Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Partizani strategji për të mundur Skënderbeun, “demat” hapin dyert për tifozët

Postuar: 22/10/2019 - 07:31

Kampionati do të vijë me një valë ndeshjesh të ngjeshura në këtë periudhë, pasi do të luhen dy xhiro të tij në harkun e 4 ditëve. Kështu, java e 9-të e Kategorisë Superiore,q ë përkon me xhiron e fundit të fazës së parë, do të luhet në mesjavë, pra të mërkurën dhe të enjten, kurse java e 10-të e garës, që korrespondon me xhiron e parë të fazës së dytë, do të luhet të dielën dhe të hënën. E thënë ndryshe, klubet do të kenë një kalendar të ngjeshur këto ditë për të kuptuar rëndësinë e ndeshjeve, mundësitë për të marrë maksimumin dhe pse jo momentin për të shfrytëzuar mundësitë e tyre që të kapin maksimum pikësh për objektivat sezonale. Natyrisht, vëmendjen e marrin skuadrat e mëdha e pretendente, ku padyshim Partizani e Skënderbeu do të jenë në fokus, pasi do të përballen të enjten në sfidën e parë mes tyre për këtë edicion. Nuk do të jetë e lehtë për të dyja skuadrat, pasi luhet për dinjitet, ndërkohë që rivaliteti midis këtyre dy ekipeve gjatë viteve të fundit ka qenë maksimal. Por Partizani po projekton një strategji për dy ndeshjet e radhës, pasi pret në stadiumin “Selman Stërmasi” dy rivalë shumë të fortë dhe rivalë për titull. Kështu, krahas Skënderbeut që është i pari në radhës, në kuadër të javës së 10-të të kuqtë do të presin Kukësin, ndoshta rivalin kryesor e më të fortë në rrugëtimin e tyre drejt titullit. Pra për trajnerin Franko Lerda ky është një moment vendimtar, pasi dy fitore mund t’i japin Partizanit avantazhe të pakrahasueshme ndaj rivalëve dhe mund ta fusin në rrugën e duhur të mbrojtjes së titullit, ndërkohë që mungesa e rezultateve të duhura mund të vërë në presion pozicionin e teknikut italian në krye të “demave”. Ndërkohë, stafi teknik po merr masat për të qenë kompetitiv në këto dy takime, sidomos në aspektin tekniko-taktik, por edhe vetë klubi nuk ka qëndruar pas, duke hartuar një strategji për thithjen e një numri sa më të madh në shkallët e stadiumit, duke qenë se Partizani e ka kaluar dënimin. Kështu, referuar edhe analizës që bëjnë opinionistët e ndryshëm, Kategoria Superiore do të luajë këtë mesjavë javën e fundit të fazës së parë. Partizani do të luajë në kryeqytet ndaj Skënderbeut. Të kuqtë vijnë pas një suksesi të rëndësishëm në transfertë përballë Vllaznisë dhe janë në kuotë të barabartë pikësh me Tiranën, vetëm një pikë më pak se kryesuesit e Teutës. Pas nuk ngelen as korçarët, të cilët barazuan me Kukësin në shtëpi. Por, kampionët në fuqi do të kenë një armë më shumë ndaj bardhekuqve. Bëhet fjalë për tifozët të cilët rikthehen pranë skuadrës, pas dy javëve mungesë teksa u dënuan për ngjarjet e dhunës në derbin ndaj Tiranës. Kështu, lojtarët e kuq në fushë do të jenë edhe më të motivuar për të marrë maksimumin dhe për të vazhduar mbrojtjen e titullit. Këtë të martë dalin në shitje biletat për ndeshjes e mesjavës mes Partizanit dhe Skënderbeut. Klubi i kuq njofton se për këtë takim çmimet e biletave për sektorë të veçantë do te jenë si më poshtë: Biletat në Tribunat: A1, A2, B1, B2 do të kushtojnë 1 000 lekë (të reja). Biletat në tribunat C1, C2, D1, E, F, G1, G2, H1, H2 do të kushtojnë 300 lekë (të reja). Tifozeria e kuqe do të ketë në dispozicion sektorët: A1, A2, B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1, G2, ndërsa tifozeria mike sektorët H1 dhe H2. Tifozët do të mund t’i sigurojnë biletat nga dita e martë e në vazhdim, ora 10:00 deri 19:00, pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi”. Partizani do fitoren në duelin me Skënderbeun dhe kjo strategji me tifozët nuk është e rastësishme, pasi ky është një moment vendimtar për skuadrën dhe trajnerin Lerda. Sidoqoftë, Partizani po e pret me qetësi këtë ndeshje dhe ka si objektiv vetëm trepikëshin, duke qenë pas shumë vitesh favorit për fitore ndaj rivalëve korçarë.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 20:14

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një njoftim për të gjithë publikun sportiv, duke lajmëruar për emrin e ri të stadiumit kombëtar dhe ndarjen e tribunave.

Postuar: 15/11/2019 - 19:55

Ish-kampion i Skënderbeut të Korçës në mundje, Artur Kreka ka ndërruar jetë ditën në moshën 58-vj

Postuar: 15/11/2019 - 18:02

Të dielën, më 17 nëntor, do të mbahet ceremonia e përurimit të stadiumit të ri Arena Kombëtare, k

Postuar: 15/11/2019 - 17:21

Franca dhe Turqia janë dy kombëtaret që kanë prerë tashmë biletën për në Euro 2020 nga grupi H ku

Postuar: 15/11/2019 - 15:37

“Air Albania Stadium” do të inagurohet të dielën kundër Francës.

Postuar: 15/11/2019 - 09:16

Stadiumi i ri Kombëtar duket se është gati për ndeshjen me Francën, pasi tashmë i është vendosur

Postuar: 15/11/2019 - 07:21

Vite më parë ai ishte një nga sulmuesit më të shpejtë e më të mirë në qarkullim.