Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Partizani zgjedh një italian në krye të stolit, Franko Lerda pritet të zyrtarizohet në krye të “demave”

Postuar: 14/06/2019 - 07:26

Partizani po projekt blerje të forta në treg për t’u përgatitur si duhet për duelet zyrtare paraeliminatore të Ligës së Kampioneve, që do të nisin në muajin korrik. “demat” e kanë të qartë objektivin e tyre, ku lakmohet kalimi në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, ose më e pakta në fazën e grupeve të Ligës së Europës. por dëshira me realitetin për momentin duken larg njëra-tjetrës, pasi Partizani është ende “në ajër”, nuk ka as trajner, e as lojtarë të nivelit të lartë që bëjnë diferencën dhe e vetmja gjë pozitive mund të llogaritet dëshira e drejtuesve për të bërë goditje të forta në treg që do të sjellin lojtarë që bëjnë diferencën. Ndërkohë, problemi më i madh për Partizanin në këtë moment duket të jetë pankina, pasi me largimin e teknikut Skënder Gega vendi është bosh dhe ende nuk ka një trajner zyrtar. Lakohen shumë emra, qofshin ata shqiptarë apo të huaj, por zyrtarisht mungon tekniku i kuq i Partizanit. Ndërkohë, një lajm surprizues është publikuar në mediat italiane, ku gazetarë profesionistë e të njohur në gazetarinë sportive italiane shkruajnë për arritjen e një marrëveshjeje midis presidentit Gaz Demi dhe teknikut Franko Lerda, por kjo mbetet të verifikohet ditën e sotme. Në fakt, në fillim u fol për Ilir Dajën, Zdenek Zeman dhe Adolfo Sormanin madje u tha se ky i fundit ishte shumë pranë rikthimit te Partizanit, por drejtuesit e klubit të kuq i kanë surprizuar të gjithë me një emër të panjohur nga publiku por që ka drejtuar shumë skuadra në Itali. Sipas gazetarit të mirënjohur italian Alfredo Pedulla do të jetë Franco Lerda trajneri i ri i të kuqve madje tekniku 51-vjeçar ka mbërritur në Tiranë për të hedhur firmën në kontratë dhe do të zyrtarizohet në orët e ardhshme. Ashtu siç edhe pritej Olsi Rama ka zgjedhur një italian për stolin e Partizanit. Megjithatë emërimi i Lerdës gjithmonë nëse firmos mund të konsiderohet një bast për Partizanin pasi bëhet fjalë për një trajner që në 4 vitet e fundit ka patur vetëm 2 eksperienca të shkurtra te Vicenza dhe gjatë gjithë karrierës së tij ka drejtuar kryesisht klube të Serie B dhe Serie C. Lerda i cili në karrierën e tij si futbollist ka luajtur me skuadra si Torino, Breshia e Napoli, në pjesën më të madhe të skuadrave që ka drejtuar është shkarkuar nga puna, madje Torino dhe Leçe e kanë shkarkuar nga 2 herë, një ogur jo shumë mirë ky për Partizanin. Të Kuqtë mund të konsiderohen si një hap i madh në karrierën e Lerdas duke patur parasysh që do të drejtojë një skuadër që merr pjesë në kualifikueset e Champions League. Te Partizani nuk mund të prisnin më dhe për pasuesin e Skënder Gegës, të gjitha rrugët të çojnë te Franko Lerda. Nëse zyrtarizohet Lerda do të jetë trajneri i 4-t italian i Partizanit në këto vitet e fundit pas Agostinelit, Sormanit dhe Iulianos. Franko Lerda cilësohet si trajner i Partizanit nga gazetarët italianë, por të gjithë e dinë që vendimmarrja tek të kuqtë është e vështirë. Kështu ka ndodhur gjithmonë, por kjo u bë më evidente sidomos pas zhgënjimit që “demat” patën me Luçiano Moxhin dhe të besuarit e tij. Edhe pse Partizani bëri blerje të forta, dukej qartë se Moxhi dhe stafi italian e zhgënjyen Demin, sepse Partizani një vit më parë nuk fitoi asgjë, duke dështuar. Me Skënder Gegën trajner dhe me Olsi Ramën si drejtor sportiv mori shumë më tepër dhe të kuqtë tani kanë rritur pretendimet e tyre. Por është fakt që Demi është i lidhur fort me italianët dhe beson se ata mund ta ringrenë Partizanin në një nivel shumë më të lartë. Shkolla teknike italiane është e fortë në futboll dhe i përshtatet sistemit shqiptar të lojës së futbollit, prandaj dhe Demi po kërkon një teknik italian në krye të “demave”. Gjasat janë që Lerda të pranojë dhe së shpejti të zyrtarizohet si trajner i të kuqve, për të përgatitur skuadrën e Partizanit për në UEFA Champions League. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 23:46

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë më një sqarim zyrtar për incidentin me para dhe tetraplegjik në ndeshjen e ditës së djeshme në stadiumin e ri ‘Air Albania’.

Postuar: 18/11/2019 - 23:23

Gazetari sportiv, Dritan Shakohoxha u shpreh për Pressing në T7 se Kosovën nuk e pengon asgjë që

Postuar: 18/11/2019 - 17:25

Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Top Talk” ish-trajneri i kombëtares, Astrit Hafiz

Postuar: 18/11/2019 - 09:04

Tribuna VIP në ndeshjen Shqipëri-Francë, ishte e mbushur me personazhe të sportit, medias, politi

Postuar: 18/11/2019 - 07:31

Ndeshja e mbrëmshme mes Shqipërisë dhe Francës ishte një zhgënjim për tifozët kuq e zi, pasi humb

Postuar: 18/11/2019 - 07:09

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, foli për “Rtsh” pas humbjes në ndeshjen me Francën

Postuar: 17/11/2019 - 23:25

Sot në “Air Albania Stadium” u luajt ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, e vlefshme p