BREAKING NEWS

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja cilit koalicion do t’i bashkohet për zgjedhjet e 25 prillit

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja
x

Sport

Partizani teston sezonin në Krujë, fati i Skënderbeut kalon nga Teuta

Partizani teston sezonin në Krujë, fati i Skënderbeut kalon nga

Partizani është rikthyer plotësisht në garën për titull pas fitoreve të fundit dhe ngecjes së Vllaznisë në përballjen me Laçin. Të kuqtë janë tani vetëm 6 pikë larg shkodranëve dhe duke patur parasysh formulën e garës dhe duelet e shumta direkte mes pretendentëve për titull. Të kuqtë këtë herë do të kenë një duel të vështirë përballë Kastriotit, një duel që cilësohet vendimtar për objektivat e trajnerit Daja, pasi krutanët kanë treguar në këtë edicion se janë një kockë e fortë dhe i kanë vënë në vështirësi të gjithë rivalët dhe pretendentët për trofe. Një fitore ndaj krutanëve do ta rriste besimin e Partizanit në këtë rrugëtim të vështirë e rivalizus drejt titullit, por një disfatë mund të rikthente epërsinë e Vllaznisë në klasifikim, e cila në kuadër të xhiuros së 19-të ka një calendar relativisht më të lehtë, pasi përballet me Apoloninë.

Mungesat

Sfida e radhës vjen shpejt për “demat”, por a do të mundë Partizani i trajnerit Ilir Daja të dalë me sukses? Kjo varet nga forma që disponojnë të kuqtë dhe nga taktikat që do të ndjekë trajneri për këtë sfidë. Në fakt, Partizani në Ballsh kishte mungesa të rëndësishme, në mbrojtje dhe mesfushë e sulm, ndonëse u rikthye Murataj. Pa Enea Bitrin si dhe Jasir Asanin, duket se të kuqtë e patën të vështirë për të marrë 3 pikët dhe kjo u pa edhe gjatë ndeshjes. Por, duket se në ndeshjen e radhës me skuadrën e Kastriotit, skuadra e Partizanit do të ketë mungesa dhe bëhet fjalë për Rron Brojën, që plotësoi numrin e kartonëve në Ballsh. Ndërsa në këtë sfidë është më në formë Ferhan Asani, “Buba”, si dhe Donald Mellugja që janë përshtatur me të kuqtë dhe janë dy lojtarë potent për Dajën për sfidën e radhës

Skënderbeu rrezikon rënien, mbijetesa kalon nga Teuta

Skënderbeu dominoi skenën e futbollit shqiptar për gati një dekadë, ku fitoi shumë tituj kampionë dhe arriti dy herë të kapë fazën e grupeve të Ligës së Europës, duke bërë atë që asnjë skuadër tjetër shqiptare më parë nuk e kishte bërë. Por pas sukseseve të rëndësishme erdhën edhe penalizimet e rënda nga UEFA, e cila e ka përjashtuar klubin korçar për 10 vjet nga kompeticionet e saj si dhe me një gjobë të rëndë 1 mln euro. Për pasojë klubi ka humbur shkëlqimin e tij dhe situata nuk është aspak e mirë. Skënderbeu këtë sezon rrezikon rënien nga kategoria. Ka vetëm 12 pikë dhe ndan vendin e fundit m Bylisin. Dueli i radhës në kuadër të xhiros së 19-të të Superiores përballë Teutës është një mundësi e madhe për të lënë pas krizën, por njëherësh dhe një sfidë e vështirë që mund ta zhysë dhe më keq ekipin e Skënderbeut.

Orges Shehi merr besimin e Halilit tek Tirana

Trajneri Orges Shehi ka pasur start të mirë me Tiranën. Në një intervistë të dhënë për “Sport Neës Plus” ai është ndalur te ecuria e skuadrës 25 herë kampione, por edhe marrëdhëniet me drejtuesit dhe klubin bardheblu. “Ndoshta edhe fati ka qenë me mua, që kam startuar karrierën time, me skuadra që kanë objektiva madhorë. Nuk e kam problem aspak presionin, pasi jam mësuar me këtë. Vitet dhe eksperienca, bëjnë që ta shikosh ndeshjen më ndryshe”, u shpreh ai. Shehi ka qenë më parë edhe pranë stolit të skuadrës së Partizanit. “Për profesionin që ne bëjmë, gjithçka është e mundur. Nuk e shikoj ndonjë ndryshim të madh, se ku je dhe çfarë do bësh më pas. Nuk e shikoj si problem këtë. Unë kam dy javë te Tirana dhe kam punuar i qetë, në kushte shumë të mira. Tirana është një klub i madh. Besoj se edhe në vazhdim kështu do të jetë. Do jem i qetë dhe do tregoj vlerat e mia. Kemi pasur komunikim me presidentin Halili edhe për shëndetin e tij, por edhe për situatën e skuadrës. Më ka thënë të bëj maksimumin në mënyrë që t’i marrim maksimumin skuadrës. Fatmirësisht situata është e mirë. Na duheshin këto dy fitore. Kam një grup lojtarësh me mentalitet kampioni. Besoj se do bëjmë mirë. Jo vetëm unë, por të gjithë e dinë se në Superiore nuk ka ndeshje të lehta. Çdo kundërshtar do vlerësim dhe është i vështirë. Të gjithë kanë objektiva. Do bëjmë maksimumin për të marrë më të mirën. Skuadrën e kemi me entuziazëm. Çdo skuadër ka objektivat e veta. Objektivi jonë është gjithmonë ndeshja e radhës”, theksoi më tej trajneri i Tiranës, Orges Shehi.