Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Partizani teston forcën në ditët sllovene, “demat” larg pritshmërive në rezultate

Postuar: 26/06/2019 - 07:20

Partizani fitoi titullin kampion këtë sezon, duke kthyer trofeun në gjirin e të kuqve pas 26 vjetësh pritje, por “demat” ende kanë dobësi për të luajtur me dinjitet dhe cilësi në Ligën e Kampioneve, prandaj klubi ka nisur të bëjë përpjekje për të afruar në treg lojtarë që bëjnë diferencën, sidomos në repartin sulmues, pasi Partizani nuk ka praktikisht një goleador që bën diferencë. Gjithsesi, lëvizja e parë e madhe mendohet të ketë ardhur nga pankina, me teknikun italian Franko Lerda që mori drejtimin e “demave të kuq” të kryeqytetit shqiptar për të mundësuar përgatitjen e një skuadre të motivuar me aspektet e shkollës taktike italiane, në mënyrë që të bëjë një performancë sa më cilësore në kompeticionet e UEFA-s, siç është Liga e Kampioneve. Por, kur data e përballjes së parë me Karabagun në kuadër të turit të parë paraeliminator të Champions League po afron, Partizani duket i papërgatitur për të qenë konkurrues në nivel të lartë. Shkak është përgatitja e mangët dhe problemet me grupin në apektin tekniko-taktik. Lerda po përpiqet të instalojë në skuadër konceptin e tij për lojën, ka bërë modifikime të modulit taktik dhe njëherësh po përpiqet të gjejë ekuilibrat e nevojshëm në lojë, në mënyrë që repartet të jenë harmonikë dhe elementët të gërshetohen në mënyrë të tillë që grupit t’i merret maksimumi. Por Partizanit i mungojnë rezultatet. Pritshmëritë duken të dobëta pasi Partizani nuk po fiton miqësoret në këtë fazë kalimtare, ose më saktë në këtë fazë përgatitore verore, në kuadër të përballjeve në Champions League. Megjithatë, trajneri Lerda insiston të bëhet më e mira, duke synuar të zhvillojë shumë duele miqësore për të matur forcën e vërtetë të skuadrës në ditët përgatitore sllovene. Ndërkohë, pas humbjes në miqësoren e parë me rezultatin 5-1 ndaj Sarajevos, Partizani do të luajë edhe ndeshjen e dytë miqësore në tokën sllovene. Këtë radhë, të kuqtë do të përballen me ekipin slloven të Murës që këtë sezon, e ka mbyllur kampionatin në vendin e katërt. Lerda do të ketë mundësi të provojë të tjera skema dhe futbollistë në miqësoren e dytë ku natyrisht, synohet edhe një paraqitje më dinjitoze se ajo e pak ditëve më parë. Klubi i kuq ende nuk ka njoftuar në lidhje me miqësoren, megjithatë ajo do të luhet ditën e nesërme. Orari në të cilin do të luhet ndeshja nuk është përcaktuar megjithatë, pritet të luhet pasdite. Sakaq, të kuqtë do të luajnë edhe ndeshje të tjera miqësore në tokën sllovene ndërkohë që Mura luan në Europa League nga turi i parë, ku e nis ndaj Makabi Haifas. Miqësoret do ta ndihmojnë Partizanin të ketë më shumë cilësi në performancë, do ta përgatisin si duhet grupin dhe do ta motivojnë atë, për trajnerin do të jetë diçka mjaft pozitive, por Partizanit i duhen me patjetër rezultatet. Ajo që vlen në duelet zyrtare në Ligën e Kampioneve dhe në çfarëdolloj aktiviteti zyrtar të UEËFA-s janë rezultatet dhe të kuqtë shqiptarë kanë nevojë për rezultat ndaj Karabagut që të shpresojnë kalimin e turit. Nuk do të jetë e lehtë, pasi skuadra azere ka cilësi, kualitet krahasues në nivel europian dhe ka eksperiencë në aktivitete të tilla pasi vitet e fundit ka mundur të luajë në fazën e grupeve të Champions dhe Europa League. Me këtë skuadër ka luajtur për shumë sezone edhe mbrojtësi i përfaqësueses tonë, Ansi Agolli, i cili tani luan në kampionatin amerikan të futbollit, një lëvizje që bëhet në “perëndim” të karrierës së tij futbollistike, nga ku edhe mund të tërhiqet pas një ose dy vitesh, sepse po i afrohet tashmë të 40-ve. Karabagu është një kundërshtar shumë i vështirë, por Partizani dhe trajneri Lerda besojnë se deri në momentin përballjes skuadra e kuqe do të përmirësohet ndjeshëm në lojë dhe do t’ia dalë të marrë rezultatet e duhura. Edhe pse duket e pamundur, në kampion e kuq besojnë madje se edhe mund të kualifikohen përballë azerëve. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2019 - 21:12

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij prej 3 vitesh Georgina Rodriguez mund të jenë martuar në fshehtësi në Marok, menjëherë pas ceremonisë “EMA” të MTV në Sevilje pak javë më parë.

Postuar: 20/11/2019 - 19:59

Derbi i Milanos në merkato për të marrë shërbimet e Granit Xhakës.Futbollisti me origjinë shqipta

Postuar: 20/11/2019 - 12:31

“Mirupafshim Edi Reja’, ky titull i të përditshmes italiane “La Gazzetta dello

Postuar: 20/11/2019 - 10:07

Ekipi i Premier League i ka befasuar të gjithë mbrëmjen e djeshme kur shkarkoi trajnerin Mauricio

Postuar: 20/11/2019 - 07:22

Ata të dy kanë hyrë në historinë e futbollit tashmë, por kanë një luftë të ashpër me njëri-tjetri

Postuar: 20/11/2019 - 07:21

Ndërsa eliminatoret u mbyllën dhe Shqipëria nuk ia doli të realizojë objektivin e saj për t&rsquo