë. Edhe ekipe që janë të shkëputura në vendin e parë, kanë nevojë për përforcime. Këtë gjë e ka klubi në dorë. Unë jam i kënaqur me organikën që kam. Do punoj me lojtarët që të përmirësohemi sa më shumë”, përfundoi Ahmataj./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 19:55

Ish-kampion i Skënderbeut të Korçës në mundje, Artur Kreka ka ndërruar jetë ditën në moshën 58-vjeçare.

Postuar: 15/11/2019 - 18:02

Të dielën, më 17 nëntor, do të mbahet ceremonia e përurimit të stadiumit të ri Arena Kombëtare, k

Postuar: 15/11/2019 - 17:21

Franca dhe Turqia janë dy kombëtaret që kanë prerë tashmë biletën për në Euro 2020 nga grupi H ku

Postuar: 15/11/2019 - 15:37

“Air Albania Stadium” do të inagurohet të dielën kundër Francës.

Postuar: 15/11/2019 - 09:16

Stadiumi i ri Kombëtar duket se është gati për ndeshjen me Francën, pasi tashmë i është vendosur

Postuar: 15/11/2019 - 07:21

Vite më parë ai ishte një nga sulmuesit më të shpejtë e më të mirë në qarkullim.

Postuar: 15/11/2019 - 07:19

Në një rrëfim emocionues për “Corriere dello Sport”, gardiani kuqezi Tomas Strakosha