BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Sport

Partizani vijon i pathyeshëm, merr një pikë në Durrës përballë Teutës

Partizani vijon i pathyeshëm, merr një pikë në Durrës

Partizani me trajner Arbër Abilaliajn nuk e njeh humbjen. Dje nuk fitoi, por sërish nuk humbi. Luajti në Durrës përballë Teutës, ashtu siç ishte planifikuar me marrëveshje mes dy skuadrave pasi ky takim i takonte javës së parë të kampionatit që ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të skuadrës së kuqe në Champions dhe në Conference League. Një pikë mori dje në Durrës, por e mban në pozita komode në renditje, pasi të kuqtë ndodhen në vend të dytë por të shkëputur nga Tirana e vendit të tretë. Në fakt, Partizani regjistroi barazimin e katërt radhazi në kampionat, këtë herë duke u ndalur në shifrat 1-1 në “Niko Dovana” ndaj Teutës.

Loja dhe golat

Durrsakët e drejtuar nga trajneri Edi Martini arritën të shënonin të parët në minutën e 24-t me anë të Ergys Peposhit, i cili me një diagonale të bukur nga brenda zone gjeti rrjetën dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh. Në pjesën e dytë, Partizani nisi të reagojë, por iu desh të priste deri në minutën e 75-të për të realizuar golin e barazimit. Ashtu si në derbi, ishte Albers Keko “heroi” i të kuqve, i cili shfrytëzoi maksimalisht këtë herë një top të shërbyer nga Hadroj për të barazuar shifrat. Teuta ishte më kërkuese në vijim, por nuk arriti dot që të realizonte golin e fitores. Pas këtij takimi, Partizani mbetet pas Egnatias kryesuese, tani në kuotën e 30 pikëve, tre më pak se rrogozhinasit. Trajneri Arbër Abilaliaj vijon të ruajë serinë e pathyeshmërisë nën drejtimin e të kuqve, teksa kjo ishte ndeshja e nëntë si timonier i Partizanit. Ndërkohë që shkon në shtatë numri i takimeve pa fitore për Teutën.

Abilaliaj e sheh barazimin si humbje

Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj, e konsideroi barazimin e djeshëm njëlloj si humbje, duke dhënë kritika të forta për lojën e skuadrës së tij dhe sidomos në rastin e pësimit të golit. “Nuk besoj se ka lidhje ngarkesa në derbi, e kemi humbur stabilitetin në qendër dhe kjo na sjell pasiguri për të gjithë ekipin. Jemi të detyruar të marrim 3 pikët në çdo ndeshje, disa lojtarë futen në situatë pasigurie dhe kjo nuk i shkon për shtat këtyre lojtarëve. Mendoj që kemi ndryshuar diçka në pjesën e dytë, po të kishim shënuar me rastet e Kekos dhe Carës, por kthehemi tek sëmundja e vjetër që shpërdorojmë për të shënuar. Terreni nuk të jepte mundësinë ishim futur në lojë për fitore dhe s’ia dolëm, kështu mendoj se kemi dështuar në një farë mënyre”, theksoi ai.

Martini: Meritonim ta fitonim këtë ndeshje, s’ia dolëm

Edhe trajneri i Teutës, Edi Martini, ka mbetur i pakënaqur me barazimin. Ai tha se skuadra e tij në këtë duel kishte bërë më të mirën dhe e meritonte ta fitonte. “E nismë mirë takimin dhe e gjetëm golin. Djemtë luajtën, mund të bënim edhe golin e dytë. Më pas vjen pjesa e dytë, ku duhet të ishim më të qetë, por humbëm raste, presion sa vjen e shtohet. Ajo që duhet të marrim tri pikë është në kokën e gjithsecilit te ne. Normal që edhe presioni psikologjik është, pasi kemi disa ndeshje pa fitore. Mendoj se meritonim ta fitonim këtë takim. Presioni psikologjik bën që të kthehemi të mbrojmë rezultatin dhe kështu lëshuam terren. Nuk e meritonim këtë barazim”, tha Martini.

Renditja

Nr.Ekipi         pikë

1.Egnatia         33

2.Partizani       30

3.Tirana           22

4.Skënderbeu 21

5.Dinamo City 19

6.Vllaznia        17

7.Kukësi          16

8.Laçi              16

9.Erzeni           16

10. Teuta         14