BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Sport

Partizani-Tirana të enjten, titulli i këtij sezoni kalon nga derbi i kryeqytetit

Partizani-Tirana të enjten, titulli i këtij sezoni kalon nga derbi i

Java e 33-të e Kategorisë Superiore do të zhvillohet në mesjavë, pikërisht të enjten dhe do të jetë një nga më të rëndësishmet për fatet e titullit këtë edicion. Ka përplaske direkte, ka dhe ndeshje që kanë domethënie të madhe për krejt edicionin. Natyrisht, vëmendjen e marrin kryesuesit e renditjes, ku shpresohet që të ndodhë diferenca, paçka se ngjeshja në klasifikim nuk pritet t’i vërë “kapakun” sezonit aktual, sepse diferenca me pikë ndërmjet rivalëve është shumë e vogël. Janë 5 skuadra në garë, por duket se titullit do të ndahet mes Teutës, Partizanit dhe me shumë gjasë edhe Laçit nëse fiton duelin e radhës. Laçi pret Skënderbeun, në një ndeshje ku të dyja skuadrave u nevojiten pikët. Për këtë arsye do të jetë një ndeshje ku nuk ka tolerime dhe për korçarët luhet për jetë a vdekje, sepse duan mbijetesën, ndërsa kurbinasve u duhet fitorja për të qenë në garë për titull deri në fund. Edhe në Ballsh luhet për jetë a vdekje, pasi Bylisi pret Vllazninë, skuadra me objektiv të kundërt, ku vendasit duan mbijetesën e shkodranët të qëndrojnë për titull. E njëjta situatë vlen me Teutën, e cila do të luajë në Krujë ndaj Kastriotit. Krutanëve u duhen pikët sepse rrezikojnë rënien, kurse durrsakëve fitorja për të mbajtur kreun. Kjo është një nga përballjet më të vështira e më domethënëse të kësaj jave. Edhe dueli mes Apolonisë dhe Kukësit luhet për prestigj, prandaj s’ka tolerime. Por më shumë se çdo ndeshje tjetër, vëmendjen duket se e ka marrë derbi Partizani-Tirana, një superndeshje që do të jetë përcaktuese për të dyja skuadrat në rrugëtimin e këtij edicioni. Një fitore e Tiranës i fut bardheblutë automatikisht në garën për titull, në të kundërt, një fitore e Partizanit bën që “demat e kuq” të vënë një dorë tek titulli kampion.

Situata

Në derbi nuk ka favoritë. Në ndeshje të tilla nuk ka rëndësi pozicioni i skuadrave, kualiteti dhe gjendja momentale. Derbet janë automatikisht motivues dhe në këtë drejtim nuk bën përjashtim dueli kryeqytetas midis dy emrave të mëdhenj të futbollit tonë. Madje ky derbi i fundit për këtë sezon, i katërti në radhë për edicionin aktual, është vendimtar dhe me aromë titulli. Partizani-Tirana zakonisht mbart mbi vete ngarkesën emocionale, nostalgjinë e një historie të largët dhe të afërt, por derbi i kësaj të enjteje, është nga ata të veçantët, të aftë të mbajnë me frymën pezull falë intrigës që ofron jo për të shkuarën por për të ardhmen, historinë që do të shkruhet. Ky është një derbi që mund ta shkruajë historinë. Përballja e fundit sezonale, me Partizanin në “pole position” në radhë të parë bashkë me Teutën për titullin, dhe Tiranën që në këtë kthesë të fundit të pistës ndan mendjen nëse ka shanse të luftojë për titullin apo jo. Klasifikimi? i rëndësishëm për objektivat, por jo për derbin, në gjithë këto vite kaq na e ka mësuar, ashtu si dhe faktin se derbi ndryshon sezone, por ky i kësaj të enjteje në fakt është më tepër bën sezonin, duke amplifikuar dhe atë që e karakterizon, krenarinë , prestigjin e madje dhe rivalitetin. Tirana kampione në fuqi, këtë sezon nuk ka fituar asnjë derbi ndaj Partizanit, ka barazuar të parin dhe humbur dy të fundit, por me një sukses këtu, rikthehet në korsinë e titullit dhe për kënaqësinë e madhe, ul ndjeshëm kuotat e rivalëve të mëdhenj për ta fituar, ai që është tifoz i Tiranës apo Partizanit, e di që gjithmonë kjo është një kënaqësi më vete. Në kampin e kuq vijnë me më tepër vetëbesim, por gjithmonë racional, siç dikton karakteri i Ilir Dajës, apo së fundmi edhe ai barazim në Korçë ndaj Skënderbeut, këtë herë duhet ta fitojnë me çdo kusht. Skuadra cilësore dhe me pikat e tyre të forta dhe të dobëta, e megjithatë kjo nuk është një ndeshje e zakonshme, më shumë se sa me këmbë, luhet me kokë e mbi të gjitha me shpirt, për veten, për tifozët, ata thonë gjithmonë të mundim rivalët e përjetshëm vlen sa një titull, por këtë herë ky derbi ndoshta vlen vërtet, në kuptimin e fjalës titullin, trofeu i madh, kalon nga derbi.